E Premte, 03.29.2024, 04:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
ÇFARË PËRMBAN ALBUMI 'TERRORI KOMUNIST NË SHQIPËRI'
E Enjte, 05.02.2013, 02:01pm (GMT+1)




Tiranë, 2 maj - Komunizmi ka funksionuar në Shqipëri deri në vitet "˜90, ku shërbimi sekret i drejtuar prej tij ka eliminuar afro 100 të rinj në pika të ndryshme kufitare të vendit, teksa tentonin të kalonin kufirin.



Ndryshimi i ligjit për kalimin e paligjshëm të kufirit më 8 maj 1990 nga ish-presidenti Ramiz Alia, duket se ka qenë një farsë, pasi urdhri i vërtetë përtej këtij ndryshimi ka qenë eliminimi, për çdo person që do të shkelte kufirin. Foto të vrasjeve makabre, që janë marrë nga arkivat sekrete, shihen në albumin e prezantuar dje nga Muzeu Historik Kombëtar "Terrori komunist në Shqipëri", përgatitur nga Enver Kushi dhe Fatmir Boshnjaku.



Çdo vrasje është e dokumentuar me kronologjinë e ngjarjes dhe fotot e personit të vrarë. "Fotot e vrasjeve në kufi në vitin 1990 botohen për herë të parë. Në maj të vitit 1990, doli një dekret i firmosur nga Ramiz Alia ku thuhej se arratisja dhe kalimi i kufirit nuk quheshin më tradhti e nuk mund të vriteshin ata që kalonin kufirin. Rinia shqiptare e gënjyer nga ky dekret filloi në masë të kalonte kufirin", thotë Enver Kushi.



Sipas tij, mosha e të rinjve të vrarë është nga 18-32 vjeç. "Sigurimi i shtetit dokumentonte çdo gjë. Përkrah informacioneve janë dhe fotot. Janë fotot më tronditëse që unë kam parë në arkiv.
Këto foto flasin sa për dhjetëra libra, sa për dhjetëra tragjedi. Janë mbi 100 të vrarë. Janë arratisur nga Jugu e sidomos nga Mali i Zi", thotë Kushi. Përveç vrasjeve në kufi, ky album kërkon të tregojë dramën shqiptare nga viti 1948-1990, shrkuan gazeta "Shqip".



Sipas Kushit, një tjetër dokument që botohet për herë të parë është edhe një letër e Edip Tërshanit dërguar Enver Hoxhës, një njeri i cili merr guximin dhe i shkruan udhëheqësit komunist se ka shkelur idealet dhe parimet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Në album janë dhe letra nga të burgosur politikë të viteve "˜50 ku shprehin revoltën. Historia e Shërbimit Sekret Shqiptar paraqet një pamje mjaft të rëndë për periudhën e sundimit komunist në Shqipëri.

Nga të dhënat jo të plota të arkivit të Ministrisë së Brendshme rezulton se gjatë këtij regjimi u vranë 5157 njerëz dhe vdiqën në burgje 9052 vetë, u burgosën si të dënuar politikë 17.900 njerëz, u internuan me motive politike 30.383 të tjerë. Nga viti 1945-1988 nga Shqipëria janë arratisur 11,800 vetë. Për motive politike u dënuan me burgime, punë të detyruar dhe me konfiskim të pasurisë 19.250 persona.
 
Në burgjet shqiptare, në kampet me punë të detyruar dhe internimi kanë vuajtur për motive politike edhe shtetas italianë, grekë, jugosllavë, gjermanë, austriakë, polakë, rusë, etj. Shqipëria kishte rreth 40 burgje të mbyllura dhe mbi 50 kampe me punë të detyruar me të dënuar për motive politike. Në këto burgje dhe kampe me punë të detyruar kanë gjetur vdekjen 980 të dënuar politikë dhe 380 persona kanë pësuar trauma psikike. Nga nëntori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1991 u ekzekutuan 450 gra.
--
Simon Stefani

(Diskutim në takimin me shokët zv/ministra dhe të komandës së kufirit më 19 mars 1990)
Thamë se janë rritur tendencat për arratisje e në disa zona për këto flitet hapët. Këtë situatë nuk duhet ta lejojmë, prandaj ligjet që kemi duhet t'i zbatojmë. Nëse në ndonjë rast është bërë politikë në interes të atdheut e të personit të gënjyer e të çoroditur nga ideologjia borgjeze, kjo nuk do të thotë se do të bëhet vijë.

Ata që do të kalojnë në rrugë të fshehtë, të kalojnë kufirin, do të dënohen në bazë të ligjit dhe nëse nuk do t'u binden kërkesave të kufitarëve, dënimi do të jetë dhe kapital. Këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim e iluzion.

