E Enjte, 04.25.2024, 09:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PËRUROHET MEMORIALI 'POST-BLLOK', INSTALACION PËR IZOLIMIN KOMUNIST (Fotoreportazh - Updated)

E Martë, 03.26.2013, 04:31pm (GMT+1)



U përurua sot memoriali "Post-Bllok" për izolimin komunist. Instalacioni do të qëndrojë në hyrje të bllokut, duke synuar që të përcjellë të brazat atë pjesë të historisë së vendit nën regjimin komunist.

Pranë bunkerit që ndodhet në hyrjen kryesore të Bllokut janë vendosur dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit.

Copa e murit me peshë 2.6 tonë, dhuratë e Berlinit për qytetarët e Shqipërisë e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED janë tashmë pjesë e "Post Bllokut".

Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria merr një pjesë të murit të Berlinit, si një simbol të lirisë. Dokumentimi "Muri i Berlinit në Botë" i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit të cilat janë ekspozuar në të gjithë kontinentet e banuara.

Por jo vetëm tre elementët që përbëjnë këtë memorial mbartin historinë, por edhe vendndodhja e tij, pasi ai është në hyrje të zonës së ish-Bllokut.

Ndërtimi i këtij memoriali të munguar është mundësuar nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me artistët Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi.

Sipas autorëve të këtij memoriali, kjo është një vepër e përbërë nga objekte që personifikojnë atë regjim dhe qytetarët kanë për detyrim që të mos e harrojnë, pasi duhet të kujtojmë nga vijmë, në mënyrë që të jemi të matur për hapat që hedhim aty ku do shkojmë. Duke u përbërë nga këto elemente të veçanta të cilat mbartin gjurmët e kohës së diktaturës, ky memorial pritet që të kthehet në një prej destinacioneve për t'u vizituar në kryeqytet.






