E Premte, 04.19.2024, 12:51pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
SHOQATA 'AZEM HAJDARI' SHPËRFILL THIRRJEN E BERISHËS PËR MBËSHTETJE NË VOTIME, I KËRKON HAPJEN E DOSJES 'HAJDARI'
Nga PËRPARIM HALILI

E Enjte, 04.25.2013, 04:39pm (GMT+1)



Përpjekjet e dëshpëruara e përpëlitëse të "plakut" të rrjedhur e të penalizuar të PD e qeverisë, për të mbledhur sa më tepër vota, me qëllim për të mbajtur pushtetin edhe në 23 qershor 2013 e ka detyruar Sali Berishën, të bëjë aleanca parazgjedhore dhe thirrje për vota ndaj kujtdo dhe i çfarëdo ngjyre politike qoftë pa dallim, mjafton që të mos shkojnë me opozitën e majtë, duke u premtuar mandate deputeti e poste pushteti. Dje "plakushi" i dërmuar, i kriminalizuar, i djallëzuar e i dështuar i PD dhe i pushtetit të degraduar, duke ndjerë fundin e tij qeverisës e politik dhe përballjen me drejtësinë pas 60 ditësh të ikjes nga pushteti, ka arritur deri në atë derexhe, sa e ka ulur pjacën, duke nënshkruar koalicion me një "ushtri" prej 25 partiçkash me lloj emrash e logosh, që kanë vetëm kryetarët e tyre dhe asnjë anëtar. Por ndërsa "kufoma" politike Sali Berisha, ua ka shtrirë dorën atyre, ndërkohë që shumë nga këta kryetarë-partiçka i ka bërë pjesë të qeverisjes 8 vjeçare me kolltuqe joshëse, si zëvendësministra, drejtorë, ambasadorë etj. Ndërsa të gjithë këta kryetarë-partiçka, që nuk marrin votat as në familjet e tyre, kanë pranuar të bëhen pjesë e "stanit" të PD për të mbajtur pushtetin e kolltuqet, një grupim politik i fortë dhe i mirënjohur si krah i afërt politik i PD, nuk ka pranuar të bëhet pjesë e mbështetjes së interesave politike familjare e klanore mafioze të Sali Berishës, duke e sfiduar atë publikisht. Ky grupim i fortë, që e ka shpërfillur publikisht komunistin Sali Berisha është Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari". Sipas drejtuesve të kësaj shoqate, kreut të saj Marjan Gryka dhe Sekretarit Organizativ Gëzim Bara, në zgjedhjet e 23 qershorit, nuk do t'i jepet asnjë mbështetje PD dhe klanit kriminal e mafioz që ka uzurpuar këtë parti, me në krye "kokën" e mafies Sali Berisha.

Berisha, lutje shoqatës "Azem Hajdari" për mbështetje në zgjedhje

Ka qenë Sali Berisha, ai i cili dy ditë më parë, ka dërguar "sekserët" e oborrit të tij, për të kontaktuar me Shoqatën Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", duke i kërkuar asaj mbështetje në fushatën dhe votimet e 23 qershorit 2013. Por kjo shoqatë, nuk ka pranuar as lutjen dhe as pazaret e Sali Berishës me premtime për kolltuqe, duke e shpërfillur atë prerazi. Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", i ka bërë të qartë uzurpuesit, shkatërruesit dhe krye-intrigantit të PD, ish-komunist-spiunit Sali Berisha, se ka qenë pikërisht ai që nuk ka lejuar, madje ka bojkotuar e ka sulmuar deri me dhunë fizike, krijimin e kësaj shoqate në shtator të vitit 1999. Drejtuesit e shoqatës, i kanë bërë të qartë dhe i kanë kujtuar "Jagos" së PD, Sali Berisha, faktin se ka qenë pikërisht ai që ka sulmuar dhe denigruar figurën e Azem Hajdarit në gazetën "RD" e në media të tjera të paguara. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë ai që ka inskenuar dhe synuar heqjen e imunitetit të Azem Hajdarit si deputet në vitin 1992, në vitin 1994, në vitin 1996, duke i organizuar prapaskena e puçe në parlament, në kryesinë e PD dhe në institucionet ligjore, deri me synimin për ta futur në burg. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë ai që e ka nxjerr nga mbledhja natën kur e vranë në pritë 12 tropojanë përpara selisë së PD. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë dhe është pikërisht Sali Berisha, ai që ka fshehur provat fizike të vrasjes së Azemit. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht Sali Berisha, ai akuzoi me emra organizatorët shtetërorë të vrasjes së Azemit, ndërsa prej 8 vitesh "ha e pi" me ta si mik i ngushtë pazaresh e politikash të pista në krye të PD e qeverisë. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht ai, që i ka vërsulur Azem Hajdarit, SHIK-un e policinë, për ta përgjuar dhe organizuar atentate eliminimi fizik nëpër mitingje e rrugët e Shqipërisë. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht dhe vetëm ai, që nuk po shkon në prokurori, të deklarojë dhe të denoncojë vrasësit e Azemit. Për këto e të tjera qëndrime, Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", i tha "JO" bashkëpunimit me PD e drejtuar nga armiku real i Azem Hajdarit, nga shkatërruesi i PD dhe përdhosësi e tradhtari i idealeve të studentëve të "Dhjetorit "˜90", të cilët ishin dhe mbeten themeluesit e vërtetë të PD dhe realizuesit e vërtetë të lëvizjes anti-komuniste që rrëzoi diktaturën.