Disa çështje të tjera që edhe mund të lidhen me problemin e mësipërm.
Është e vërtetë që tendenca e arratisjes ka qenë dhe është e mprehtë. Organet tona për këtë tendencë kryejnë një volum të madh pune, në ndjekjen e tyre harxhojnë mjaft kohë, forca, mjete dhe para.

Për këtë tendencë nga viti 1984 e deri tani, janë ndjekur afro 2 mijë vetë, janë arrestuar 398 persona, janë këshilluar e demaskuar 11000 persona të tjerë nga organet e Partisë, të pushtetit dhe degët e punëve të brendshme.

Me gjithë këto masa nga viti 1984 deri në 6-mujorin e parë të vitit 1988 mundën të realizojnë arratisjen jashtë shtetit 354 persona. Veç këtyre u kapën me tentativë për t'u arratisur në zonat kufitare 495 vetë. Që nga çlirimi e deri në vitin e fundit janë arratisur në moshë madhore nga Shqipëria 11.800 vetë.
---
Ministri i Punëve të Brendshme

Hekuran Isai

ERSEKA
-Më darë 2.2.1990, rreth orës 24:00, njësiti i shërbimit i postës kufitare Rehovë, në rajonin e piramidës 6, kuadrati 6776, ra në përpjekje të tre shkelësve kufiri nga brenda jashtë.

Si rezultat i zjarrit të njësitit mbeti i vrarë Ilirjan Ismail Zari, vjeç 30, banues në Tiranë, roje në depon e armatimit të çetës vullnetare Kinostudio. Dy shkelësit e tjerë u kthyen në thellësi të tokës sonë. Si rezultat i masave në orën 05:00, të datës 3.2.90 u kap Agim Ismail Zari, vëllai i të vrarit. Vazhdon kërkimi për kapjen e të tretit, i cili është Ylli Qemal Keti, me origjinë nga Kolonja dhe banues në Tiranë, martuar me motrën e dy shkelësve të mësipërm.

SHKODRA
Më datën 14.6.1990, në postën kufitare të Hanit të Hotit, nga kontrolli i kryer në pengesën klon, u konstatua një gropë dhe një granatë dore luftarake. U njoftua posta kufitare e cila nisi njësitin e kontrollit së bashku me qenin kërkues, të cilët ranë në përpjekje me shkelësit e kufirit me drejtim nga brenda jashtë. Njësiti bëri paralajmërim duke qëlluar me armë në ajër, për shkak se nuk u ndalën, qëlloi në drejtim të tyre duke vrarë Pëllumb Pëllumbin nga Shkodra, i pa zënë në punë, ndërsa në orën 01:50, të datës 15.6.90 u kap shkelësi tjetër Marjan Zef Ndoja, nga Shkodra. Vazhdon bllokimi i kësaj zone.

ERSEKA
Më datën 10.6.1990 u ndalua Irfan Sali Liçi, vjeç 27, banues në Pojan të Korçës, kooperativist, për arsye se karakteristikat e tij të jashtme janë të njëshme me shkelësin e kufirit që u largua në drejtim të paditur në përpjekje me njësitin kufitar të postës Shelegur. Në përpjekjen e orës 8:00, më 10.6.90 u vra në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Fatmir Ismail Duro, vjeç 25, banues në Orman, Pojan i Korçës.

SHKODRA
Më datën 12.6.1990, në postën kufitare Zogaj u asgjësua në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Nin Rok Hoti, vjeç 25, rrobaqepës, banues në Shkodër.

POGRADECI
Më datën 17.7.1990, në sektorin e postës kufitare Peshkëpi, nga njësiti i kontrollit u kap në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit Artan Ahmet Kushi, vjeç 16, banues në Elbasan, nxënës, i cili u ndalua.

GJIROKASTRA
Në datën 17.7.1990, ora 11:45, në sektorin e postës kufitare Radat në tentativë për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, u kapën dy persona dhe u vra një tjetër: Arjanit Ali Vashaj, vjeç 27, shofer, Shkëlqim Avni Deçaj, vjeç 27, banues në Vlorë, punëtor, të cilët u ndaluan, Muharem Fejzo Velaj, vjeç 25, banues në Klos Mallakastër Fier, kooperativist, i cili u vra nga njësiti pas zbatimit të kërkesave të rregullores për kapjen e tij të gjallë.

SHKODRA
Më datën 18.7 1990, realizuan kalimin e paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Frederik Kol Petraqi, vjeç 25, punëtor dhe Mark Noc Çuçia, vjeç 25, punëtor në peshkim.

