VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
PAK HUMOR... Ë â€“ PAZANE... Nga FRITZ RADOVANI E Premte, 04.26.2013, 08:25pm (GMT1)
Sigurisht në të parët që ka mendue për këte gjuhë dhe pse sot ka "mbetë jashta
saj", asht kenë edhe At Gjergj Fishta.
Kjo dokumentohet me përpjekjet e Tija në të gjitha fushat e punës së palodhun
që Ai ka ba për këte qellim të naltë atdhetar, tue fillue nga alfabeti... Per fat ruhen edhe dokumenta tjera që vazhdojnë me u lanë në heshtje, ndoshta, kjo asht ma mirë se me u rreshtue me dokumentat fallco e të pavlerë të sotmet!
Kishte një mik me të cilin edhe rrahnin mendime për shumë çeshtje, po Ai, nuk
ishte në Shkoder...kështu, At Fishta, u detyronte me i shkrue edhe letra.
At Fishta merr pendën dhe fillon e i shkruen një letër...
Kujtohet se ai asht ma shumë për me formue gjuhën letrare (si sot) mbi bazën e
tosknishtës, kështu që, At Fishta, për mos me i ra ndesh mikut, fillon e ban
disa "ndryshime" në letër tue përdorë disa trajta të Shqipnisë së Mesme, po
edhe tue u largue paksa nga gegnishtja e "theksueme" e vetja...Në letër kur
asht rasa për trajtat e Veriut, Fishta e përdorë "ë" pazane, ndërsa, kur
përdorë fjalët e marruna nga Shqipnia e Mesme dhe Jugu, nuk e shkruen aspak "ë"
pazane... kështu shumë fjalë që shkruen mbesin të "cungueme" në atë letër, gja
e cila, me siguri "lexuesin" duhet ta kenë çuditë, "si asht e mujtun me gabue
kaq shumë At Fishta!?"... Me kenë se At Fishta njihej edhe si piktor, kur përfundon letrën dhe mbasi ka
vue edhe emnin e vet në fund, krejt poshtë vizaton një piskërr dhe afër saj ven
rreth 15 20 "ë"pazane dhe i shkruen mikut të vet: "p.s. Mos prito e merri ti
vetë këto ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ....dhe të lutem veni ku e kanë
vendin!...".
Shenim F.R. Kjo letër asht kenë e ruejtun në Arkivin e Shtetit Tiranë. (2009). FRITZ RADOVANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |