VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
Pedofilia në Shqipëri, reagojnë të rinjtë shqiptarë në SHBA TË GJITHË KUNDËR PEDOFILISË! PEDOFILIA ËSHTË KRIM! E Djelë, 03.24.2013, 07:39am (GMT1)
Sipas reagimeve dhe debateve të shumta pavarësisht nivelit ndonjëher të
tejkalur deri në tepër vulgar, thuhet se shoqëria shqiptare nuk duhet të
qëndrojë më indiferente për çështje kaq të rëndësishme, por duhet të ngrejë
zërin e saj në mbështetje të viktimave të dhunës, qofshin këto gra apo fëmijë.
Mbasi si shprehen ata që diskutojnë nga Shtetet e Bashkuara, këtu në SHBA,
megjithëse ka një sistem drejtësie dhe ligjorë për mbrojtjen e fëmijëve, që nuk
e ka asnjë vend në botë, mirëpo në SHBA, ndoshta është numëri më i madh i
pedofilve dhe rasteve që kan të bëjnë me pedofilinë.Pra nuk janë ligjet faktor
që mund t'a ndalojnë këtë fenomen sado të forta ose të dobta të jenë ato. Veçse në SHBA, asnjëherë nuk përzihet politika, dhe media këtu ka qëndrim mjaft etik me rastet e ndodhura, dhe nuk bën asnjëherë siç po bën shtypi shqiptar, duke thyer çdo normë dhe etike gazetareske, sidoms kodin moral të shqiptarëve.
Kështu, që, ngjarja e ndodhur ditët e fundit kur pedofili Ardian Prrenjasi. 45
vjeçari që tronditi gjithë opinionin publik pas rrëfimit shokues se përveç
rrëmbimit të një 10-vjeçari në Laprakë, i cili fatmirësisht u gjet në kohë,
kishte rrëmbyer dhe vrarë 11-vjeçarin Julian Çela, i cili rezultonte i zhdukur
për familjarët prej datës 30 nëntor 2012, është kthyer në shqetësim gjithë
shqiptarë. Mirëpo, ky akt bëhet më shqetësuese, kur vërehet qëndrimi thuajse i papërgjegjshëm e disa mediave shqiptare, dhe sidomos debatet që frymojnë në rrejtet sociale të internetit, ku më shumë i mëshohet anës politike të këtij problemi se sa asaj sociale, që ka prekur shoqërinë shqiptare. Madje edhe etika gazetareske, duket se i ka kaluar çdo kufijë të lirisë së shprehurit.
Dhe, kështu duket se incidentet me këtë shkrim kanë përfshirë edhe një gazetare
të gazetës Shqiptarja.com: Elona Elezi, e cila ishte deri dje pjesë e kësaj
redaksie. Thuhet se ishte, shkruan shytpi shqiptar, pasi Elezi ka reaguar
publikisht duke sqaruar se jo vetëm nuk është autore e atij shkrimi, por ka
dhënë dhe dorëheqjen nga media ku punon nga fakti se u përfshi në një situatë
me të cilën nuk kishte lidhje.
Në SHBA, një zyrtar i lart i Insitutit Globe në New York, Adrian Tahiri (Lecture and Institution Research Globe Institute of Technology) , thotë se ky
problem duhet marrë krejt ndryshe.
"Lajmi tronditës,, shpjegon Tahiri, "vrasësi dhe pedofili"
Ardian Prenjasi, paditet nga prindërit e një fëmije të cilin ai e kishte
mbajtur peng dhe dëshmon të këtë vrarë një fëmijë 10 vjeçar. Sigurisht, që të
dyja versionet e mundshme, ai më i keqi i kryerjes se krimit makabër apo edhe
ai me minimalist i fanatazimit të një krimi të tillë ende në mungesë të
provave, shpien drejt të njejtës pistë, që Ardian Perenjasi mund të jetë njeri me
probeme të rënda mendore. E gjithë kjo ndodhi ka sjellë një reagim të
jashtëzakonshëm mediatik dhe social, në një garë për të përcjellë sa më shumë
detaje rreth dëshmive të dhëna nga autori mbi skenën e krimit, duke ngarkuar më
tepër emocionalisht familjarët e 10 vjeçarit, por edhe mbarë opinion publik.
