E Premte, 04.19.2024, 07:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHAIP MUJA - GRATË E DHUNUARA DUHET TË KENË MBROJTJE SHTETËRORE

E Martë, 03.26.2013, 03:26pm (GMT+1)



Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, ka sqaruar në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, se pse kundërshton që kategoria e grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë nuk bën të përfshihet në një kategori në kuadër të ligjit për veteranët e luftës.

Zoti Muja është përfshirë në një debat me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, lëvizje kjo e cila ka inicuar që në shenjë kujdesi për gratë e dhunuara, atyre t'u sigurohet një përkujdesje institucionale në kuadër të ligjeve në fuqi.

RADIO EVROPA E LIRË
Çka ndodhi në kuvend, dhe çfarë debati u inicua për gratë e dhunuara gjatë luftës, si një kategori për të cilën po kërkohet një përkujdes institucional, dhe çfarë thatë ju në Kuvend që shkaktoi gjithë këto polemika?

SHAIP MUJA
Propozimin që gratë e dhunuara, të mbrohen me ligj nuk e ka kundërshtuar Partia Demokratike, në asnjë moment. Dhe asnjë deputet i Partisë Demokratike nuk e ka kundërshtuar. Mirëpo, përzierjen e kategorisë së grave të dhunuara me ushtarët e UÇK-së, unë e kam quajtur një spekulim politik, dhe nuk e ka në esencë dhembshurinë e grupit politik të  Vetëvendosjes dhe të një pjese e deputetëve, por është më shumë spekulim politik që të marrin vota, dhe mendojnë se do të marrin vota.

Në Kuvend kam thënë se këta nuk janë marrë asnjëherë me këtë kategori, kurse unë personalisht jam marr me këtë kategori. Gjithë ato gratë që e dëgjojnë këtë emision, e që ju kam ndihmuar për 12 vjet, e dinë shumë mirë se çka ju kam ndihmuar. Kam sjell edhe grupe të ekspertëve psikiatër nga SHBA-të.

RADIO EVROPA E LIRË
Po çfarë keni thënë saktësisht?

SHAIP MUJA
Saktësisht kam thënë se këto gra janë të atakuara nga Post-Trauma Sindromi (PTSD-ja), dhe se ky sindrom do të jetë në rritje, e jo zbritje. Jo vetëm për ato gratë e dhunuara, por edhe për tërë familjen e saj, për rrethin shoqëror të ngushtë, dhe rrethin e gjerë. Të themi shumë thjesht, ne do t'i futim në ligj, ua japim edhe 200 euro ose 250 euro, një pagë dhe i harrojmë ato. Kjo nuk është zgjidhje.

Kam kërkuar që institucionet e Republikës së Kosovës të ngrisin kapacitete në Ministrinë e Shëndetësisë, me grupe të veçanta të specializuara për t'i trajtuar nga aspekti psikiatrik, sepse këto kanë lëndime shpirtërore shumë specifike. Duhet me qenë grupe të profesionalizuara, të shihen ato a janë në gjendje të ri-socializohen dhe të integrohen në sistem, apo të mbesin në skedat sociale të  Ministrisë për përkrahje sociale. Kjo ka qenë kërkesa ime në parlament. Ndërsa, spekulimet që po bëjnë disa nëpër Facebook, nëpër...

RADIO EVROPA E LIRË
Një ka qenë se keni thënë se "duhet të kontrollohen ato gratë e dhunuara"?

SHAIP MUJA
Nga PTSD-ja, post-trauma sindromi. Është proces verbali, i cili...unë jam mjek, unë jam profesional. Ata të cilët e kanë devijuar janë spekulantë. Lëre që janë spekulant, por nuk janë marrë asnjëherë me çështjen e Kosovës. Nuk ka asnjë vlerë kontrolli gjinekologjik sot! Ka niveli psikiatrik, kam thënë dhe psikologjik, prandaj këta spekulantë, të cilët janë të ulur në parlament, nuk kanë as vlerë kombëtare dhe as intelektuale.

Unë e ndiej për turp të debatoj me ta në këtë drejtim, sepse nuk janë marrë me këtë kontingjent asnjëherë. Këto gra meritojnë një përkrahje, një statistikë të mirë dhe diskrete, një grup shumë profesional, sepse ato janë një pjesë, së cilës i takon në mënyrë permanente përkujdesja. Jo vetëm sot t'i fusim në ligj dhe t'i harrojmë.

