VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË COPË MURI E BERLINIT NË TIRANË DHURATË E QYTETARËVE TË BERLINIT
Përmendorja është vendosur në hyrje të ish Bllokut

E Martë, 03.26.2013, 04:22pm (GMT1)




Copa e murit të Berlinit, e rëndë 2.6 tonë është një dhuratë e qytetit të Berlinit për qytetarët e Shqipërisë, e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED.

Por jo vetëm tre elementët që përbëjnë këtë memorial mbartin historinë, por edhe vendndodhja e tij, pasi ai është në hyrje të zonës së ish-Bllokut.

Ndërtimi i këtij memoriali të munguar është mundësuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me artistët Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi.

Sipas autorëve të këtij memoriali, kjo është një vepër e përbërë nga objekte që personifikojnë atë regjim dhe qytetarët kanë për detyrim që të mos e harrojnë, pasi duhet të kujtojmë nga vijmë, në mënyrë që të jemi të matur për hapat që hedhim aty ku do shkojmë. Duke u përbërë nga këto elemente të veçanta të cilat mbartin gjurmët e kohës së diktaturës, ky memorial pritet që të kthehet në një prej destinacioneve për t'u vizituar në kryeqytet.

Ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper sqaroi se, "24 vjet më parë ra muri që ndante Gjermaninë, mori fund diktatura. Republika Demokratike u bashkua me pjesën Federale. Jo shumë larg prej këtu në 20 shkurt në Shqipëri u rrëzua busti i diktatorit Hoxha dhe pak më vonë u zhvilluan zgjedhjet demokratike. Gjatë luftës së ftohtë pjesa më e madhe e Gjermanisë përndiqte kritikët, ashtu si edhe në Shqipëri. Është pjesë e karakterit të njeriut të ndryshojë dhe të harrojë ngjarje të tilla. Procesi i menaxhimit të së kaluarës është i mundimshëm dhe ka rëndësi të shikohet se si gjermantët dhe shqiptarët kërkojnë dialogun përballen me të shkuarën dhe kërkojnë që ajo të mos kthehet.

Ajo tha më tej se, "Këtu është fjala për një monument gjermano-shqiptar kundër regjimit totalitar"."Ne dëshirojmë të mbetemi faktorë të ndryshimit në Shqipëri për një të ardhme të përbashkët europine", shtoi ambasadorja.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.