VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SAIMIR TAHIRI VENDOS NË FACEBOOK FOTOT KU FLAMUR NOKA ËSHTË NË KAFE ME SHOFERIN E ARBEN FRROKUT, I PRANISHËM EDHE ARBEN RISTANI

E Premte, 04.26.2013, 06:46am (GMT1)




TIRANË - Deputeti i PS-se, Sajmir Tahiri ka publikuar ne profilin e tij ne Facebook disa foto ne te cilat, sipas tij eshte fotografuar Ministri i Brendshem, Flamur Noka ne nje kafe me shoferin e Arben Frrokut, akuzuar si i dyshuari per vrajes e ish komisar Dritan Lamaj.

Postimi i Tahirit

"Foto e Ministrit Nul Moka, duke pire kafe me Vlash Gjonin, shoferin e Arben Frrokut, te dyshuarit kryesor te Policise per vrasjen e Komisar Dritan Lamaj.
Bashke me ta dhe Arben Ristani, medemek Zv. M. Nderkohe qe Vlashi eshte dhe i aferm i Arben Frrokut.
Takimi eshte zhvilluar me kafen ne pronesi te vete Vlashit, Bar Ardi, Rr. 3 Deshmoret.
Pas fotos se gostise me cifteli te Kulicit dhe drejtuesve te larte te Kupoles se bashku me Arben Frrokun, keto foto i shtohen dyshimit publik se tradhtia ndaj Komisar Dritan Lamajt ka qene e organizuar nga maja e piramides se kupoles se policise.

Ministri ka detyrimin publik te dali e te jape llogari:
1. A eshte diskutuar per Arben Frrokun ne ate tavoline?
2. A kompromentohen hetimet per vrasjen e Dritan Lamajt nga keto takime?
3. Cila eshte lidhja e Mul Mokes dhe Ristanit me shoferin dhe kusheririn e Arben Frrokut?

Dhe ne fund kam nje koment:

Sigurisht kjo foto nuk i thote te gjitha. Sigurisht as foto e gostise me cifteli mbase nuk i thote te gjitha.

Por e sigurte eshte qe keto foto shtojne me shume dyshimin publik per bashkepunimin e policise me krimin, pa kursyer as Ministrin Nul Moka.

Sic eshte e sigurt se nje Minister qe shkulet nga zyra per te takuar shoferin e te kerkuarit kryesor per vrasjen e nje komisari dhe nuk shkulet nga zyra te takoje familjaret e vete komisarit, ose operatorin e rrahur nga Erzen Brecani, ose qytetaret e nxjerre jashte shtepive prej leckash me dhune e plumba nga policia, le te kuptosh se nuk eshte aty si Minister per te bere detyren ndaj qytetareve, por misionin ndaj partise pushtet dhe perfaqesuesve te krimit.

Sic eshte e sigurte se ky pushtet, ky kryeminister me kete minister injorant, ka humbur perfundimisht betejen me krimin dhe sot nuk ngjall me te qytetaret as besim e as siguri per jeten dhe pronen, por frike dhe mllef per keta palaco qe me shpejt lidhen me boten e zymte te krimit sesa me hallet ne drite te diellit te qytetareve.

Ne 23 qershor, thjesht do rilindim Policine e Shtetit. Pa keta perfaqesues te kupoles qe me lehte u vjen te bejne gangsterrin sesa sherbetorin e qytetareve.




www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.