Ambasadorja e Republikës Federale Gjermane, Carola Müller-Holtkemper:
"Të nderuar zonja dhe zotërinj!
(Ne nuk jemi aq solidë ndaj motit, sikurse edhe Kryetari i Bashkisë, ndaj erdhëm direkt në çadrat tonat)
Shumë i nderuar zoti Kryeministër, z. Profesor, doktor Sali Berisha, z. Kryetar i Bashkisë së Tiranës z. Basha, shumë e nderuar zonja Anna Kaminsky, të nderuar zonja dhe zotërinj!
24 vjet më parë ra muri që ndante Gjermaninë, 23 vjet më parë me ribashkimin e Gjermanisë mori fund diktatura socialiste që sundonte në ish-Republikën Demokratike të Gjermanisë. Ish-Republika Demokratike e Gjermanisë u bashkua me Republikën Federale, duke u shndërruar kështu në një pjesë të Republikës Demokratike Federale të Gjermanisë.
Jo shumë larg prej këtu, në datën 20 shkurt 1991 rrëzohet statuja e diktatorit Enver Hoxha dhe pak kohë më pas u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste, duke shënuar kështu edhe këtu fundin e diktaturës komuniste.
Gjatë Luftë së Ftohtë, pjesa lindore e Gjermanisë ashtu sikurse edhe Shqipëria qeveriseshin nga një parti totalitare që përndiqte kritikët dhe ata që mendonin ndryshe nga mënyrat më të shumëllojshme, i diskriminonte ose i burgoste ata. Veçanërisht të tmerrshme ishin kushtet nëpër kampet e punës dhe të internimit, shërbimit sekret, ndërsymjen e njerëzve kundër njëri-tjetrit që ndiqte miqtë dhe deri të afërmit burgoheshin, mbikëqyreshin dhe spiunoheshin ndërsjelltazi.
Është pjesë e karakterit të njeriut, që gjërat e zakonshme apo të shëmtuara të përpiqet t'i ndrydhë apo edhe t'i harrojë, ndaj në kontekstin e së shkuarës komuniste e socialiste bëhet edhe më i rëndësishëm trajtimi i ngjarjeve të të shkuarës.
Procesi i menaxhimit të së kaluarës është gjithmonë një proces i mundimshëm, shpesh i vështirë e që ndesh në pengesa të shumta. E pikërisht edhe për këtë arsye është kënaqësi të shohësh se si gjermanët dhe shqiptarët kërkojnë dialogun, kërkojnë të shkëmbejnë përvojat, për tu përballur me të shkuarën në mënyrë aktive e për të mos lejuar që padrejtësitë e saj një ditë të përsëriten.
Më gëzon shumë fakti që me iniciativën e Bashkisë së Tiranës, u arrit në ngritjen e kësaj përmendoreje të quajtur "Post-Bllok". Falënderimi ynë i veçantë për këtë i shkon z. Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi, të cilët kanë kombinuar në mënyrë mjaft mbresëlënëse tre elementet e trashëgimisë së diktaturave komuniste në të dyja vendet.
Një pjesë të Murit të Berlinit, pra me peshë 2.6 tonë, dhuratë e Senatit të Berlinit, sjellë në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Socialiste e në këtë pikë dëshiroj të falënderoj përzemërsisht drejtuesin e këtij fondacioni dr. Anna Kaminsky e cila ndodhet mikeshë sot mes nesh.
Më pas elementin tjetër, bunkierin, në hyrje të zonës së Bllokut e njohur për izolimi hermetik gjatë diktaturës komuniste, si pjesa e qytetit ku banonte nomenklatura e atëhershme komuniste e sigurisht disa kolona prej betoni, nga galeritë famëkeqe të Spaçit. Pra, këtu bëhet fjalë për një monument gjermano-shqiptar kundër sundimit totalitar. Përpara pothuajse 26 viteve, ne kemi lidhur marrëdhëniet tona diplomatike mes dy vendeve dhe prej atij momenti këto marrëdhënie janë zhvilluar në mënyrë mjaft të shpejtë.
Gjermania është vendi i vetëm anëtar në Bashkimin Evropian, madje vendi i vetëm themelues i Bashkimit Evropian i cili ndan me Shqipërinë të shkuarën e vet totalitare. Që prej 26 vitesh, pra që prej lidhjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, ne së bashku me Shqipërinë kemi dashur të jemi agjentë të ndryshimit, qoftë edhe në kohë krizash, sikurse ishte edhe ajo e refugjatëve.
Dëshiroj t'ju siguroj të gjithëve, se ne dëshirojmë të vazhdoni të mbeteni agjentë të ndryshimit në Shqipëri, për një të ardhme më të mirë në Evropën tonë të përbashkët, së bashku me ju. Faleminderit për vëmendjen tuaj."
Dr. Anna Kaminsky, Drejtoreshë e Fondacionit Federal për Diktaturën:
