VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ALEANCA KUQEZI PROTESTON, SPAHIU - SLOGANI YNË 'KOHA PËR PASTRIM, E DUAM SHQIPËRINË PA BERISHËN E RAMËN'

E Mërkurë, 05.01.2013, 12:39pm (GMT1)



TIRANË -Aleanca Kuq e Zi zhvillon sot më 1 Maj protestën në Tiranë. Protestuesit janë ndalur në sheshin para kryeministrise me thirrje e parrulla kundër kryeministrit Sali Berisha dhe qeverisë së tij, ndërsa kreu i qeverisë ndodhej në Korçë për takime dhe përurime.

Kreu i AK, Kreshnik Spahiu theksoi se nga dita e sotme, kryeministri nuk është më shtetas, por duhet cilësuar 'i ndjeri'.
Kreshnik Spahiu.

"Nga sot ai nuk është më shtetasi Berisha, por i ndjeri Berisha, pasi ia ka vdekur politikisht për të gjithë shqiptarët",- tha Spahiu, në fjalën e tij para protestuesve.

Sipas tij, në këtë ditë Berishës do i bëhet dhuratë në zyrë një antiplumb. "Me këtë ne i kujtojmë se nga populli nuk shpëton dot, nga arresti dhe prangat ty nuk të shpeton dot askush",- ka thënë ai, duke iu drejtuar kangjellave të kryeministrisë ku vari dhe jelekun antiplumb.

"Më lejoni që t'ja lë në zyrë dhe ti them se nga populli nuk shpëton dot. Nuk të shpëton as Edi Rama, askush tjetër".
Spahiu ka lëshuar akuza të ashpra kundër Berishës e qeverisë së tij, por edhe opozitës dhe kreut të PS-së, Edi Ramës.
"Ne nuk jemi as aleanca e Gërdecit dhe as e 21 Janarit, kur i ndjeri Berisha vriste dhe Edi Rama mohonte gjakun e derdhur",- tha ai.
Sipas Spahiut, slogani elektoral i AK do jetë "Koha për pastrim".
"Nuk kërkojmë të heqim një të ndjerë Berisha, e të sjellim një tjetër, të sjellim kufoma. Kufomat e kanë vendin tek kufomat. Koha për pastrim, do jetë slogani ynë. Ne duam parlament ku të dominojnë të gjitha ngjyrat, por të mbizotërojnë ngjyrat kuq e zi. Duam Shqipërinë pa të ndjerin Berisha e Rama. Jemi këtu të marrim bekimin e shqiptarëve. Shqiponja është shpend jetëgjatë, ndryshe nga këta dy zvarranikë dhe zvarranikët që i shoqërojnë njëherë duke u zvarritur, njëherë nga e majta dhe njëherë nga e djathta".


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.