E Martë, 04.23.2024, 09:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
EMËRIMET NEPOTIKE DHE FAMILJARE TË QEVERISË BERISHA NË DIPLOMACI
Nga PLARENT SHEHU

E Djelë, 04.28.2013, 08:44am (GMT+1)





-Ministria e Jashtme shqiptare është përfshirë në një skandal të gjerë emërimesh nepotike pa kurrfarë kriteri, si në përfaqësitë e huaja ashtu edhe në strukturat e MPJ-së. Emra si Kryetarja e Kuvendit Topalli, Kryetarit të PR-së Mejdu, të zëvendësministrit Arjan Starova etij, kanë futur nëpër ambasada të afërmit e tyre. Një nga kriteret kryesore për të emëruar diplomatët shqiptarë është njohja partiake dhe lidhje farefisnore me politikanë në pushtet. Lista e gjatë e emërimeve diplomatike në vitet 2005-2012 tregon se rreth 70 përqind e tyre janë me probleme. Kryesisht, janë emërime në shkelje të hapur të rregullave të përcaktuara për Shërbimin e Jashtëm.

Ligji ndalon rreptësisht emërimet nëpërmjet VKM-ve, por ky fakt nuk i ka penguar drejtuesit e lartë të Ministrisë së Jashtme që të emërojnë njerëzit e tyre në përfaqësitë shqiptare. Në bazë të nenit 22, pika 2 dhe 3, të ligjit për shërbimin e jashtëm, jo më shumë se 20% e ambasadorëve mund të jenë nga politika. Gjithë pjesa tjetër dhe tërësisht diplomatët, duhet të jenë të karrierës. Por, në realitet, kjo nuk ka ndodhur dhe më shumë se 20 për qind e të emëruarve në ambasada janë njerëz që kanë lidhje me politikën apo anëtarë partie. Njerëzit më me fat janë ata që kanë lidhje me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli (Çoba).

Vëllai i Jozefina Topallit ka mbajtur detyrën e Konsull në Milano. Aktualisht, Gjon Çoba është diplomat në Bukuresht. Dhëndri i Jozefina Topallit, falë fejesës së bërë tashmë publike me vajzën e kryetares së Kuvendit, më datë 28.09.2010 është emëruar Sekretar i Parë në Paris. Ky emërim është zhvilluar në kundërshtim me ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Por, sipas ligjit, ai duhet të kishte të paktën dhjetë vjet punë, një vit periudhën e provës dhe nëntë vjet për t'u emëruar Sekretar i Parë. "I jepet grada sekretar i parë diplomatit me nëntë vjet vjetërsi të integruar në punë dhe vlerësim të përgjithshëm përgjithësisht mjaftueshëm e lart të rezultateve në punë të vitit të fundit", thuhet ligjin për Shërbimin e Jashtëm. Bazuar në këtë ligj, Luis Ejlli duhet ta ketë nisur karrierën diplomatike në vitin 2000. Në atë kohë, Luis Ejlli ishte vetëm 15 vjeç.

Lista e të afërmve të deputetëve demokratë të punësuar në përfaqësitë diplomatike është edhe më e gjatë. Nausika Spahia, vajza e Ali Spahisë, ish-deputet i PD-së, është Konsulle e Përgjithshme në Milano, e cila është shtetase italiane dhe e martuar me shtetas italian, gjë që është në kundërshtim me ligjin për "˜Shërbimin Diplomatik'. Një tjetër emërim nepotik, por edhe në konflikt interesi me detyrën është ai i djalit të Fatos Bejës. Deputeti demokrat është kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme, komisioni që kontrollon direkt punën e MPJ-së. Sokol Beja është emëruar në MPJ. Aleati më i vjetër i Berishës, republikani Mediu, ka arritur që të emërojë kunatën e tij në përfaqësinë tonë diplomatike në Nju Jork. Teuta Starova, e cila është bashkëshorte e Arjan Starovës, është e emëruar në postin "Ministër Këshilltar në Londër" në datën 03.03.2008. Ky emërim është bërë me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Po kështu edhe gruaja e deputetit demokrat, Sherefedin Shehu, Dashuria, është Drejtoreshë e Auditit në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Dy deputetë të tjerë kanë të afërmit e tyre në diplomaci. Deputeti Gert Bogdani ka vëllanë e tij në Ministrinë e Jashtme, Albjonin. Ndërsa deputeti tjetër demokrat, Jemin Gjana, ka vajzën e tij Lorena Gjana në përfaqësinë e Kosovës. Djali i ish-deputetit Neritan Ceka, ambasador i kryeministrit, me një VKM është emëruar në Austri. Egin Ceka është emëruar sekretar i parë në Vjenë më datë 22.10 2009. Muaj më parë Neritan Ceka u emerua si Ambasador në Romë nga Kuvendi dhe u dekretua nga Presidenti por i biri Egin Ceka nuk u shkarkua dhe nuk dha dorëheqjen si Sekretar i Ambasadës shqiptare në Vjënë. Një tjetër rast, është edhe emërimi në Konsullatën e Shqipërisë në Janinë i dajës së ministrit dhe deputetit të PD-së Spiro Ksera, Jani Dako i cili përveç lidhjes familjare është emëruar dhe në kundërshtim me ligjin për "˜Shërbimin Diplomatik' pasi Dako është mbajtës i shtetësisë greke dhe disponon një pasaportë.

