E Enjte, 04.25.2024, 09:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Perspektiva evropiane e Kosovës në teori dhe në praktikë
E Premte, 09.18.2009, 08:35pm (GMT+1)

 

A është Kosova një shtet europian? Kjo ishte pyetja e ngritur për diskutim në Institutin e Paqes së Shteteve të Bashkuara këtu në Uashington. Perspektiva europiane e Kosovës përsëritet vazhdimisht në teori nga zyrtarët e Bashkimit Europian, por në praktikë, banorët e shtetit më të ri në botë ende nuk kanë parë hapa realë në rrugën drejt integrimit në këtë grup.


Ndërkohë që ka kaluar më shumë se një vit e gjysëm që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, shteti i ri ende po përpiqet të gjejë të ardhmen e tij europiane. Ndonëse nga pikëpamja gjeografike, Kosova është pjesë e Europës, integrimi i saj në Bashkimin Europian duket se ka mbetur deri diku peng i mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Një nga pengesat kryesore në integrimin europian të Kosovës është fakti që pesë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk e njohin pavarësinë e saj dhe BE-ja duket se ia ka lënë kohës çështjen e njohjes së shtetit të Kosovës për të vazhduar më tej me integrimin. Engjëllushe Morina, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Kosovare për Stabilitet, thotë se kjo ka krijuar një gjendje paqartësie tek popullata e Kosovës mbi të ardhmen e vendit të tyre.

"Zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian na thonë vazhdimisht se kemi një prespektivë europiane. Por ka njerëz në Kosovë që nuk e kanë parë asnjëherë Europën, dhe nuk e njohin atë. Ka studentë që nuk e dinë ç'do të thotë të jesh europian, sepse nuk lejohen të udhëtojnë në Europë, për shkak të embargos së vizave. Prandaj njerëzit nuk e kuptojnë se për çfarë perspektive flasin zyrtarët e BE-së."- thotë ajo.

Ish Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, zoti Soren Jesen Petersen, pajtohet me idenë që liberalizimi i vizave është një çështje parësore për të.

"Nuk ka asnjë çështje më të rëndësishme për banorët e rajonit sesa liberalizimi i vizave. Për ta nuk është e qartë pse u thuhet se e ardhmja e tyre është në Europë, në një kohë që ata nuk lejohen ta shohin këtë të ardhme,"- thotë zoti Petersen.

Si zonja Morina ashtu edhe zoti Petersen theksojnë se qëndrime të tilla kanë shkaktuar një ndjenjë anti-europiane në rajon në përgjithësi, si dhe brenda Kosovës në veçanti.
Një nga përfundimet kryesore të samitit të BE-së në Selanik para gjashtë vjetësh, ishte se Ballkani perëndimor ka një të ardhme europiane. Por deri tani mundësia për të udhëtuar pa viza është miratuar vetëm për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Zonja Morina thotë se kjo krijon idenë se disa vende të rajonit po lihen jashtë integrimit.

"Për momentin ka një ndjenjë pakënaqësie ndaj BE-së në Kosovë, meqenëse duket se Kosova po trajtohet ndryshe në krahasim me vendet e tjera të rajonit e sidomos me Serbinë."

Por zoti Petersen thekson se pranimi i pjesshëm i disa vendeve të rajonit nuk e përmbush qëllimin e mesazhit të Selanikut.

"Selaniku fokusohej në të gjithë vendet e rajonit, dhe kjo do të nënkuptonte që edhe Kosova sot duhet ta kishte perspektivën dhe të ardhmen europiane, sepse po të lihej jashtë cilido shtet, kjo do të minonte qëllimin e procesit të integrimit të BE-së dhe përkushtimin e tij ndaj Ballkanit perëndimor,"- thotë ai.

Por çështja që ka ngjallur debate më shumë është shtytja e disa shteteve anëtare të BE-së për një integrim të shpejtë për Serbinë, në një kohë që Beogradi përpiqet të minojë politikat europiane në Kosovë. Në këtë kuadër, pjesëmarrësit në diskutim theksuan se është e rëndësishme që BE-ja të mësojë nga e kaluara dhe të bëjë një marrëveshje zyrtare me Beogradin që ky i fundit të mos bllokojë integrimin eventual të Kosovës në bashkim. (http://www.voanews.com/albanian)

 

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Evropa e Lirë: Agjenda për operacionalizim (09.18.2009)
Zëri i Amerikës: Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë (09.18.2009)
Strukturat e reja në komunat serbe (09.17.2009)
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)
Huruglica: Pengesa serioze nga Doganat e Serbisë (09.16.2009)
BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës (09.15.2009)
Marko Prelec: EULEXi ta përfshinte Prishtinën në protokoll (09.15.2009)
Evropa e Lirë: Protestë e qetë kundër protokollit (09.14.2009)
RTK: Rreth 1 mijë qytetarë protestuan qetë kundër nënshkrimit të protokollit EULEX-Serbi (09.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]