VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RTK - DOKUMENTI I BRUKSELIT PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE

E Djelë, 03.24.2013, 07:52am (GMT1)




Beograd - Gjatë raundit të shtatë të bisedimeve ndërmjet Beogradit e Prishtinës, BE ka ofruar një dokument kornizë për Bashkësinë e komunave serbe për të cilin Qeveria e Serbisë ka thënë se është i "papranueshëm", për çka edhe arritja e marrëveshjet ndërmjet kryeministrave Daçiq e Thaçi është shtyrë më 2 prill dhe atë më kërkesë të kryeministrit serb i cili pas konsultimeve me zëvendësin e tij Aleksandar Vuçiq kanë vlerësuar se "mospranimi i këtij dokumenti do të ishte pretekst që të fajësohet Serbia". Gazeta serbe "Politika" e sjell si ekskluzive tekstin e këtij dokumenti  prej disa pikash, te cilin e transmeton RTK:

Për komunat me popullatë shumicë serbe në do të themelohet Asociacioni (bashkësia) e komunave.

Ato do të përfshijnë komunat me shumicë serbe në Kosovë. Asociacioni (bashkësia) do të jetë i hapur për cilëndo komunë tjetër e cila do të dëshironte për t'iu bashkuar.
Komuna mund të vendos ta braktis asociacionin (bashkësinë) në cilindo moment.

Struktura e asociacionit (bashkësisë) dhe anëtarësia e trupave të tij do të formohen sipas modalitetit të njëjtë, sikurse janë ato nga Statuti ekzistues i asociacionit të komunave të Kosovës. Asociacioni (bashkësia) do të ketë statutin e vet dhe do të regjistrohet sipas procedurave të njëjta.



Në harmoni me Kartën evropiane mbi vetëqeverisjen lokale dhe ligjet e Kosovës, Asociacioni (bashkësia) do të ketë autorizime për të ushtruar punët me interes të përbashkët që bëjnë pjesë në kompetencat e cekura më poshtë të komunave.



Ato autorizime janë sa vijon:

a) zhvillimi ekonomik lokal

b) planifikimi urbanistik e rural

c) përdorimi dhe destinomi i tokës

d) zbatimi i normave mbi ndërtimin dhe standardin e kontrollit të ndërtimit

e) mbrojtja e ambientit të njeriut në nivel lokal

f) sigurimi dhe mirëmbajtja e shërbimeve dhe serviseve publike, përfshirë furnizimin me ujë, kanalizimin, trajtimin e mbeturinave, rrugët lokale, trafikun lokal dhe sistemin lokal të ngrohjes

g) përgjigje në situatat e jashtëzakonshme në nivel lokal

h) sigurimin e arsimimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, punësimin, pagimin dhe stërvitjen e arsimtarëve dhe të drejtuesve

i) avancimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut

j) sigurimin dhe zbatimin publik të mbrojtjes shëndetësore

k) sigurimin e shërbimeve familjare e tjera të shërbimit social sikurse janë: kujdesi për të paaftët, mbikëqyrësit, kujdesi ndaj fëmijëve, kujdesi ndaj të moshuarve përfshirë regjistrimin dhe dhënien e lejeve për këto qendra të kujdesit, punësimin, pagimin e rrogave dhe stërvitjen e e punëtorëve në fushën e mbrojtjes sociale

l) banimin social

m) shëndetin publik

n) dhënien e lejeve për shërbimet dhe institucionet lokale, përfshirë ato që kanë të bëjnë me argëtimin, aktivitetet kulturore e të lira, ushqimin, strehimin, tregjet, shitjen në rrugë, trafikun lokal publik dhe shërbimet e taksisë

o) dhënien e emrave rrugëve, xhadeve dhe vendeve tjera publike

p) rregullimin e parqeve dhe të hapësirës publike

q) turizmin

r) aktivitete kulturore e të lira

s) çfarëdo qoftë që eksplicit është përjashtuar nga kompetencat e tyre ose u është ndarë ndonjë pushteti tjetër



Kompetencat tjera mund t'i ndahen asociacionit (bashkësisë) nga ana e pushtetit qendror:



a) të dhënat kadastrale

b) librat e amzës

c) listat zgjedhore

d) regjistri i lejeve të vozitjes dhe të regjistrimit

e) ndarja e ndihmës sociale (duke mos llogaritur pensionet)

f) mbrojtja e pyjeve në territorin komunës



Asociacioni (bashkësia) themelohen në afatin e pacaktuar kohor. Mund të shpërndahet vetëm me vendimin e trupave të tij kompetentë dhe në harmoni me procedurat e parashikuara me statut.

Zgjedhjet komunale do të organizohen në katër komunat në veri të Kosovës në vitin 2013, me ndihmën e OSBE, në përputhje me ligjet e Kosovës.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.