RADIO EVROPA E LIRË
Por, a nuk mendoni se është një hap i parë, që ato të kenë një ndihmë sociale, para se të bëhet shkallë-shkallë sic e thoni ju, pasi dhatë një shpjegim për sistemin e tërë, e në shkallën e parë do të ishte ndihma sociale, ta themi!?

SHAIP MUJA
Fatkeqësisht në Kosovë, me to kanë punuar shumë grupe. Unë e di që kanë punuar shumë grupe.  Në mesin e grupeve kam punuar edhe unë. Unë kam nxjerr nga psikiatria gra të tilla, përmes një fondacioni të psikiatrisë amerikane që quhet "Through Field Therapy", është terapi pa medikamente bëhet vetëm me shkarkimin e energjisë negative, që e kanë brenda. S

ecili nga ne kemi energji negative, por këto gra, dhe ata të cilët kanë qenë direkt të atakuar nga sistemi i dhunës, edhe fizike, edhe seksuale, të gjitha,  janë me energji jashtëzakonisht negative. Ata duhet të shkarkohen nga ajo energji negative, dhe fillojnë ta kuptojnë realitetin, por realiteti nuk i ngarkon më.

Prandaj, kjo ka qenë edhe një intencë, por fatkeqësisht unë nuk gjeta fonde që të përkrahem tutje, dhe të aktivizohet ajo. Ne kemi ndihmuar shumë gra, sa kam qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, dhe jashtë TMK-së kur kam dal. Mirëpo, ky grup duhet në mënyrë permanente të monitorohet. Ky grup duhet në mënyrë permanente të shihet dhe të risocializohet në jetën normale.

Duke u gjetur punë të adaptueshme, sipas kualifikimit, apo sipas rrethanave. Kjo ka qenë kërkesa ime. Hapi fillestar që të futen ato në ligj, në ligjin e kategorisë së veteranëve të luftës, unë nuk e besoj që dikush, edhe nga aspekti juridik, por edhe nga aspektet tjera mund të thotë se është i qëlluar.

RADIO EVROPA E LIRË
Pra, kërkoni një diferencim?

SHAIP MUJA
Një diferencim, me një ligj tjetër. Me një grupim tjetër. Edhe grupimi duhet të jetë i klasifikuar fiks. Me obligimet shtetërore, të cilat duhet të jenë permanente, ndaj kësaj kategorie.

RADIO EVROPA E LIRË
për shembull për Viktimat e Luftë , apo nuk munden të futen gratë e dhunuara në kategorinë e viktimave të luftës?

SHAIP MUJA
Nuk mundesh me i quajt viktima, sepse nuk janë të vrara. Viktimat janë të vrarët. Të lutem ato janë spekulime, fjala  në fjali. Prandaj për atë ju kam thënë se janë spekulantë. Unë kam qenë pjesëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së. Edhe nuk mund ta ndiejnë ata persona që kanë nënshkruar më shumë sesa unë dhimbjen.

Unë kam pa shumë foshnje, e shumë fëmijë, e shumë gra të dhunuara, e të lënduara. Unë kam vet të humbur nga familja, jam i atakuar. Prandaj, këta spekulantë të cilët janë sot politik, janë duke e dhunuar edhe publikun, duke krijuar percepcion.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË TIRANË U PËRURUA PËRMENDORJA 'POST-BLLOK' NË NDERIM TË TË BURGOSURVE POLITIKËAfro 100 mijë shqiptarë ishin burgosur, dërguar në kampe të internimit ose ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Enver Hoxhës (03.26.2013)
UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË JU FTON NË KOVENTËN KOMBËTAREMë 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB (03.25.2013)
SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI (03.25.2013)
FILMI SHQIPTAR 'AGON' SHPALLET FILMI MË I MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (03.25.2013)
NATO E ARSYETOI EKZISTIMIN E SAJ MË 24 MARS 1999 (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - GOD BLESS AMERICA! ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!Kështu e përfundonte çdo fjalim Presidenti i Kosovës (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - 24 MARSI 1999 ËSHTË DATA MË E RËNDËSISHME E KOSOVËSMesazhi i Presidentit të Kosovës dhënë më 24 mars 2003 (03.24.2013)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Editorial nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2013)
RTK - DOKUMENTI I BRUKSELIT PËR ASOCIACIONIN E KOMUNAVE SERBE (03.24.2013)
Pedofilia në Shqipëri, reagojnë të rinjtë shqiptarë në SHBATË GJITHË KUNDËR PEDOFILISË! PEDOFILIA ËSHTË KRIM! (03.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]