"Më lejoni në hyrje të fjalës sime, të falënderoj të gjithë ata që ata njerëz dhe në përfaqësim të tyre Zoti Fatos Lubonja, Ardian Isufi, Lindi Ndoçi, z. Gëzim Peshkëpia, z. Agron Tufa, pikërisht duke përfaqësuar të gjithë ata njerëz që kanë vuajtur nën reprezaljet e diktaturës të shkuar dhe diktaturës komuniste dhe sigurisht shumë të nderuar zotërinj ministra, zoti kryeministër, i nderuar zoti Kryetar i Bashkisë, e nderuara zonja ambasadore, të nderuar zonja dhe zotërinj.
Deri përpara disa muajve, pak muajve pra, në vendin ku deri në fillim të viteve '90 qëndronte statuaja e diktatorit Hoxha, (këtë periudhë na i kujtonte vetëm një tabelë e thjeshtë) pra ishte një ndër simbolet e pakta në të gjithë hapësirën e qytetit që na kujtonte ketë periudhë të vështirë. Në vend të saj, sot shikojmë këtu një oaz vërtet të gjelbër dhe mjaft të bukur. Pikërisht këtu në këtë oaz, jemi duke inauguruar sot një monument i cili na kujton për fat të keq vuajtjet e njerëzve në diktaturë dhe që pikërisht këto vuajtje dhe këto kujtime duhet të kemi mundësi t'i përballojmë dhe t'i trajtojmë siç duhet.
Më lejoni t'ju përcjell përshëndetjet më të përzemërta nga Berlini, pikërisht në kuadër të inaugurimit të këtij monumenti i cili u dëshirua nga ajo pjesë e shoqërisë që ka vuajtur nën regjimin diktatorial, që u pranua dhe u mbështet nga politika dhe shpresoj shumë që të pritet mjaft mirë edhe nga publiku. Shpresoj shumë që kjo përmendore të ftojë të gjithë shqiptarët, qytetarët shqiptarë, turistët, të gjithë personat e interesuar të diskutojnë rreth kujtimeve që zgjon kjo përmendore dhe ta përballin të shkuarën.
Përpara pak ditësh ne na vizitoi, patëm mundësinë pra të kishim një delegacion nga Insituti i Trajtimit të të Shkuarës në Shqipëri, një delegacion ta kishim mik dhe vizitor në Berlin. Kolegët nga Tirana dhe ne si fondacion jemi duke punuar së bashku në një projekt të përbashkët, pikërisht për qëllimin për të mos e lënë në harresë të shkuarën. Shpresoj shumë që pikërisht kjo punë e kolegëve tanë, të këtij instituti, në inaugurimin e kësaj përmendoreje dhe për kujtesë që duhet të ketë e shkuara totalitare të mund të gjejë edhe mbështetjen e këtushme. Ju falënderoj për vëmendjen!
Fatos Lubonja:
"E para, doja të theksoja kënaqësinë që mu dha mundësia për të bërë këtë vepër dhe ju Falënderoj. Unë s'dua t`ju mbaj gjatë. Bashkë me kënaqësinë dhe emocionin që kemi si krijues, janë të gjitha mendimet prapa, në këtë vepër do të flasë vepra për mirë apo keq, siç do e vlerësojnë njerëzit, pra s'na takon më neve. Tek emocionet që kemi, mendoj se shumëçka, një nga emocionet është pikërisht kënaqësia që na u dha sepse kapërcejmë atë Mur Berlini, në mënyrë figurative, pra arritëm të jetojmë një kohë tjetër.
E vetmja gjë që unë unë të them këtu në këtë moment është një lloj dedikimi nga ana ime për të gjithë ata që nuk arritëm dot, që sot i kujtojmë, që do i kujtojmë nëpërmjet këtyre e shpresojmë edhe veprave të tjera. Do i kujtojnë si njerëz që nuk mundën dot ta kapërcejnë kohën e diktaturës dhe ta jetojnë këtë kohë. Një pjesë prej tyre ndoshta ishin më të mirët. Unë për vete, ia dedikoj atyre këtë punë. Faleminderit!"
Ardian Isufi:
"Unë së pari dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe Bashkinë e Tiranës që më mbështetën përsa i përket realizimit të instalacionit të tre objekteve. Së bashku me Lubonjën, kemi qenë shumë të interesuar që të ndërhynim në këtë zonë specifike që ka lidhje me një bunker i cili mund të jetë një metaforë dhe një simbol i rëndësishëm për të na folur për diktaturën dhe për kohën e regjimit dhe gjithashtu na është dukur shumë intregues momenti kur do të integronim edhe Murin e Berlinit dhe galerinë e Spaçit të cilat edhe pse janë në një material betoni të varfër flasin shumë për një refleksion dhe për një kohë që ne patjetër duhet ta ridimensionojmë në mentalitetin dhe në psikologjinë tonë.
Gjithashtu doja të thoja që qytetarët e Tiranës dhe gjithë publiku përballen sot me një vepër e cila është një ndërhyrje artistike e artit post-modern dhe mendojmë që kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm, pasi për herë të parë në qytetet tona të kemi një vepër e cila të ketë një tis bashkëkohor ku publiku është brenda saj dhe mund ta vizitojë Jo të jetë thjesht pjesa skenografike e saj por të jetë edhe ndjesia e kohës të cilën ne duam ta sjellim si mesazh. Faleminderit shumë!"

