E Premte, 04.19.2024, 07:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
FOTOT SEKRETE TË SIGURIMIT PËR VRASJET NË KUFI - PAS DEKRETIT TË RAMIZ ALISË TË VITIT 1990
Nga AIDA TUCI

E Enjte, 05.02.2013, 06:55am (GMT+1)




Arkiva e Shërbimit Sekret Shqiptar gjatë kohës së sundimit komunist fsheh shumë fakte të rënda të vras-jeve, pushkatimeve, burgosjeve, internimeve të mijëra familjeve shqiptare. Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën nëpër burgje 9052 vetë; u burgosën si të dënuar politikë 17 900 njerëz dhe u internuan për motive politike 30 383 të tjerë. Të gjitha këto shifra vijnë të dokumentuara me foto dhe dokumente në albumin e titulluar "Terrori komunist në Shqipëri", ideuar nga Prof. dr Luan Malltezi dhe përgatitur për botim nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku. Albumi u promovua dje në sallën e Muzeut Historik Kombëtar. Gjatë këtyre 23 viteve është shkruar dhe folur shumë për krimet e komunizmit, kanë parë dritën e botimit shumë dokumente e foto, një pjesë e të cilave janë përfshirë edhe në këtë album, por shumë të tjera rrinë ende në magazinat e mëdha të Arkivit të Ministrisë së Brendshme ku mbahen të mbyllura dosjet e komunizmit. Enver Kushit, një ndër realizuesit e këtij albumi, i është dashur të gërmojë gjatë në këta arkiva për të sjellë dokumente dhe foto që publikohen për herë të parë. Ajo që e ka tronditur më shumë janë vrasjet masive që u bënë në kufi në vitin 1990."Janë qindra të rinj të vrarë. Fotot e vrasjeve janë vërtet tronditëse", rrëfen Kushi në intervistën e tij, duke dhënë dhe detaje rreth shumë zbulimeve që ai ka bërë në këtë arkiv.

Zoti Kushi, është shkruar dhe folur shumë këto 23 vjet për krimet e komu-nizmit dhe sigurisht që ka ende shumë për të thënë, por çfarë është e panjohur që ju e sillni në këtë album?

"Terrori komunist në Shqipëri" është dra-ma shqiptare që zë fill nga viti 1948 deri më 1990-ën. Është konceptuar si album sepse kemi patur një lëndë të pasur falë ndihmës që na ka dhënë Arkivi i Ministrisë së Brendshme, por dhe Agim Musta, ish i persekutuar politik. Ky album ka qindra foto, por ato që botohen për herë të parë janë disa foto që kanë të bëjnë me vrasjet në kufi në vitin 1990. Në maj të këtij viti doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia, ku thuhej se arratisja, kalimi i kufirit nuk quhej tradhti ndaj atdheut, dhe se nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin. Janë vrarë dhjetëra të rinj dhe janë vrasje nga më makabret. Janë të gjitha të dokumentuara dhe me lista emërore të të vrarëve në kufi.

Ka fakte të dokumentuara që vrasjet janë bërë nga Sigurimi i Shtetit shqiptar?

Fotografitë janë marrë nga Arkivi i Min-istrisë së Brendshme. Në këto dosje ka informacione dhe të dhëna që vinin nga degët e kufirit në Veri dhe Jug të Shqipërisë, që nga Shkodra, Tropoja, Saranda, Korça, ku drejtues të pikave kufitare japin informacione për vrasjet që ishin bërë në kufi. Sipas këtyre të dhënave, mosha e të vrarëve në kufi ishte nga 18 vjeç-32 vjeç. Sigurimi i Shtetit edhe atëherë dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotografitë e kufomave. Janë ndoshta fotografitë më tronditëse që unë kam parë në arkiv.
Këto fotot flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë në atë periudhë. Janë arratisur nga kufiri jugor dhe sidomos shumë kanë kaluar nga Mali i Zi.

Këtu në libër është dhe një letër drejtuar Enver Hoxhës, dhe në fund ka emrin e Edip Tërshanës...


Edhe kjo letër botohet për herë të parë. Është një letër e shkruar nga Edip Tërshana, mësues i merituar, themeluesi i Lëvizjes Antifashiste në Dibër. Duke parë rrugën që mori pushteti pas Luftës Antifashiste, ai i dërgoi një letër Enver Hoxhës. Është një letër shumë kurajoze, që vetëm një burrë si ai mund të merrte kurajën t'i drejtohej Enver Hoxhës me TI dhe t'i thoshte se ishte kundra pushtetit dhe se ai ishte tradhtar. Tërshana u dënua me pushkatim, por vrau veten në qeli pak minuta pasi shkroi këtë letër. Origjinali ishte shkruar me laps në një copë gazete dhe na u desh ta deshifronim për ta bërë të lexueshme. Gjithashtu, botohen për herë të parë edhe disa grafika të të burgosurve politikë gjatë viteve '50, që shprehin revoltën e tyre qeli. Botohen për herë të parë dhe dy trakte në formë fletërrufeje, i pari është shpërndarë në qytetin e Korçës dhe tejtri në Tiranë në vitin 1974 nga një qytetar nga Korça që quhej Çlirim Proko.

