VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MICHELLE PFEIFFER ME 55 PRANVERAT E SAJ (Profil dhe fotogaleri)

E Hënë, 04.29.2013, 09:46am (GMT1)



Voal-online - Sot Michelle Pfeiffer i mbush 55 vjet dhe rendit rreth dyzet filma në karrierën e saj, mes të cilëve "Underworld" të Luc Besson në dalje më 2013 e "Man Under" të Tim Robbins, në paraproduksion.
Suksesin më të madh aktorja yll e arriti në mes të viteve '80 e '90 me filma si "Scarface", "Marrëdhënie të rrezikshme" e "Mosha e pafajsisë". Ka punuar gjithnjë me regjisorë të mëdhenj, por nuk mund të thuhet se Michelle ka pasur nuhatjen e duhur për rolet: mes roleve më të famshme që i ka refuzuar janë ai i protagonistes "Thelma & Louise", "Basic Instinct", "Heshtja e të pafajshmve" e "Pretty Woman". Pavarësisht këtyre rasteve të mëdha të humbura, karriera e saj ka qenë gjithsesi plot me suksese sikurse jeta e saj private: është lumturisht e martuar prej 20 vitesh, për herë të dytë, me producentin televiziv David E. Kelley, nga i cili ka pasur më 1994 John Henryn, të vetmin fëmijë natyral. Pak para se të njihet me Kelley, kur ishte single, në fakt ajo kishte birësuar vogëlushen Claudia Rose duke nisur një prirje që pastaj u vazhdua nga plot dive./ELIDA BUÇPAPAJ


1985, në sheshxhirimin e "E gjitha në një natë" të John Landis


1985, me burrin e parë Peter Horton, aktor e regjisor, me të cilin ka qenë e martuar për 7 vjet


3 mars 2001, Producers Guild of America's 12th Annual Golden Laurel Awards: ceremonia që vlerëson filma, aktorë, aktore, regjisorë e kompozitorë


2001, tejet elegante me veshje nga Giorgio Armani

22 janar 2002, në premièrën e film "Unë jam Sami" in Washington D.C., kushtuar "Special Olympics", organizatës më të madhe sportive, në nivel botëror, kushtuar fëmijëve dhe të rriturve me papaftësi intelektuale


24 janar 2002, e ftuar në talk televiziv "The Tonight Show" të Jay Leno (Foto Getty Images)

24 dhjetor 2003, Michelle e i shoqi David E. Kelley ndihmojnë për të shërbyer darkën e Krishtlindjeve lypsave pranë Los Angeles Mission (Foto Splash)

6 gusht 2007, më në fund aktores i kushtohet një yll në Hollywood Walk of Fame (Foto Getty Images)


16 korrik 2007, i përshëndet fotografët para The Ed Sullivan Theatre di New York, ku po shkon të regjistrojë episodin që e drejton në The Late Show me David Letterman (Foto Getty Images)

27 janar 2008, 14th Annual Screen Actors Guild Awards (SAG Awards): ceremonia që, në Los Anxhelos, vlerëson interpretimet më të mira të aktorëve, prestigjioze por më pak e rëndësishme se Oscars


27 tetor 2012, në Santa Monica mbi red carpet të 8th Annual Elyse Walker Pink Party

(Foto Getty Images)
 


ELIDA BUÇPAPAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.