--

Përurimi i memorialit për izolimin komunist "Post Blloku" & Ekspozita
"Ne duam të jemi njerëz të lirë! Kryengritja popullore e datës 17 qershor 1953 në RDGj"
ߩß&Zmadho fotografinë (© dpa - Fotoreport)Përurimi i memorialit për izolimin komunist "Post Blloku"
E Martë,26 Mars 2013, ora 11:00
Këndi Bulevardi Dëshmorët e Kombit / Rruga Ismail Qemali

Me iniciativë të bashkisë së Tiranës u krijua memoriali "Post Bllok" me një pjesë të murit të Berlinit, bunkerin që ndodhej në hyrjen kryesore të "Bllokut" dhe shtylla betoni nga galeritë e minierave të kampit famëkeq të Spaçit. Copa e murit e rëndë 2.6 ton është një dhuratë e qytetit të Berlinit për qytetarët e Shqipërisë, e cila u soll në Tiranë me iniciativën e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED. Në inaugurim do të marrë pjesë kryeministri shqiptar Dr. Sali Berisha, Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper, kryetari i bashkisë së Tiranës z. Lulzim Basha dhe Drejtuesja e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës, Dr. Anna Kaminsky.

Me segmentin e murit të vendosur në Tiranë, Shqipëria është një shtet tjetër i cili merr një pjesë të murit të Berlinit si një simbol të lirisë. Dokumentimi "Muri i Berlinit në Botë" i Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës regjistron më shumë se 120 segmente të murit, të cilat janë ekspozuar në të gjitha kontinentet e banuara.
Zmadho fotografinë Ekspozita "Ne duam të jemi njerëz të lirë! Kryengritja popullore e datës 17 qershor 1953 në RDGj"
Një ekspozitë nga Historia e Aktualitetit, Fondacioni Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED

Hapja: E Martë, 26 Mars 2013, ora 18:00
deri më 12 Prill 2013 (përkatësisht nga ora 14:00 deri 16:00)
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
Rr. Skënderbej, Nr 8, Tiranë

Në vitin 2013 përkujtohet përvjetori i 60-të i Kryengritjes Popullore në RDGJ-ë, i 17 Qershorit 1953. Ekspozita historike e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës së SED hedh dritë që me krijimin e diktaturës së SED, mbi revoltën e parë anti-staliniste të vitit 1953 në Hungarinë e vitit 1956, në Pragë në vitin 1968 duke përfunduar me vitin 1989.
17 Qershori është festuar që nga viti 1954 deri në ribashkimin e Gjermanisë në vitin 1990 si "Dita e Unitetit Gjerman", festa Kombëtare e Republikës Federale të Gjermanisë.
Ekspozita do të hapet nga Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Carola Müller-Holtkemper dhe Drejtuesja e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës, Dr. Anna Kaminsky.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË COPË MURI E BERLINIT NË TIRANË DHURATË E QYTETARËVE TË BERLINITPërmendorja është vendosur në hyrje të ish Bllokut (03.26.2013)
SHAIP MUJA - GRATË E DHUNUARA DUHET TË KENË MBROJTJE SHTETËRORE (03.26.2013)
NË TIRANË U PËRURUA PËRMENDORJA 'POST-BLLOK' NË NDERIM TË TË BURGOSURVE POLITIKËAfro 100 mijë shqiptarë ishin burgosur, dërguar në kampe të internimit ose ekzekutuar gjatë regjimit represiv të Enver Hoxhës (03.26.2013)
UNIONI MBARËKOMBËTAR I INTEGRIMIT TË TË BURGOSURVE E TË PËRNDJEKURVE POLITIKË TË SHQIPËRISË JU FTON NË KOVENTËN KOMBËTAREMë 26.Mars 2013 ora 12:00 në TOB (03.25.2013)
SHQIPTARËT FITOJNË KËRÇOVËN - TRIUMFON DEHARI (03.25.2013)
FILMI SHQIPTAR 'AGON' SHPALLET FILMI MË I MIRË NË FESTIVALIN AMERIKAN (03.25.2013)
NATO E ARSYETOI EKZISTIMIN E SAJ MË 24 MARS 1999 (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - GOD BLESS AMERICA! ZOTI E BEKOFTË AMERIKËN!Kështu e përfundonte çdo fjalim Presidenti i Kosovës (03.24.2013)
IBRAHIM RUGOVA - 24 MARSI 1999 ËSHTË DATA MË E RËNDËSISHME E KOSOVËSMesazhi i Presidentit të Kosovës dhënë më 24 mars 2003 (03.24.2013)
THANK YOU NATO! THANK YOU USA!Editorial nga ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ (03.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]