E Premte, 04.19.2024, 07:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Reagime negative për protokollin
E Shtunë, 09.12.2009, 02:42pm (GMT+1)

 

 

 

Opozita në Kosovë ka reaguar pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Serbisë, duke i kritikuar institucionet e Kosovës se nuk po e tregojnë të vërtetën para qytetarëve. Ndërkohë, përfaqësues të institucioneve ripërsërisin se Kosova nuk është palë në këtë, siç e quajnë, aranzhim teknik mes EULEX-it dhe Serbisë.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes EULEX-Serbi, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kanë reaguar, duke ritheksuar pozicionin e Prishtinës zyrtare se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë, për bashkëpunim në fushën e policisë.

"Qëndrimi i presidentit është ai i përhershmi dhe ky qëndrim është bërë i ditur për opinionin gjatë gjithë kësaj kohe".

"Presidenti bashkë me kryeministrin, sërish kanë pohuar se Republika e Kosovës nuk është palë në aranzhimet teknike midis EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Serbisë për bashkëpunim në fushën e policisë",
thotë zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri.

Nga ana tjetër, edhe partitë opozitare e kanë kritikuar Qeverinë dhe Presidencën e vendit për lejimin e një marrëveshjeje të tillë ndërmjet EULEX-it dhe Qeverisë së Republikës së Serbisë.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, vlerëson se kjo gjendje e krijuar me nënshkrimin e protokollit, është një dobësi e institucioneve dhe, sipas tij, kjo marrëveshje do të ketë edhe pasoja për vendin.

 

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së

 

"Ky nënshkrim i marrëveshjes ka sjellë pasojat e njohura dhe është dobësi për institucionet e vendit, të cilat në vend që të ndërmarrin iniciativë për të ofruar nënshkrim të protokollit me vendet fqinje, po i lejohet që EULEX-i të luajë sikur dikur rolin që e ka luajtur UNMIK-u, e që ka qenë në një administrim ndërkombëtar Kosova".

"Prandaj, një neglizhencë e tillë ka shkaktuar edhe dëmin, edhe në aspektin e përfaqësimit të Kosovës dhe funksionimit të institucioneve të saj",
thotë Isufi.

Zoti Isufi pohon se krerët më të lartë të vendit nuk po e tregojnë të vërtetën për qytetarët e Kosovës.

Ai, madje, thekson se imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më shumë, sepse, siç shprehet ai, të tjerët po vendosin për Kosovën.

"Presidenti dhe kryeministri nuk po i tregojnë të vërtetën qytetarëve të Kosovës dhe po lejojnë që vendimet, të cilat ndërmerren nga të tjerët, të ndikojnë në pasoja për Kosovën".

"Kjo mënyrë e sjelljes po e dëmton imazhin e Kosovës, sepse po lejohet që të tjerët të marrin iniciativa siç ka ndodhur me gjashtë-pikëshin; edhe ky element është vazhdimësi e përmbushjes së Planit 6-pikësh. Pasojat janë në shumë aspekte. Aspekti i parë është dobësimi i institucioneve të Kosovës në një vend të pavarur dhe sovran",
shpjegon Isufi.

Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje!", Albin Kurti, i cili deri më tash e ka kundërshtuar ashpër nënshkrimin e protokollit për policinë ndërmjet EULEX-it dhe shtetit serb, thotë se përmes këtij protokolli po zbatohet plani 6-pikësh i OKB-së për rikonfigurimin e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.

 

Albin Kurti, lider i lëvizjes "Vetëvendosje"

 

Kurti shpreh bindjen se kundërshtimi i Prishtinës zyrtare është vetëm formal.

"Nga ky protokoll për bashkëpunim policor në mes të EULEX-it dhe Serbisë, Serbia përfiton në mënyrë të trefishtë".

"E para, fiton informata të vlefshme të natyrës policore nga Kosova nëpërmjet EULEX-it; e dyta, e trashë lidhjen e varësisë së Kosovës nga Serbia, nëpërmjet sforcimit të Rezolutës 1244 dhe zbatimit të gjashtë-pikëshit; dhe, e treta, e largon kushtin e parë dhe më të rëndësishmin për liberalizimin e vizave",
thotë Kurti.

Zëdhënësi i Presidencës, Beqiri, nga ana e tij rithekson se si presidenti, ashtu edhe kryeministri, që nga fillimi kanë qenë shumë të hapur rreth kësaj çështjeje.

"Qoftë presidenti, por edhe kryeministri kanë qenë shumë transparentë dhe të hapur me këtë çështje. Kanë kundërshtuar të ashtuquajturin protokoll që në fillimet e tij dhe kanë mbajtur këtë qëndrim në mënyrë konsekuente.
Edhe deklarata e djeshme e presidentit dhe kryeministrit e dëshmon këtë".

"Por, duhet të ritheksojmë se institucionet e Republikës së Kosovës ripohojnë se ky kundërshtim i protokollit në asnjë mënyrë nuk do ta zbehë përkushtimin e institucioneve të Kosovës për ta luftuar krimin e organizuar",
thekson Beqiri.

Përderisa kundërshtimet e Prishtinës ndaj këtij protokolli, tashmë, janë shprehur hapur, EULEX-i konfirmon angazhimet edhe për dy marrëveshje të tjera me Serbinë.

Ndryshe, presidenti dhe kryeministri, pas një takimi ditë më parë me krerët e misioneve ndërkombëtare, e patën quajtur të mbyllur çështjen e protokollit EULEX-Serbi.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë (09.12.2009)
Evropa e Lirë: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi (09.12.2009)
Zëri i Amerikës: Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX (09.12.2009)
Protokolli nuk cënon pavarësinë (09.11.2009)
Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare (09.11.2009)
New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë (09.11.2009)
Nju Jorku kujton 11 shtatorin (09.11.2009)
Thirrjet në favor të protokollit (09.10.2009)
Shtajnbah: Protokolli nuk është në dëm të Kosovës (09.10.2009)
Sejdiu: Kosova nuk është aktore në çështjen e protokollit (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]