Më datën 18.7.1990, u kapën në tentativë për kalim të paligjshëm të kufirit në sektorin e postës kufitare Reç Rakip Myftar.

 KORÇA
Më datën 18.7.1990, në sektorin e postës kufitare Ponçarë, njësiti i shërbimit në orën 03:05 ra në përpjekje me shkelësit e kufirit Nardi Kujtim Ravolli e Osman Xhakolli, të cilët tentuan t'i merrnin armët njësitit të shërbimit dhe pastaj të realizonin kalimin e kufirit. Njësiti i shërbimit asgjësoi Osmanin dhe plagosi rëndë Nardin.

Letër e Edip Tërshanës dërguar Enver Hoxhës

(Botohet për herë të parë)
Enver! Ideali kombëtar më ka ba që jam kundër Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Unë isha në Dibër krijuesi i saj. Lëvizja Nacional Çlirimtare është në tradhti të Atdheut, se jo vetëm që hoqi dorë nga Kosova e Dibra, por sot me Pushtetin Popullor, Shqipëria është në robëri të Beligradit politikisht dhe ekonomikisht. Sot, organizatorët sllavë janë ata që drejtojnë punët shtetërore dhe parashtetënore. Kjo është tradhti. Sot politika e jashtme e juaj sllave ka shkaktuar që U.N. të jetë kundër nesh, humbi shumë miq. Kjo është tradhti.

Jam kundër për vrasjet me gjyq dhe pa gjyq që i bëhen këtij populli, pse kështu don sllavi. Për 20000-30000 shqiptarë që dergjen në burg se s'janë "komunistë sllavë". Kjo është tradhti. Jam kundër se e plaçkiti. Ky është Pushteti që varfëroi tregun shqiptar për të vesh këlyshët e Rusisë dhe e la popullin bythëlakuriq, ndërkohë që ne kishim për 20 vjet veshmbathje, kjo është pra tradhtia. Jam kundër këtij Pushteti se është spekulator tue e grabit popullin me ligj dhe mallin e sekuestruar nga tregtarët po ia shet ma shtrenjt se ç'e kishin ata, duke lanë në rrugë një numër familjesh të tregtarëve, kinse janë spekulatorë.
Kurse Pushteti është më spekulator se ia mori misrin 10 lekë e ia shiti 11.50. Ia mori grurin 10 lekë ia shiti 15, mori duhanin 15-20, ia shiti 100-120.

Mallin e U.N.R.A.S. nuk e pa populli, se një pjesë e madhe e tij shkoi në Rusi te Titua. Kjo është tradhti. Jam kundër se për dy vjet kemi shpenzuar dy miliardë e disa milionë Fr.Shq. për të ushqyer Pecot e hamshorët e Frontit. Sot thuhet gjithçka për Pushtetin, ndërsa dje Nacionalistët thoshin gjithçka për Atdheun. A nuk janë tradhti këto?

Jam kundër thirrjeve "Jemi bijtë e Stalinit", sepse e ulin poshtë rininë, aq poshtë sa kur përmend Stalinin të gjithë ngrihen në këmbë. Jam kundër se injoranca s'don kulturën, kështu duan sllavët. Kjo besoj është tradhti. Jam kundër sepse s'ka liri fjale, e shtyp të lirë. Ka vetëm terror. Ky është shqiptarizëm: të rrojnë të Frontit, të tjerët të vdesin? Jam kundër se në historinë për shkollat unike thuhet: Ballkani në kohët e lashta banohej prej grekëve e maqedonasve e se ilirët e lavdishëm u zhdukën.

Kështu i shërbejmë imperalizmit sllav. Pjetri tha: Rusia duhet të ketë tre sy: Vlladivostok, Petrograd e Durrës dhe dishepulli i tij Stalini me pushtetin tradhtar të sotëm në Shqipëri, ia mbërriti dhe te ne kësaj ëndrre.
Jam kundër se grabitni teshat e "reaksionarëve", si i quani ju pra, grabit dhe ha. Kësaj i thonë me vjedh lirisht. Jam kundër se oficerë të Mbrojtjes këtu në Dibër arrijnë me grabit gratë e botës me grabit karriollat e teshat shtëpiake e askush nuk tha ndal. Kjo është poshtërsi. Jam kundër se tregtia, toka dhe nëntoka, ekonomia kombëtare janë në dorë të sllavëve. Njëzet shoqni jugosllave në ekonominë shqiptare, a s'është kjo tradhti e naltë?

