VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI

E Hënë, 03.25.2013, 10:14am (GMT1)




SHKUP - Kandidati shqiptar për Kërçovën Fatmir Dehari ka fituar komunën e Kërçovës, përballë kandidatit të partive maqedonase. Sipas rezultateve të para  kandidati shqiptar i BDI-së, Fatmir Dehari i përkrahur nga të gjitha partitë shqiptare ka fituar me një epërsi prej mbi 1400 votave.

Dehari ka faleminderuar të gjithë bashkëatdhetarët që kanë ardhur  nga çdo cep i botës, popullin e Kërçovës që kanë votuar për fitoren e arritur.

"Gjithë shqiptarët sot ishin këtu, edhe Tirana edhe Prishtina. Kërçova sot dha një provim të madh, dhe tregoi se vlerat demokratike qytetare që i kanë shqiptarët. Mua më mbetet që të vazhdoj punën dhe të realizojmë projektet. Populli bëri punën e vet, dhe neve tani na takon që të bëjmë ne për popullin", theksoi Fatmir Dehari.

Fitoren në Kërçovë e ka uruar edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, duke theksuar se Kërçova është fituar dhe ai ftoi qytetarët që të festojnë për fitoren, por duke u treguar të përmbajtur.

Edhe zëvendës kryeministri Musa Xhaferri ka konfirmuar nga shtabi i BDI-së në Kërçovë për fitoren dhe se ai me këtë rast ka uruar të gjithë qytetarët që kanë dhënë votën për BDI. Ai me këtë rast theksoi se pikërisht kanë mërgimtarët që kanë sjellë fitoren për Kërçovën.

"Do t'i falenderoj përzemërsisht mërgimtarët që i`u bashkëngitën kësaj beteje dhe ata ishin vendimtarë në këtë fitore. Besoj se zgjedhjet kanë kaluar në një atmosferë të qetë dhe pa incidente dhe këto zgjedhje ishin më demokratike dhe një test për të gjitha zgjedhjet të organizuara në Maqedoni", theksoi Xhaferri.

Në Kërçovë ka nisur festa për fitoren e kësaj komune nga shqiptarët dhe se mijëra mërgimtarë janë pjesë e kësaj fitore, të cilët po festojnë bashkërisht praën shtabit të BDI dhe në pjesën qendrore të qytetit. (INA)


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.