Apeli i shoqatës: Asnjë votë për pushtetin e Sali Berishës, armikut të Azem Hajdarit

Ka qenë Marjan Gryka, kreu i shoqatës "Azem Hajdari" ai që ka bërë thirrje ndaj anëtarësisë së tij dhe ndaj shqiptarëve, që në emër të idealeve të Azem Hajdarit dhe të ardhmes së vendit, të mos japin asnjë votë për pushtetin e mafiozëve dhe horrave që kanë uzurpuar PD dhe asnjë mbështetje për kreun e kësaj mafieje, shkatërruesin e demokracisë e të PD, komunist-spiunin Sali Berisha. Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", tashmë është pozicionuar hapur kundër Sali Berishës dhe kupolës mafioze që ka uzurpuar PD. Shoqata e konsideron votën e hedhur për PD, si mbështetje të krimit, si shërbim ndaj Serbisë, si shërbim ndaj familjes mafioze "Berisha", si vazhdim të mafies ekonomike të pushtetit që komandon Berisha dhe klanet e tij kriminale. Dje, Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë as e fushatës dhe as votës "pro" PD. Këtë qëndrim shoqata e ka motivuar tashmë me fakte të shumta, të cilat i cituam me lartë. Kaq mjafton, thonë drejtuesit e shoqatës, që pushteti i Berishës, klanet dhe thirrjet e tij për vota në 23 qershor, të konsiderohen demagogji e mashtrim dhe vazhdim i bllokimit të integrimit.

Kushti: denonco vrasësit e Azemit, të rishikojmë qëndrim

Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari" edhe pse është treguar e prerë dhe e ashpër me kërkesën e Sali Berishës për mbështetje dhe vota në 23 qershor 2013, nuk ka nguruar t'i vendosë atij një kusht të fortë, siç duket për ta vënë në provë dhe për të verifikuar "besnikërinë" e Sali Berishës, ndaj idealeve dhe veprës së Azemit. Shoqata i ka kërkuar Berishës, që të shkojë përpara 23 qershorit të bëjë denoncim në prokurori për vrasësit e Azemit, të akuzuar prej tij në 12 shtator 1998, si dhe të kërkojë hapjen e dosjes së vrasjes së tij.

Fjala e Azem Hajdarit: Pushteti i Sali Berishës është një diktaturë e re, unë di shumë gjëra dhe ai që di, zhduket

"....Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë. Problemi është politik dhe thjesht politik. E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç'situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë. Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t'i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju të nderuar deputetë e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënim e Azem Hajdarit. Imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: "Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë". Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, por si diktaturë të re".

