E Enjte, 03.28.2024, 07:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
PRESIDENTI BARACK OBAMA VIZITOI QYTETIN UEST TË TEKSASIT
Një shërthim masiv la javën e kaluar 14 të vdekur, 200 të plagosur dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë rreth gjysmën e shtëpive të qytetit

E Premte, 04.26.2013, 05:44pm (GMT+1)




Presidenti Obama vizitoi dje qytetin qendror të Teksasit, Uest, ku një shërthim masiv la javën e kaluar 14 të vdekur dhe 200 të plagosur dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë rreth gjysmën e shtëpive të qytetit. Korrespondenti i Zërit të Ameriës, Greg Flakus, na informon nga Uesti se ndërkohë që njerëzit përballen me dhimbjen, ata po punojnë për të rindërtuar shtëpitë dhe jetën e tyre.

Nën një flamur gjigand amerikan, autokolona e ceremonisë së varrimit kishte kryesisht makina zjarrfikëse. Ky ishte funerali i parë i shumë të tjerëve që do të mbahen në këtë qytet të Teksasit dhe ishte për vullnetarin e zjarrfikësve Keneth Harris.  Ai vdiq në përpjekje për të shuar flakët e zjarrit para shpërthimit në uzinën e plehrave kimike në Uest.

Shpërthimi i 18 prillit ishte aq i fuqishëm sa që u regjistrua me fuqinë e një tërmeti me magnitudë 2.1. Ai shembi një kompleks apartamentesh dhe shkatërroi shtëpitë në një rreze prej pesë blloqesh.

Megjithëse shumicia e banorëve shpëtuan pa plagë, pothuajse të gjithë në këtë komunitet të ngushtë njihte një prej atyre që vdiqën, u plagosën ose humbën shtëpinë.

Dorothi Zahirniak shpëtoi por shtëpia iu shemb.

"Kur dëgjova shpërthimin, thashë me vete "˜o zot, çfarë është kjo?' dhe pastaj pashë të më zinte çatia e shtëpisë".

Edhe jashtë zonës kryesore të shpërthimit, shumë shtëpi pësuan dëme të rënda. Pronarët kanë kontraktuar kompani për t'i ndihmuar të shpëtojnë mobilje dhe orendi të tjera.

Shumica e banorëve, të cilët janë zhvendosur, po banojnë me të afërmit në zonë, por edhe dega lokale e shoqatës së Veteranëve të Luftrave të Huaja ka ofruar strehim.

Bobi Xhons punon në këtë shoqatë.

"Ne kemi ngritur një strehim dhe mbledhim dhurata si veshje, ushqim, orendi shtëpiake dhe para për të rindërtuar qytetin. Ne po ndihmojmë banorët duke shpërndarë këto ndihma. Ne përgatisin ushqim për tri vaktet e ditës".

Menyja zakonisht përfshin ushqime të preferuara në Teksas.

Mishi i pjekur ëshët i stilit të Teksasit, i përgatitur në një skarë të madhe ku punojnë vullnetarët e operacionit të ndihmave.

Brajan Maklarti organizoi ekipin dhe solli ushqimet.

"Këtu kanë ardhur njerëz nga i gjithë Teksasi për të ndihmuar banorët. Ata kanë nevojë për ngrohtësi tani dhe kohë për t'u mëkëmbur".

Shumica e njerëzve këtu janë me prejardhje nga Çekia dhe janë krenarë për trashëgiminë e tyre.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë për shkakun e shpërthimit, banorët po bëjnë plane për rindërtimin e qytetit dhe jetës së tyre.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SAIMIR TAHIRI VENDOS NË FACEBOOK FOTOT KU FLAMUR NOKA ËSHTË NË KAFE ME SHOFERIN E ARBEN FRROKUT, I PRANISHËM EDHE ARBEN RISTANI (04.26.2013)
PRESIDENTI OBAMA NË TEKSAS (04.25.2013)
SHOQATA 'AZEM HAJDARI' SHPËRFILL THIRRJEN E BERISHËS PËR MBËSHTETJE NË VOTIME, I KËRKON HAPJEN E DOSJES 'HAJDARI'Nga PËRPARIM HALILI (04.25.2013)
MBAROJNË QETËSISHT PROTESTAT NË KOSOVË ME MOTON 'NDALE HAJNINË'Mijëra qytetarë kanë protestuar në disa qytete të Kosovës, në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së institucioneve në raport me qytetarët (04.25.2013)
DIALOGU NDËRFETAR URË LIDHËSE PËR MIRËKUPTIM MIDIS POPUJVE - MBAHET SESIONI I 10të I KONFERENCËS BOTËRORE PËR BESIMET FETARE (04.25.2013)
SOT PËRUROHET QENDRA PRESIDENCIALE GEORGE W BUSH - PËR PUBLIKUN HAPET MË 1 MAJDo të marrin pjesë edhe Presidenti Obama dhe Zonja Obama, si dhe ish presidentët e zonjat e tyre, liderë botërorë, e tjerë (04.25.2013)
NJERIU I PAQËS-Kushtuar Papa Gjon Palit II me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në Shqipëri-Nga ZEQIR LUSHAJ (04.25.2013)
EULEX-i e heton masakrën e MejësNË PRILL TË VITIT 1999 QINDRA SHQIPTARË QENË VRARË NË FSHATIN MEJË TË KOMUNËS SË GJAKOVËS QË CILËSOHET SI VRASJA MË E MADHE MASIVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË (04.24.2013)
BOTOHET NË FRËNGJISHT LIBRI 'MOSMARRËVESHJA' NGA SHKRIMTARI ISMAIL KADARE (04.24.2013)
PRANVERË NË KRYEQYTETIN TIRANË…Fotoreportazh nga MURAT GECAJ (04.24.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]