Letra e Edip Tërshanës  për E. Hoxhën

Enver! Ideali Kombëtar më ka ba që jam kundra Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhti të Atdheut, se jo vetëm hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot organizatorët Sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetërore dhe para-shtetërore. Kjo është tradhëti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar që UNÇ të jetë kundër nesh humbin shumë miq; kjo është Tradhëti. Jam kundra për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq, që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20.000-30.000 që dergjen në burg se s'janë "Komunista" sllavë. Kjo është tradhti. Jam kundra se e plaçkiti. Ky është pushteti që varfnoi tregun shqiptar për të vesh klyshët e Rusisë dhe e la popullin byth-lakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet vesh-mbathje; kjo është pra tradhtia. Jam kundra këtij Pushteti, se është spekullator tue grabit popullin me Ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarët po ja shet ma shtrenjt se ç'e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër f amiljesh të tregtarëve kinse janë spekullatorë. Kurse Pushteti është në spekullator, se ja mori misrin 10 lekë e ja shiti 11.50; ja mori grunin 10 lekë ja shiti 15 mori duhanin 15-20 fr dhe ja shiti 100-120 fr. Mallin e U.N.R.A.S nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij, shkoi në Rusi e të Titua. Kjo është tradhti. Jam kundra se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliard e disa milion fr shqiptare për të ushqyer Pecot e mashorët e Frontit. Sot thuhet g jithçka për pushtetin, ndërsa dje Nacionalistat thonin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto? Jam kundra thirrjeve "Jemi bijtë e Stalinit", sepse ulin shumë poshtë rininë, aq poshtë sa kur përmend Stalinin, të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundra se injoranca s'don kulturën; kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhti. Jam kundra sepse s;ka liri fjale e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Kjo është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundra se në Historinë për Shkollat Unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekërve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën. Kështu i shërbejmë imperializmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ja mbrriti dhe kësaj ëndrre. Jam kundra, se grabitni teshat e "reaksionarëve", si i quani ju pra grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundra, se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër, arrijnë me grabitë gratë e botës, me grabitë karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundra, se tregtia, toka dhe nëntoka, Ekonomia Kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s'është kjo tradhti e naltë? Enver Tue çfaq këto, tue qenë i vendosur me Idealin Kombëtar, unë kam qenë, jam kundra Pushtetit e këtë ja kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranu se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë, pasi i jati të vrasë të birin e bijtë e vet. Edhe kjo është tradhti e pushtetit popullor. Ky pushtet futi përçarjen toske e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr, jeni tue ja ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s'është tradhti? Rroftë Ideali Kombëtar Rroftë Shqipëria me Kosovën, që ju ja falët Jugosllavisë! Rroftë Populli shqiptar! Rroftë flamuri kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana 22.11.1947


AIDA TUCI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LINDJA E TELEVIZIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRIStudim nga Msc. ELVIN LUKU, gazetar në tv Vizion Plus, PHD Candidate on Communications (05.01.2013)
ALEANCA KUQEZI PROTESTON, SPAHIU - SLOGANI YNË 'KOHA PËR PASTRIM, E DUAM SHQIPËRINË PA BERISHËN E RAMËN' (05.01.2013)
KOSOVË - DITA E PUNËS E GJEN GJYSMËN E POPULLSISË TË PAPUNË (05.01.2013)
SHBA - 20 VJETORI I MUZEUT TË HOLOKAUSTIT (05.01.2013)
MAQEDONIA ME LIGJE RACISTE UA MOHON SHQIPTARËVE SHTETËSINËNga EMIN EGRIU dhe Prof. TEUTA LLALLA (04.30.2013)
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE (04.30.2013)
MICHELLE PFEIFFER ME 55 PRANVERAT E SAJ (Profil dhe fotogaleri) (04.29.2013)
FOTOREPORTAZH - KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE - KRYETAR U RIZGJODH GJON BUÇAJ (04.29.2013)
PRESIDENTI OBAMA DARKË ME KORRESPONDENTËT (04.28.2013)
DHE PYETJET MBETEN - LETËR BURRIT TIMNga JUTTA BENZENBERG (04.28.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]