Diplomatët shqiptarë, familjarët e qeverisë

Vëllai i Jozefina Topallit (Konsull Milano) Gjon Çoba

Dhëndëri i Jozefina Topallit (Paris) Luis Ejlli

Daja i dhëndrit të Sali Berishës (Konsull i Përgjithshëm Bari) Bashkim Bekteshi

Gruaja e Arjan Starovës (Londër) Teuta Starova

Gruaja e Sherefedin Shehut (Drejtore e Auditit në MPJ) Dashuri Shehu

Vëllai i Gerti Bogdanit (MPJ) Albjon Bogdani

Djali i avokatit të Lulzim Bashës (MPJ)

Djali i Neritan Cekës (Austri) Egin Ceka

Neritan Ceka (Itali)

Gruaja e Rahman Selmanllarit (MPJ) Suela Selmanllari

Vajza e Ali Spahisë (Konsulle e Përgjithshme Milano, shkelje ligjore, ka nënshtetësi të huaj) Nausika Spahia

Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza e Safet Zhulalit Ilda Zhulali (konflikt interesi)

Djali i Fatos Bejës (MPJ) (konflikt interesi) Sokol Beja

Kunata e Fatmir Mediut (New York) Albana Hasanaj

Vajza e Agim Shehut (Vjenë) Alma Shehu

Vajza e Ilir Banos (MPJ) Albana Bano

Vajza e Jemin Gjanës (Kosovë) Lorena Gjana

Daja i ministrit Spiro Ksera, disponon dhe shtetësi greke (Konsull në Janinë) - Jani Dako


PLARENT SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VENDI I PRESIDENTIT GEORGE W BUSH NË HISTORI (04.28.2013)
MEJË - PËRVJETORI I DHEMBJES SË MADHE (04.27.2013)
FOTOGRAFITË E JAVËS (04.27.2013)
KOSOVË - KRYEQYTETI ME MUNGESË TË MADHE UJIKosova edhe 13 vjet pas luftës nuk ka arritur që qytetarët t’i furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë (04.27.2013)
A U THA TADIQI NË SHKODËR: KOSOVA ËSHTË SERBI?Opinion nga GANI MEHMETAJ (04.27.2013)
'NEW YORK TIMES' 26 PRILL 1909 - SULLTANAT OSMAN APO SHQIPTAR?Nga SAIMIR LOLJA (04.27.2013)
PAK HUMOR...Ë â€“ PAZANE...Nga FRITZ RADOVANI (04.26.2013)
PRESIDENTI BARACK OBAMA VIZITOI QYTETIN UEST TË TEKSASITNjë shërthim masiv la javën e kaluar 14 të vdekur, 200 të plagosur dhe shkatërroi ose dëmtoi rëndë rreth gjysmën e shtëpive të qytetit (04.26.2013)
SAIMIR TAHIRI VENDOS NË FACEBOOK FOTOT KU FLAMUR NOKA ËSHTË NË KAFE ME SHOFERIN E ARBEN FRROKUT, I PRANISHËM EDHE ARBEN RISTANI (04.26.2013)
PRESIDENTI OBAMA NË TEKSAS (04.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]