E Shtunë, 04.20.2024, 12:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
RTK: Rreth 1 mijë qytetarë protestuan qetë kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi
E Hënë, 09.14.2009, 03:01pm (GMT+1)

 

 

Rreth 1 mijë qytetarë kanë protestuar sot kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi. Përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare, të cilat organizuan protestën, kërkuan dorëheqjen e krerëve të institucioneve si dhe akuzuan misionin e EULEX-it se po dëmton sovranitetin e Kosovës. Protestuesit marshuan prej bibliotekës kombëtare deri te ndërtesa e qeverisë dhe EULEX-it dhe më pas u shpërndanë të qetë. Edhe Policia dhe KMDLNJ vlerësojnë të qetë zhvillimin e protestës.

 

Protestës së 22 organizatave joqeveritare iu bashkëngjitën sot rreth 1 mijë qytetarë, të cilët shprehën kundërshtimin për nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Organizatorët e protestës akuzuan liderët e institucioneve të Kosovës, dhe Misionin e EULEX-it se po dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Liderit i Lëvizjes "Vetëvendosje" Albin Kurti duke iu drejtuar protestuesve para selisë së EULEX-it tha se ky mision nuk po punon në zhvillimin e Kosovës , por forcimin politik të Serbisë. Sipas Kurtit dy protokollet tjera, për dogana dhe gjyqësi janë edhe më të këqija sesa ai për bashkëpunim policor.

"Është e qartë ku shpie kjo rrugë. Kjo rrugë na çon drejt gjakderdhjeve të reja të cilat ne më së paku i duam", ka theksuar Kurti.

Kurti akuzoi më pas liderët e institucioneve të Kosovës se nuk po bëjnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit për shkak të interesave të tyre personale.

"Ne jemi në këtë gjendje pikërisht se kemi politikanë që për asgjë nuk japin dorëheqje, se kemi politikanë duan poste dhe privilegje sa më të mëdha", ka thënë Kurti.

Protestuesit u ndalën edhe para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe asaj të Qeverisë.
Igballe Rugova nga Shoqëria civile kërkoi dorëheqjen e liderëve të institucioneve të vendit.

"Ne e dimë shumë mirë se çka do të thotë miratimi i këtyre protokolleve. Sepse ne qytetarët po i bartim pasojat, e jo krerët e institucioneve. Prandaj kryeministër Thaçi jep dorëheqje, sepse ne po i bartim pasojat", ka thënë Igballe Rugova.

Edhe Avni Zogiani nga organizata "Çohu" akuzoi liderët e institucioneve se kanë gënjyer popullin pasi njëherë e kundërshtuan protokollin dhe pastaj heshtën.

"Liderët kosovarë thanë se 6 pikshi ka vdekur, por protokollet EULEX-Serbi janë rezultat i këtij gjashtë pikshi. Pra ata po na rrejnë", ka thënë Zogiani.

Protestuesve iu drejtua edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driatn Tali. Më pas protestuesit janë shpërndarë të qetë, ndërkaq edhe sipas policisë nuk ka pasur asnjë incident.

Protesta u organizua vetëm 2 ditë pas nënshkrimit të protokollit për bashkëpunim policor ndërmjet EULEX-it dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Protokolli mori mbështetjen e shumicës së vendeve të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, pasi ato deklaruan se ai ka karakter teknik dhe nuk rrezikon sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.


Policia njofton për rrjedhë të qetë të protestës së sotme

Sot (14/09/2009) duke filluar nga ora 12:00 është mbajtur demonstrata e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje si dhe një numri të konsiderueshëm të OJQ-ve në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1 mijë persona. Gjatë gjithë kohës sa ka zgjatur demonstrata policia ka monitoruar rrjedhën e saj, si dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të përballuar fluksin e demonstruesve, për të bllokuar rrugët e përshkuara nga demonstruesit, si dhe ka ridrejtuar trafikun me qëllim të shmangies së çrregullimeve në komunikacion. Demonstrata ka përfunduar rreth orës 14:00 dhe nuk është raportuar për ndonjë incident, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rreth orës 14:20 masa e demonstruesve është shpërndarë e qetë dhe të gjitha rrugët e kryeqendrës janë liruar për qarkullim normal, thuhet në kumtesën e Policisë së Kosovës.



KMDLNJ Protesta ishte e qetë dhe pa asnjë incident

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka monitoruar protestën e sotshme kundër nënshkrimit të Protokollit për bashkëpunim policor mes Serbisë dhe EULEX-it, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ! dhe mbi 20 organizata joqeveritare të Kosovës. Sipas monitoruesve të KMDLNJ-së në këtë protestë kanë marrë pjesë diku rreth 2 mijë e 500 deri 3 mijë qytetarë dhe nuk ka pasë asnjë provokim të situatës, as nga ana e Policisë së Kosovës e as nga ana e qytetarëve protestues.
Në këtë protestë, në emër të organizatorëve kanë mbajtur fjalim, Igballe Rogova, Avni Zogiani, Albin Kurti dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Driton Tali.

KMDLNJ vlerëson se organizatorët e protestës e kanë menaxhuar mirë protestën duke e mbajtur nën kontroll, nga fillimi deri te përfundimi i saj, thuhet në një njoftim për opinion të KMDLNJ-së. (http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BBC: Nënshkruhet protokolli EULEX- Serbi (09.13.2009)
Reagime negative për protokollin (09.12.2009)
Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë (09.12.2009)
Evropa e Lirë: Nënshkruhet protokolli EULEX-Serbi (09.12.2009)
Zëri i Amerikës: Nënshkruhet protokolli Beograd-EULEX (09.12.2009)
Protokolli nuk cënon pavarësinë (09.11.2009)
Di Lellio: Plani Ahtisari-mbikqyrje e përhershme ndërkombëtare (09.11.2009)
New York Times: Transparencë në Shtëpinë e Bardhë (09.11.2009)
Nju Jorku kujton 11 shtatorin (09.11.2009)
Thirrjet në favor të protokollit (09.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]