Marjan Gryka: Sali Berisha i di, por i fsheh vrasësit e Azemit


Deklaroj, se vrasja e Azem Hajdarit është politike, mbasi ka një linjë të tillë synimi për ta eliminuar, pra që organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, kanë qenë dhe janë brenda politikës, sepse vrasja e tij ishte dhe mbetet për motive politike e jo "kanunore", apo për motive të tjera, siç janë munduar ta përflasin "zëra" që kanë dorë në këtë vrasje, madje edhe brenda kupolës drejtuese të PD, sidomos prej Sali Berishës, i cili nuk po flet më për ata që deklaroj si vrasës, por që tashmë i ka bërë "miq dhe ortak". Nëse Fatos Nano është organizator i vrasjes së Azemit, këtë e di vetëm Sali Berisha, sepse ai e ka shpallur të tillë, përpara shqiptarëve dhe gjithë botës.
Ndaj duhet t'i qëndrojë kësaj deklarate me pranim, ose me mohim. Dosja e vrasjes së Azemit duhet të rihapet dhe të rihetohet e plotë. Kjo duhet bërë, sepse ajo dosje nuk i ka "fletët" e hetimit të bardha. Dhe kjo hapje, mendoj se duhet të nis me dëshminë dhe denoncimin e kreut të PD Sali Berisha, akuzuesit dhe të akuzuarit kryesor si organizator i vrasjes së Azemit me nxjerrje nga mbledhja e natës së 12 shtatorit 1998. Berisha deklaroi se do të hapte këtë dosje kur të vinte PD-ja në pushtet, duke deklaruar gjithashtu publikisht se ditën e parë të ardhjes në pushtet, do të vendoste përpara ligjit vrasësit e vërtetë të Azemit. Këtë gjë ai nuk e ka bërë as kur ishte në opozitë, as tani që mbushi 8 vjet në pushtet. Prokuroria duhet të thërras Sali Berishën në seancë dëgjimore si dëshmitar, si denoncues dhe si grumbullues e njohës provash të shumta, por edhe si të akuzuar për organizimin e vrasjes së Azem Hajdarit, për të hedhur dritë mbi vrasësit dhe motivet e vrasjes. Por edhe nëse ai nuk pranon ashtu si deri tani, drejtësia duhet të realizojë marrjen e tij në pyetje forcërisht, ashtu siç merren në pyetje gjithë shtetasit shqiptarë që dinë një krim, ose që janë pjesë e mundshme e një krimi.


PËRPARIM HALILI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MBAROJNË QETËSISHT PROTESTAT NË KOSOVË ME MOTON 'NDALE HAJNINË'Mijëra qytetarë kanë protestuar në disa qytete të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së institucioneve në raport me qytetarët (04.25.2013)
DIALOGU NDËRFETAR URË LIDHËSE PËR MIRËKUPTIM MIDIS POPUJVE - MBAHET SESIONI I 10të I KONFERENCËS BOTËRORE PËR BESIMET FETARE (04.25.2013)
SOT PËRUROHET QENDRA PRESIDENCIALE GEORGE W BUSH - PËR PUBLIKUN HAPET MË 1 MAJDo të marrin pjesë edhe Presidenti Obama dhe Zonja Obama, si dhe ish presidentët e zonjat e tyre, liderë botërorë, e tjerë (04.25.2013)
NJERIU I PAQËS-Kushtuar Papa Gjon Palit II me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në Shqipëri-Nga ZEQIR LUSHAJ (04.25.2013)
EULEX-i e heton masakrën e MejësNË PRILL TË VITIT 1999 QINDRA SHQIPTARË QENË VRARË NË FSHATIN MEJË TË KOMUNËS SË GJAKOVËS QË CILËSOHET SI VRASJA MË E MADHE MASIVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.24.2013)
BOTOHET NË FRËNGJISHT LIBRI 'MOSMARRËVESHJA' NGA SHKRIMTARI ISMAIL KADARE (04.24.2013)
PRANVERË NË KRYEQYTETIN TIRANË…Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (04.24.2013)
NJË NGA LETRAT E DËRGUARA NË PRIVAT!Nga AGIM GASHI (04.24.2013)
ASHASH KUNDËR NDËRHYRJES NË GJUHËN STANDARDE (04.24.2013)
NË KONGRESIN AMERIKAN SOT MBAHET DËGJIM PËR KOSOVËN DHE SERBINË (04.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]