VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MBAROJNË QETËSISHT PROTESTAT NË KOSOVË ME MOTON 'NDALE HAJNINË'
Mijëra qytetarë kanë protestuar në disa qytete të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së institucioneve në raport me qytetarët

E Enjte, 04.25.2013, 03:07pm (GMT1)



Mijëra qytetarë kanë protestuar në disa qytete të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së institucioneve në raport me qytetarët, thonë organizatorët.

Nën moton "Ndale Hajninë", protestat u zhvilluan në gjashtë qytetet më të mëdha të vendit, Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjakovë, Gjilan e Mitrovicë.

Organizatorët e marshit, që thonë se janë një grup i qytetarëve apolitik, kanë njoftuar se protestat kanë mbaruar pa asnjë incident, dhe se sipas tyre "mijëra qytetarë" iu përgjigjen thirrjes.

Në Prishtinë ndërkaq numri i qytetarëve që dolën në protestë ishte simbolik, dhe më i vogël se herave të tjera.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.