Enver!
Tue i çfaq këto, tue qenë i vendosur me idealin kombëtar unë kam qenë, jam kundër Pushtetit e këtë ia kam vu në dritë popullit, i cili e ka pa dhe pranue se 95% është kundra Pushtetit. Revoltën veç terrori i madh e mban. Pret nënë e mjerë pasi i ati do të vrasë të birin e të bijën e vet. Edhe kjo është tradhti e Pushtetit popullor. Ky Pushtet futi përçarjen toskë e gegë, katolikë e ortodoksë, myslimanë e ortodoksë, pra tradhti e naltë. More të mjerë, ju ka verbu fanatizma e ideologjisë dhe nuk shifni faktin që po i bëni popullit varrin. Këtë varr jeni tue ba Atdheut edhe me politikën tuaj të jashtme. A s'është tradhti?

Rroftë Ideali Kombëtar
Rroftë Shqipëria me Kosovën që ju ia falët Jugosllavisë!
Rroftë Populli Shqiptar!
Rroftë Himni i Flamurit Kombëtar i panjollosur!

Edip Tërshana, 22.11.1947

--
TORTURAT

Deklaratë

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:
Po rreshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve, sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto, Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerë kanë pasur dijeni dhe s'kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundër tyre që i bënin, madje këta vetë na inspironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundër.

Janë përdorur këto forma torturash:
1. Jeleku (tortura më e tmerrshme).
2. Kamxhiku dhe druri.
3. Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.

4. Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fiktë.
5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
6. Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t'i preknin majat e gishtërinjve.

7. Thyerje e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundër tyre).
8. Kripë në gojë
9. Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin ose do të vareshin dhe shtihesh në ajër ose shpiheshin afër litarit.

10. Tortura morale në lidhje me familjen. Do të ta burgosim, do të t'i vrasim bile në Shkodër. Për të thyer rezistencën e Dulo Kalit e shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra. Ata bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty t'i çnderonin.

11. Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë.
12. Një herë Myftar Tarja i futi një Toptanit nevojë në gojë dhe çorape të palara.
13. Djegie e mishit me cigare.

Dëshmitari Shaban Zereci, vjeç 45, nëpunës, banues në Tiranë, u betua rregullisht, u pyet e tha: Kam qenë partizan qysh prej vitit 1942, kryetar çete, komandant batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14.VI.1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe. Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe mbasi unë nuk hapja gojën më kanë thyer këmbët me dru, deri sa u detyrova ta hap. Nuk e mora vesh asnjëherë pse u arrestova.

I pandehuri Vango tha: Në hetuesi qe metodë pune tortura. Janë praktikuar lloje të ndryshme torturash, si p.sh. qëllesa me pëllëmbë, lënia pa bukë për ditë të tëra, lidhur duar e këmbë me hekura të rënda, jeleku, ujë të ftohtë me litar të lagur, kokën në kovë. Këto metoda bisedoheshin dhe janë ngritur edhe në mbledhje dhe torturat kanë ardhur duke u perfeksionuar.

(Marrë nga dosja e gjyqit të Koçi Xoxes. Arkivi i MB)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOPI: PD I PËRZURI DHJETORISTËT PËR HIR TË ISH ZYRTARËVE KOMUNISTË - BERISHA DUHEJ RRËZUAR PAS GËRDECIT (05.02.2013)
FOTOT SEKRETE TË SIGURIMIT PËR VRASJET NË KUFI - PAS DEKRETIT TË RAMIZ ALISË TË VITIT 1990Nga AIDA TUCI (05.02.2013)
LINDJA E TELEVIZIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRIStudim nga Msc. ELVIN LUKU, gazetar në tv Vizion Plus, PHD Candidate on Communications (05.01.2013)
ALEANCA KUQEZI PROTESTON, SPAHIU - SLOGANI YNË 'KOHA PËR PASTRIM, E DUAM SHQIPËRINË PA BERISHËN E RAMËN' (05.01.2013)
KOSOVË - DITA E PUNËS E GJEN GJYSMËN E POPULLSISË TË PAPUNË (05.01.2013)
SHBA - 20 VJETORI I MUZEUT TË HOLOKAUSTIT (05.01.2013)
MAQEDONIA ME LIGJE RACISTE UA MOHON SHQIPTARËVE SHTETËSINËNga EMIN EGRIU dhe Prof. TEUTA LLALLA (04.30.2013)
XHEMAL AHMETI I KËRKON NDJESË JUSUF BUXHOVIT NË NJË LETËR PRIVATE-DISKRETE (04.30.2013)
MICHELLE PFEIFFER ME 55 PRANVERAT E SAJ (Profil dhe fotogaleri) (04.29.2013)
FOTOREPORTAZH - KUVENDI I VATRËS U DHA FUND SUKSESSHËM PUNIMEVE - KRYETAR U RIZGJODH GJON BUÇAJ (04.29.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]