VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PRESIDENTI OBAMA DARKË ME KORRESPONDENTËT

E Djelë, 04.28.2013, 07:22pm (GMT1)



Presidenti amerikan Barack Obama krijoi shaka të lezetshme me veten dje në darkën vjetore të Shtëpisë së Bardhë me korrespondentët, një aktivitet që sjell së bashku politikanë, gazetarë dhe yjet e Hollivudit.
 
Zoti Obama tha me shaka se huazoi një taktikë të zonjës së parë për të rigjallëruar mandatin e tij të dytë.
 
"E di se kjo punë të lodh. E di se mandati i dytë kërkon energji të reja, të provosh gjëra të reja. Së bashku me grupin tim të punës biseduam dhe vendosëm të vidhnim një nga taktikat e Mishelës."
     
Para se të përfundonte fjalimin e tij, zoti Obama kujtoi viktimat e shpërthimeve në Maratonën e Bostonit dhe ata të shpërthimeve vdekjeprurëse të kohëve të fundit në Teksas.

Presidenti Barack Obama ndau skenën me komedianin Conan O'Brien në hotelin Washington Hilton, gjatë Darkës Vjetore të Shoqatës së Korrespondentëve, dhe mbajti fjalimin e tij të pestë përpara organizatës së gazetarëve që raportojnë mbi Shtëpinë e Bardhë dhe vetë Presidentin. Gjatë fjalimit, Presidenti bëri shaka me veten e tij, me disa nga mediat dhe politikanët e pranishëm.
Po ndërsa të gjithë qeshën gjatë fjalimit, Presidenti Obama e mbylli fjalën e tij me një vlerësim serioz, duke i kujtuar të pranishmëve rolin e rëndësishëm të medias në shoqërinë Amerikane, sidomos në kohë krizash, si ajo e Maratonës së Bostonit apo shpërthimit në Texas që vrau shumë vetë të ndihmës së shpejtë.













www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.