VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTA 'NDALE HAJNINË' MBAHET TË ENJTEN NË MBARË KOSOVËN

E Mërkurë, 04.24.2013, 07:09am (GMT1)




Prishtinë Protesta "Ndale hajninë!" të enjten do të mbahet në 6 qendra të kosovës, përkatësisht në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, duke filluar në orën 12.

Që nga protesta e fundit e 12 prillit, qytetarë, përfaqësues të OJQ-ve, sindikalistë dhe grupe studentore u mblodhën disa herë për të diskutuar vazhdimin e aktiviteteve dhe koordinimin e kërkesave, arritja e të cilave do t"˜u siguronte  qytetarëve të Kosovës një jetë më të dinjitetshme në një shtet pa hajni.

"Si rezultat i kërkesave që dolën nga konsultimet me qytetarë dhe grupeve tjera përfaqësuese anembanë Kosovës, Grupi i Qytetarëve të Organizuar (GQO) thërret të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në protestë me 25 prill 2013, e enjte, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha qytetet e Kosovës me moton "NDALE HAJNINË", thuhet në komunikatën e GQO-së.

Në Prishtinë, marshi protestus edhe më 25 prill  do të mbahet nga ndërtesa e KEK-ut deri të ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, në Prizren, te Shadërvani, kurse në Pejë në qendër të qytetit. Në Ferizaj do të protestohet në sheshin e qytetit, në Mitrovicë, në Sheshin "Mehë Uka, para ish-Shtëpisë së Mallrave dhe në Gjakovë marshi protestues do të mbahet nga Parku i qytetit deri te Kuvendi Komunal, ka njoftuar Grupi i Qytetarëve të Organizuar.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.