E Enjte, 04.25.2024, 04:45pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Evropa e Lirë: Agjenda për operacionalizim
E Premte, 09.18.2009, 03:58pm (GMT+1)

 

Gjatë ceremonisë, 18 shtator 2009

 

 

Autoritete vendore dhe ndërkombëtare në Prishtinë, e kanë quajtur hap të rëndësishëm për Kosovën arritjen e kapaciteteve të para operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoninë zyrtare, me rastin e shënimit të këtij rezultati, mekanizmat përgjegjës u zotuan për arritjen, sa më parë, të kapaciteteve të plota vepruese të FSK-së.

Arritja e kapaciteteve të para operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është cilësuar si hap i rëndësishëm nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe nga ata të misionit të NATO-s, në vend.

Në ceremoninë zyrtare, e cila u mbajt në Komandën e Forcave Tokësore të FSK-së, në Prishtinë, liderët kosovarë thanë se operacionalizimi i FSK-së dëshmon për, siç thuhet, përpjekjet që shteti i Kosovës ka në drejtim të arritjes së standardeve për integrim në NATO dhe në strukturat e tjera euro-atlantike.

Presidenti i Kosovës, njëherazi Komandant Suprem i FSK-së, Fatmir Sejdiu, e quajti një ndër rrëfimet më të mira për shtetin e Kosovës arritjen e kapaciteteve të para operacionale të FSK-së.

"Institucionet e Republikës së Kosovës po bëjnë përpjekje të gjithanshme që të arrijnë standardet e kërkuara për integrime euro-atlantike".

"Pa dyshim se puna e deritashme për ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës është njëra ndër rrëfimet më të mira të suksesit të përgjithshëm që është arritur në Republikën e pavarur, sovrane dhe demokratike të Kosovës",
tha presidenti Sejdiu, duke theksuar se arritja e kapaciteteve fillestare të FSK-së ka ardhur, ndër të tjera, si rezultat i mbështetjes së këtij procesi nga misioni i NATO-s në vend.

Komandanti i këtij misioni, gjenerali gjerman Markus Bentler, u zotua se synim i ardhëm i Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila aktualisht përbëhet nga rreth 1800 pjesëtarë, do të jetë arritja e kapaciteteve të plota operacionale.

"Kjo është një ditë festive. Ne kemi arritur shumë së bashku dhe do të vazhdojmë të ndjekim rrugën për të arritur plotësimin e kapaciteteve të plota. Ne jemi në rrugë të mirë", deklaroi gjenerali Bentler.

Kapacitetet fillestare operacionale të FSK-së do të përqendrohen në mënjanimin e mjeteve shpërthyese, zjarrfikje, operim me materie të rrezikshme dhe kërkim-shpëtim.

Mirëpo, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, shprehu bindjen se operacionet e para të FSK-së fuqizojnë përpjekjet e Kosovës për, siç tha, jetësimin e parimeve të shtetësisë.

"Jetësimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës e kishte po këtë qëllim, që përmes profesionalizimit të kuadrove të saj të dëshmojë se siguria është, sa dëshirë, aq edhe brengë e të gjithë neve, pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare apo gjinore", tha kryeministri Thaçi.

Ndërsa, ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, bëri të ditur edhe agjendën e ardhshme të FSK-së.

"Infrastruktura dhe pajisjet, sipas standardeve të NATO-s, trajnimet e avancuara, profesionalizimi dhe arritja e kapaciteteve të plota, janë synimet tona sipas planit të veprimit plotësisht të koordinuar me agjendë të përbashkët të qeverisë dhe popullit të Kosovës me Aleancën Veri-atlantike dhe Bashkimin Evropian në rrugën drejt integrimeve", tha Mujota.

Në fund të procesit të formimit, Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të ketë 2.500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervë.

Deklarimi i NATO-s për arritjen e kapaciteteve fillestare operacionale të kësaj force u bë në fillim të kësaj jave. (http://www.evropaelire.org)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri i Amerikës: Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë (09.18.2009)
Strukturat e reja në komunat serbe (09.17.2009)
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)
Huruglica: Pengesa serioze nga Doganat e Serbisë (09.16.2009)
BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës (09.15.2009)
Marko Prelec: EULEXi ta përfshinte Prishtinën në protokoll (09.15.2009)
Evropa e Lirë: Protestë e qetë kundër protokollit (09.14.2009)
RTK: Rreth 1 mijë qytetarë protestuan qetë kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi (09.14.2009)
BBC: Nënshkruhet protokolli EULEX- Serbi (09.13.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]