VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË JU FTON NË KOVENTËN KOMBËTARE
Më 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB

E Hënë, 03.25.2013, 05:57pm (GMT1)



Unioni Mbarëkombëtar i Integrimit të Burgosurve e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, në bashkëpunim me Universitetin Europian të Tiranës, Ju fton të merrni pjesë në : Konventën Kombëtare që organizohet më 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB me temën:
"Ballafaqimi me të kaluarën, domosdoshmëri për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri"
PROGRAMI i KONVENTËS:
· Dokumentar i shkurtër "Si vritet Liria në diktaturë", prodhim i QSHRT-së.
· Fjala e Hapjes: Dom Gjergj Simoni, ish i burgosur politik për 24 vitet diktaturë.
· Të përndjekurit politikë përballë heshtjes ndaj dënimit të krimit komunist apelojnë për një moral të ri në politikë dhe integrim total të familjeve fisnike që u persekutuan nga diktatura. Referuesi Besim Ndregjoni, President i Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit të Burogusrve e të Pëndjekurve politikë të Shqipërisë.
· "Dëshmoj për ndjekjen që më është bërë në diktaturë!" Ish i burgosuri politik Shpëtim Stërmasi 20 vite burgim; Murat Protoduari 20 vite burgim; Islam Spahia 10 vite burgim; Hyrije Kupi 45 vite internim; hajredin Frateri inxhinier 15 vite burgim
· Filip Guraziu dëshmon për ndjekjen e intelektualëve dhe njerëzve të pafajshëm të bombës në Ambasadën Sovjetike 1951.
· Prof.Dr.Romeo Gurakuqi, "Përpjekja për ridimensionimin e masakrës të Tivarit"
· Dëshmojnë studentë, pjestarë të familjeve të të Përndjekurve Politikë
· Përshëndet Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Anxhelo Massafra
· Përshëndet Henri Çili, Administrator i UET
· Përshëndet Konvetën Princi Leka II
· Përshëndet kryetari i bashkisë të Tiranës Lulzim Basha
· Rezolutë e Konventës.
Ju ftojmë të mos nguroni e të shkoni !


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.