E Martë, 04.23.2024, 08:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI

E Hënë, 03.25.2013, 10:14am (GMT+1)




SHKUP - Kandidati shqiptar për Kërçovën Fatmir Dehari ka fituar komunën e Kërçovës, përballë kandidatit të partive maqedonase. Sipas rezultateve të para  kandidati shqiptar i BDI-së, Fatmir Dehari i përkrahur nga të gjitha partitë shqiptare ka fituar me një epërsi prej mbi 1400 votave.

Dehari ka faleminderuar të gjithë bashkëatdhetarët që kanë ardhur  nga çdo cep i botës, popullin e Kërçovës që kanë votuar për fitoren e arritur.

"Gjithë shqiptarët sot ishin këtu, edhe Tirana edhe Prishtina. Kërçova sot dha një provim të madh, dhe tregoi se vlerat demokratike qytetare që i kanë shqiptarët. Mua më mbetet që të vazhdoj punën dhe të realizojmë projektet. Populli bëri punën e vet, dhe neve tani na takon që të bëjmë ne për popullin", theksoi Fatmir Dehari.

Fitoren në Kërçovë e ka uruar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se Kërçova është fituar dhe ai ftoi qytetarët që të festojnë për fitoren, por duke u treguar të përmbajtur.

Edhe zëvendës kryeministri Musa Xhaferri ka konfirmuar nga shtabi i BDI-së në Kërçovë për fitoren dhe se ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët që kanë dhënë votën për BDI. Ai me këtë rast theksoi se pikërisht kanë mërgimtarët që kanë sjellë fitoren për Kërçovën.

"Do t'i falenderoj përzemërsisht mërgimtarët që i`u bashkëngitën kësaj beteje dhe ata ishin vendimtarë në këtë fitore. Besoj se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente dhe këto zgjedhje ishin më demokratike dhe një test për të gjitha zgjedhjet të organizuara në Maqedoni", theksoi Xhaferri.

Në Kërçovë ka nisur festa për fitoren e kësaj komune nga shqiptarët dhe se mijëra mërgimtarë janë pjesë e kësaj fitore, të cilët po festojnë bashkërisht praën shtabit të BDI dhe në pjesën qendrore të qytetit. (INA)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILMI SHQIPTAR 'AGON' SHPALLET FILMI MË I MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (03.25.2013)
NATO E ARSYETOI EKZISTIMIN E SAJ MË 24 MARS 1999 (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - GOD BLESS AMERICA! ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!Kështu e përfundonte çdo fjalim Presidenti i Kosovës (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - 24 MARSI 1999 ËSHTË DATA MË E RËNDËSISHME E KOSOVËSMesazhi i Presidentit të Kosovës dhënë më 24 mars 2003 (03.24.2013)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Editorial nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2013)
RTK - DOKUMENTI I BRUKSELIT PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE (03.24.2013)
Pedofilia në Shqipëri, reagojnë të rinjtë shqiptarë në SHBATË GJITHË KUNDËR PEDOFILISË! PEDOFILIA ËSHTË KRIM! (03.24.2013)
KOSOVË - DËNOHET KËRCËNIMI ME VDEKJE I VEPRIMTARES HUMANITARE NAZLIE BALAËshtë dënuar gjerësisht kërcënimi me vdekje i veprimtares Nazlie Bala, pas angazhimit të saj në mbrojtje të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës (03.23.2013)
PRESIDENTI OBAMA VIZITON QYTETIN ANTIK TË PETRËS (03.23.2013)
ZBULIM I RËNDËSISHËM MBI MOSHËN E GJITHËSISË (03.23.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]