VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE

E Martë, 04.30.2013, 12:32pm (GMT1)




PRIVATE DISKRETE

I nderuari zotëri Buxhovi,

Nuk njihemi personalisht. Emrin nëse jo më herët do ta keni regjistruar si autor i kritikës ndaj veprës suaj «Kosova». Ndoshta nuk ju ka rënë në sy se unë emrin e kam hequr nga ai studim. Dhe kjo për t'iu ikur spekulimeve të mundshme më nxiti nevojën për t'iu sqaruar ca sende si «viktimë» e kritikës sime.

Tekstin e kam shkruar unë nga fillimi e deri në fund. Dy autorët tjerë teknikisht nuk e kanë asnjë fjali të veten aty. Ideja dhe motivi nuk kanë qenë të miat. Ndikim kanë pasur po, sa u përket paragrafëve që bëjnë fjalë për biografinë, pra aty ku preket personaliteti juaj. Përkundër premtimit të tyre se do të bëjnë diçka për periudhat tjera të cilat unë nuk i njoh gjithaq ata nuk arritën të bëjnë gjë, jo nga arsye tjera, porse siç e konstatova më vonë ata kishin probleme të rënda me të shkruarin. Vonë (tepër vonë) morra vesh po ashtu edhe për habitusin e tyre «akademik»; për asistentët e tyre në Vjenë (të cilët po ashtu nuk i njoh fare) dhe se për çka më kishin instrumentalizuar. Përkthimi po ashtu (keq) është bërë në Vjenë, pasi unë e kam shkruar tekstin drejt në gjermanishte.

Kjo nuk donë të thotë se unë heq dorë nga kritikat e mia për periudhën antike dhe metodologjinë shkencore aty janë bërë më shumë lëshime se sa ju lejohet juve si autor dhe përvojë tuajën, por sepse qëllimisht i kam anashkaluar anët pozitive të veprës çka demonstron jo objektivitetin tim intelektual e shkencor. Nuk është dashtë të manipulohem aq rëndë. Gjë që nuk ia fali vetes dhe as që dua të justifikohem.

Emrin e hoqa pasi mora vesh se kush janë dy autorët tjerë dhe kur arrita të analizoj nivelin e tyre, çka më bëri të fyhem ta kem renditur emrin me ta. Unë me gjithë të këqijat që kam nuk dua të bëhem shërbëtor i asnjë klani, qoftë ai mediokër apo fisnik.
Unë që kur hoqa emrin nga ai tekst desha ta mbyll këtë dosje, mirëpo ndërgjegjja siç po shihet nuk më le ta konsideroj megjithatë të përmbyllur pa ju KËRKUAR JUVE NDJESË për trajtimin joprofesional, tendencioz, jo korrekt dhe fyes. Në të ardhmen ju dëshiroj edhe më shumë suksese duke ju premtuar se ju lexoj pa ndikime eksterne.

Me respekt

Xhemal AHMETI


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.