E Enjte, 04.25.2024, 07:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Strukturat e reja në komunat serbe
E Enjte, 09.17.2009, 05:01pm (GMT+1)

 

 

Zyra Civile Ndërkombëtare në Kosovë pret që zgjedhja e përfaqësuesve të tri komunave të reja me shumicë serbe, në Kosovë, të shkojë paralelisht me formimin e tyre. Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni, certifikimi i subjekteve politike nga KQZ-ja dhe inkurajimi i serbëve për të dalë në zgjedhje, do të jenë determinues për procesin në tërësi.

Pas njoftimit të ICO-së se tri komunat e reja, Graçanica, Kllokoti e Ranilluga dhe zgjerimi i komunës së Novobërdës do të bëhen pas zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit në Kosovës, përfaqësues të këtij mekanizmi thonë se zgjedhjet lokale do të mbahen edhe në komunat e paformuara.

Zëdhënësi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Endi Mekgafi, thotë se strukturat komunale për tri komunat e reja që do të dalin nga zgjedhjet e nëntorit, do t'iu bashkëngjiten grupeve përgatitore komunale për të vazhduar procesin e kompletimit të komunave.

"Janë dy procese që bashkohen. Përgatitjet për komunat e reja në aspektin administrativ, tashmë, kanë filluar - me këtë po merren grupet përgatitore komunale".

"Kjo do të vazhdojë deri në ditën e zgjedhjeve dhe çkado që mbetet, do të bëhet pas ditës së zgjedhjeve, por do të ketë përfaqësues të zgjedhur më 16 nëntor",
shprehet Mekgafi.

Interesimi i serbëve kosovarë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka qenë i madh , duke marrë parasysh faktin që deri më tash, në këtë institucion për certifikim, kanë kandiduar rreth 21 subjekte politike serbe.

Mekgafi thotë se janë dy faktorë të rëndësishëm në drejtim të krijimit të komunave të reja me përfaqësues legjitimë të zgjedhur.

"Janë ndoshta dy faktorë këtu; i pari ka të bëjë me certifikimin e subjekteve politike, që i takon tërësisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si organ i pavarur; i dyti, u takon njerëzve me ndikim brenda komuniteteve, si kandidatëve apo liderëve, por edhe Bashkësisë Ndërkombëtare të luajnë një rol në inkurajimin e njerëzve për të votuar", thotë ai.

Sipas Pakos së Ahtisarit, Kosova pritet të ketë 38 komuna, ndërkaq tashmë është bërë e ditur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvillohen në komunën e re të Parteshit dhe atë të Mitrovicës Veriore.

Procesi zgjedhor në Graçanicë, Ranillugë dhe Kllokot, sipas përfaqësuesve të Komisionit Qendror Zgjedhor do të bëhet sikurse në komunat e tjera.

Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi, mendon se problemi i vetëm mund të jetë ai i kufijve administrativë të komunave, të cilat ende nuk i ka caktuar Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

"Në mbledhjen e djeshme, Komisioni Qendror Zgjedhor miratoi edhe zyrtarët e komisioneve komunale zgjedhore, siç ishin të paraparë edhe për komunën e Graçanicës, të Kllokotit dhe të Ranillugës dhe, në ndërkohë, procesi do të rrjedhë".

"Çështja e kufijve administrativë do të jetë çështje e pushtetit lokal, mirëpo qendrat e votimit do të bëhen ndërkohë dhe zgjedhjet do të mbahen sipas planeve edhe në këto komuna",
theksoi Ajvazi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që në ditët e ardhme të bëjë certifikimin e subjekteve politike, të cilat do të garojnë në zgjedhjet lokale të nëntorit.

Tashmë ka edhe përfaqësues të serbëve në Kosovë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të konkurruar për postin e kryetarit në komunat e reja me shumicë serbe.

(http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)
Huruglica: Pengesa serioze nga Doganat e Serbisë (09.16.2009)
BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës (09.15.2009)
Marko Prelec: EULEXi ta përfshinte Prishtinën në protokoll (09.15.2009)
Evropa e Lirë: Protestë e qetë kundër protokollit (09.14.2009)
RTK: Rreth 1 mijë qytetarë protestuan qetë kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi (09.14.2009)
BBC: Nënshkruhet protokolli EULEX- Serbi (09.13.2009)
Reagime negative për protokollin (09.12.2009)
Sejdiu e Thaçi: Marrëveshja nuk ndikon në sovranitetin tonë (09.12.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]