VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës
E Martë, 09.15.2009, 10:02am (GMT1)

 

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, do të përmbyllë sot afatin e dorëzimit të kërkesave për pjesëmarrje në seancat dëgjimore për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Seancat dëgjimore për rastin e Kosovës, pritet të fillojnë në dhjetor të këtij viti, dhe në to do të marrin pjesë edhe autoritetet e Serbisë por edhe të Kosovës.

Në përmbyllje të afatit, Federata Ruse ka paralajmëruar pjesëmarrjen e saj në mbështetje të kërkesës së Serbisë për, siç thuhet, paligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në seancat dëgjimore pritet që të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, në mbështetje të autoriteteve në Prishtinë.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në shkurt të vitit të kaluar, përmes kundërshtimeve të Beogradit zyrtar.

Ndërkohë që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, miratoi në shtator të vitit 2008, një rezolutë të Serbisë, me të cilën kërkohet mendimi këshilldhënës i Gjykatës së Hagës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë.

Një numër vendesh, në mesin e të cilave edhe Kosova, por edhe Serbia i kanë dorëzuar argumentet e tyre në Gjykatë, për këtë rast, në afatin e përcaktuar në korrik të këtij viti. (http://www.bbc.co.uk/albanian)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.