VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJERIU I PAQËS
-Kushtuar Papa Gjon Palit II me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në Shqipëri-
Nga ZEQIR LUSHAJ

E Enjte, 04.25.2013, 06:34am (GMT1)




NË RRUGËN E ZOTIT
- Fletë ditari, prill 2005

Më i madhi
I shekullit të 20-të,
Sot, u nda nga jeta...,
(Nga jeta në të gjallë).
Hyri,
Në shtëpinë e shpirtërave,
Shkofsh i bardhë!
Papa Gjon Pal !
Veshur,
Me të gjitha lavdet,
Trupi,
Iu kthye tokës.
Shpirti,
Mbretërisë së qiellit,
Qelibar,
Si drita e diellit.
Papa dhe Paqa,
Sinonim...,
Sinonim,
Në rrugën e Zotit.
Edhe më të fortë,
Mbas sodit!!
--------
Nga libri " VDEKJA E VARREVE"-
---------------

THIRRJE
- Duke ndjekur funeralin e Papës në televizion-

Heeej,
Zotri Bush !
Globi i tërë,
Rrjeshtuar,
Pa komandë,
Pa oficerë,
Pa armë...!
Përkulet,
Për të nderuar,
Papën.
...Kritikë e ashpër,
Për Ju,
Dhe për OKB-në,
Thirrje:
Ndalojeni luftën!
Manifestim madhështor,
Për Paqen!
---------
Nga libri "VDEKJA E VARREVE"
-----------------------

PAQJA ISH MISIONI I TIJ
Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë

N'Vatikan, n'sheshin Shen' Pjetër,
2000 vjet, s'ka ndodhë kurr tjetër,
Me u bashkue gjithë Bota marë,
Me i thanë Papës: "shkofsh i bardhë",
Çerek shekulli n'ball të kishës,
Si bariu që i prin grigjes,
N'çdo cep t' Botës e puthi tokën,
Tuj shpërnda besim në Zotin,
Tuj çue meshë, për mbar njerzi,
Paqja ish misioni i Tij.
Papa Gjon, veshur plot lavde,
I la njerzimit shumë mesazhe,
Katolikë e myslimanë
Orthodoksë e protestanë.
T'zi e t'bardhë na rrotull globit,
Jena vlllazën n'shpinë e Zotit.
Ati i Shejt, si rrallë kush tjetër,
Jep frymezim si me dasht jetën,
Çdo ditë Zotit me ju lutë,
Nuk dom brenga, skamje e luftë,
T'gjithë ndërgjegjen ta kem' t'lirë,
Bashkë t'punojmë për jetë ma t'mirë.
--------------
SHBA, prill 2006
-Nga libri " Fjala mbi tel... "-


ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.