VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
SHOQATA 'AZEM HAJDARI' SHPËRFILL THIRRJEN E BERISHËS PËR MBËSHTETJE NË VOTIME, I KËRKON HAPJEN E DOSJES 'HAJDARI' Nga PËRPARIM HALILI E Enjte, 04.25.2013, 04:39pm (GMT1)
Berisha, lutje shoqatës "Azem Hajdari" për mbështetje në zgjedhje Ka qenë Sali Berisha, ai i cili dy ditë më parë, ka dërguar "sekserët" e oborrit të tij, për të kontaktuar me Shoqatën Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", duke i kërkuar asaj mbështetje në fushatën dhe votimet e 23 qershorit 2013. Por kjo shoqatë, nuk ka pranuar as lutjen dhe as pazaret e Sali Berishës me premtime për kolltuqe, duke e shpërfillur atë prerazi. Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", i ka bërë të qartë uzurpuesit, shkatërruesit dhe krye-intrigantit të PD, ish-komunist-spiunit Sali Berisha, se ka qenë pikërisht ai që nuk ka lejuar, madje ka bojkotuar e ka sulmuar deri me dhunë fizike, krijimin e kësaj shoqate në shtator të vitit 1999. Drejtuesit e shoqatës, i kanë bërë të qartë dhe i kanë kujtuar "Jagos" së PD, Sali Berisha, faktin se ka qenë pikërisht ai që ka sulmuar dhe denigruar figurën e Azem Hajdarit në gazetën "RD" e në media të tjera të paguara. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë ai që ka inskenuar dhe synuar heqjen e imunitetit të Azem Hajdarit si deputet në vitin 1992, në vitin 1994, në vitin 1996, duke i organizuar prapaskena e puçe në parlament, në kryesinë e PD dhe në institucionet ligjore, deri me synimin për ta futur në burg. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë ai që e ka nxjerr nga mbledhja natën kur e vranë në pritë 12 tropojanë përpara selisë së PD. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë dhe është pikërisht Sali Berisha, ai që ka fshehur provat fizike të vrasjes së Azemit. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht Sali Berisha, ai akuzoi me emra organizatorët shtetërorë të vrasjes së Azemit, ndërsa prej 8 vitesh "ha e pi" me ta si mik i ngushtë pazaresh e politikash të pista në krye të PD e qeverisë. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht ai, që i ka vërsulur Azem Hajdarit, SHIK-un e policinë, për ta përgjuar dhe organizuar atentate eliminimi fizik nëpër mitingje e rrugët e Shqipërisë. Shoqata e refuzoi dhe e abandonoi lutjen e Sali Berishës për mbështetje në fushatë e votime, duke i kujtuar se ka qenë pikërisht dhe vetëm ai, që nuk po shkon në prokurori, të deklarojë dhe të denoncojë vrasësit e Azemit. Për këto e të tjera qëndrime, Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", i tha "JO" bashkëpunimit me PD e drejtuar nga armiku real i Azem Hajdarit, nga shkatërruesi i PD dhe përdhosësi e tradhtari i idealeve të studentëve të "Dhjetorit "˜90", të cilët ishin dhe mbeten themeluesit e vërtetë të PD dhe realizuesit e vërtetë të lëvizjes anti-komuniste që rrëzoi diktaturën. Apeli i shoqatës: Asnjë votë për pushtetin e Sali Berishës, armikut të Azem Hajdarit Ka qenë Marjan Gryka, kreu i shoqatës "Azem Hajdari" ai që ka bërë thirrje ndaj anëtarësisë së tij dhe ndaj shqiptarëve, që në emër të idealeve të Azem Hajdarit dhe të ardhmes së vendit, të mos japin asnjë votë për pushtetin e mafiozëve dhe horrave që kanë uzurpuar PD dhe asnjë mbështetje për kreun e kësaj mafieje, shkatërruesin e demokracisë e të PD, komunist-spiunin Sali Berisha. Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", tashmë është pozicionuar hapur kundër Sali Berishës dhe kupolës mafioze që ka uzurpuar PD. Shoqata e konsideron votën e hedhur për PD, si mbështetje të krimit, si shërbim ndaj Serbisë, si shërbim ndaj familjes mafioze "Berisha", si vazhdim të mafies ekonomike të pushtetit që komandon Berisha dhe klanet e tij kriminale. Dje, Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari", ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë as e fushatës dhe as votës "pro" PD. Këtë qëndrim shoqata e ka motivuar tashmë me fakte të shumta, të cilat i cituam me lartë. Kaq mjafton, thonë drejtuesit e shoqatës, që pushteti i Berishës, klanet dhe thirrjet e tij për vota në 23 qershor, të konsiderohen demagogji e mashtrim dhe vazhdim i bllokimit të integrimit. Kushti: denonco vrasësit e Azemit, të rishikojmë qëndrim Shoqata Mbarëkombëtare "Azem Hajdari" edhe pse është treguar e prerë dhe e ashpër me kërkesën e Sali Berishës për mbështetje dhe vota në 23 qershor 2013, nuk ka nguruar t'i vendosë atij një kusht të fortë, siç duket për ta vënë në provë dhe për të verifikuar "besnikërinë" e Sali Berishës, ndaj idealeve dhe veprës së Azemit. Shoqata i ka kërkuar Berishës, që të shkojë përpara 23 qershorit të bëjë denoncim në prokurori për vrasësit e Azemit, të akuzuar prej tij në 12 shtator 1998, si dhe të kërkojë hapjen e dosjes së vrasjes së tij. Fjala e Azem Hajdarit: Pushteti i Sali Berishës është një diktaturë e re, unë di shumë gjëra dhe ai që di, zhduket "....Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Unë jam shumë dakord që të mbrohet qytetari i thjeshtë. Problemi është politik dhe thjesht politik. E dija që një ditë do të dilja përpara Parlamentit ose përpara një institucioni tjetër dhe do të diskutohesha. Pse? Jam i pari. Isha tre muaj kryetar i Partisë Demokratike, ish-kryetar i Lëvizjes Studentore dhe nënkryetar i saj. Domethënë unë di shumë, dhe njeriu që di duhet të zhduket. Nuk dua ta fsheh, jam i shqetësuar nga zhvillimi i ngjarjeve të fundit në jetën politike, që çoi deri në kërkimin e heqjes së imunitetit tim, lidhur me një pseudokrim dhe që nuk dihet se ç'situata të reja do të sjellë në ditët që do të vijnë. Nëse një deputet bën një kundërvajtje penale dhe atij i hiqet imuniteti për këtë kundërvajtje, atëherë ne nuk jemi më deputetët e kohës së demokracisë, por deputetë të kohës së Enverit. Kjo do të thotë se ne jemi marioneta, që na i ngre dhe na i ul duart një regjisor dhe që bën me ne si t'i dojë qejfi, pa pyetur as elektoratin dhe as Kushtetutën. E dyta, lidhet me kokën e turkut, që në këtë rast jam unë. Ju të nderuar deputetë e dini si drita e diellit se kjo kundërvajtje penale e inskenuar nuk do ta çojë në dënim e Azem Hajdarit. Imuniteti i Azem Hajdarit hiqet sot dhe kjo do të thotë se asnjë në këtë Parlament nuk ka më imunitet. Në rast se kjo diktaturë e re, e cila ka ndërmarrë një maratonë, vazhdon në këtë mënyrë, le të jem unë viktima e parë e kësaj diktature. Po e mbyll me një shprehje që e ka thënë Bardhyl Londo: "Në rast se demokracia vjen në këtë mënyrë, mos ardhtë kurrë". Dhe ju demokracinë po e sillni me shumë dhimbje, por si diktaturë të re". Marjan Gryka: Sali Berisha i di, por i fsheh vrasësit e Azemit
PËRPARIM HALILI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |