VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOT PËRUROHET QENDRA PRESIDENCIALE GEORGE W BUSH - PËR PUBLIKUN HAPET MË 1 MAJ
Do të marrin pjesë edhe Presidenti Obama dhe Zonja Obama, si dhe ish presidentët e zonjat e tyre, liderë botërorë, e tjerë

E Enjte, 04.25.2013, 08:57am (GMT1)



VOAL - DALLAS - Qendra Bush ndodhet në Dallas (Teksas) në kampusin e Universitetit Jugor Metodist. Ajo hapet për publikun më 1 maj.

Sot, më 25 prill 2013, në orën 10:00 paradite me orën lokale, Presidenti dhe Zonja Bush do të marrin pjesë në kompletimin e Qendrës Presidenciale Xhorxh W Bush (George W. Bush Presidential Center) ku ndodhet Biblioteka Presidenciale Xhorxh W Bush, Muzeumi dhe Instituti Xhorxh W Bush. Si pjesë e Ceremonive të Përkushtimit, Presidenti dhe Zonja Bush do t'ia paraqesin Bibliotekën Presidenciale Bush dhe Muzeumin Administratës së Arkivave dhe Regjistrimeve Kombëtare.  Qendra Presidenciale Bush ndodhet në kampusin e Universitetit Jugor Metodist në Dallas, Teksas dhe është Biblioteka e 13të Presidenciale.

Presidenti dhe Zonja Bush presin ta përjetojnë ketë ditë historike bashkë me presidentët që janë ende në jetë, me zotërinjë e zonja të larta, me mbështetës të Qendrës Bush. Do të marrin pjesë në ceremoni Presidenti Barack Obama dhe Zonja Michelle Obama, Presidenti George H.W. Bush dhe Zonja Barbara Bush, Presidenti Bill Clinton dhe ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, dhe Presidenti Jimmy Carter e Zonja Rosalynn Carter.

Në këtë ditë historike do të ketë pjesëmarrje të liderëve botërorë dhe do të ketë transmetime të drejtpërdrejta televizive, të cilat fillojnë dy orë përpara ceremonisë së përurimit.



www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.