Megjithatë, i gjithë ky reagim mbetet post factum, shprehet Tahiri. Sipas tij, të fokusosh problemin tek "monstra" është miopi. E parë nga një këndvështrim më të gjerë, social, fenomeni mbetet shqetesues.. Në këtë rast "monstra" paraqet vetëm një mostër të dukurisë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje, aktualisht është hapur një debat i gjerë për vendosjen e ligjeve të rrepta apo kthimit të dënimit me vdekje, por realisht a është kjo zgjidhja e problemit? A shërbejnë këto ligje të parandalojnë kryerjen e krimeve kaq të rënda nga njerëz me probleme serioze mendore, të cilët kanë humbur kontrollin e vetvetes? Më tej ai sqaron se :"Në një rast normal kur njeriu është zot i vetvetes, ashpërsimi i ligjeve mund të kishte efekte pozitive në minimalizimin e akteve kriminale sepse individi do ndeshej me vuajtjen e dënimit për veprën e kryer. Rasti tjetër është kur "monstra" e ndodhur në trupin e njeriut është më e fortë se vet njeriu dhe për pasojë vet njeriu bëhet peng i "monstrës" se vet dhe nuk e ka arsyen dhe kontrollin mbi veprimet që kryen. Në këtë rast lufta më e mirë ndaj fenomenit do të ishte kurimi i tij. Duke e identifikuar problemin, menaxhimi i tij bëhet më i lehte," mendon Adrian Tahiri (Lecture and Institution Research Globe Institute of Technology).
Artistja shqiptare, që po arrinë suksese në New York, mendon se rasti i fundit
i pedofilisë që tronditi familjet shqipetare, na ka bashkuar të gjithëve, pa
dallim krahinash, besimesh e traditash apo dhe bindje politike sipas partive. "Krimi ndaj femijës, thotë Luma, është krimi më i madh që në këtë botë s'duhet të ketë falje. Në këtë rast nuk u vra vetëm ky engjëll i vogël, por mund të kishte qenë vëllai, shoku ynë i ngushtë, kushëriri apo edhe djali ynë. Një bankë shkolle mbeti bosh, nuk degjohen më zëra të gëzuar fëmijësh që luajnë të qetë pa kokëçarje. Tani, është prekur ëndrra e shumë fëmijëve për të pasur një fëmijëri normale pa pasur frikën të shkojnë në shkollë apo dalin në lagje nga frika e "përbindëshave" të tjerë. Një monstër të tillë, duhet ta denojë vetë shoqeria, ligji dhe feja. Mbasi, ne Shqipëtarët atdhetarizmin e kemi të parin gjithashtu dhe partitë tona, por këtë problem që është bërë si ajo shprehja e " Luanit në kafaz", që gjithkush e sheh por ka frikë të flasë, nuk i bën përshtypje ose thotë "le të flasë dikush tjetër i pari kush do e adresojë"? Artsitja shkodrane në Amerikë, shprehet "Njerëzit, ngadonjëherë nuk e dinë impaktin e madh që ka fjala. Ka ardhur koha të ndërgjegjësohemi, bënë apel ajo duke shtuar se i ri dhe i vjetër duhet të ndërgjegjësohet, sepse duhet të bëjmë të pamundurën që fëmijët e tjerë të mos kenë fatin e mjerë, të ngjarjes që ndodhi , Pra, ti themi Jo! pedofileve në Shqipëri dhe po denimit maksimal për to!" shprehet Top - Modelja e njohur shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lola Luma, duke folur për rastin e pedofilisë në ngjarjen e ndodhur në Shqipëri.
Pothuajse i të njëjtit mendim me Top-Modelen shqiptare Lola Luma, duket se
qëndron edhe presidenti i organizatës Rrënjët Shqiptare, një aktivist i njohur
politik në partinë Republikane amerikane, zoti Marko Kepi. Kepi, shprehet se Pedofilia është një veprim që përfshin një interes abnormale në fëmijët. Ajo sipas ekspertëve amerikan, thotë ai është një çrregullim që karakterizohet nga fantazitë seksuale të përsëritura e intensive.Pedofilia, sipas tij është përcaktuar nga specialistët të shëndetit mendor si një çrregullim mendor, që sistemi amerikan ligjor e përcakton që vepron në një thirrje pedophili si një akt kriminal.
"Tragjedija që ndodhi në Shqipëri, këto ditë na ka shokuar të gjithëve,
edhe në të rinjëve shqiptarë në Amerikë, thotë Kepi, duke shtuar se persona të
tillë nuk duhet të jenë në mesin e shoqërisë tonë! Ky person duhet të dënohet,
se ka kryer një krim, mbasi torturoi dhe i mori jetën një fëmijë të pa fajshëm,
dhe shkaterroj zemrën e një familje, por gjithashtu edhe familjen e tij, që e
ka dënuar veprimin e tij. Dënimi maksimal duhet të vendoset të paktën për
persona të tillë, sepse ndoshta do të ken frikë, më pas sipas mendimit tim,
shprehet Kepi, edhe të tjerë që më pas kan në "mendje" një akt të
këtillë". Marko Kepi, konkludon se duhet ti dalim përpara një të keqeje para se ajo të ndodhi mbasi do të jetë tepër vonë kur të "iki jeta edhe ndonjë fëmijë tjetër"!? BEQIR SINA
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |