VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KEN BIBERAJ NË DASMË ME BILL CLINTONIN

E Premte, 05.03.2013, 10:05am (GMT1)



Los Angeles - California - Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më të fotografuar të presidentëve të SHBA, me shqiptarët e Amerikës.. Roli i tij në Shtëpinë e Bardhë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë presidencës së tij - e ka bërë Clintonin si njeriun më të dashur dhe më të respektuar, në mesin e shqiptarëve.

Pa marrë parasysh ndjenjat që kanë njerëzit, e tjerë, anembanë botës, për Presidentin e 42-të të SHBA- ai për një arsye jashtëzakonisht të madhe, ka një gëzim të madh kolektiv, për ne Shqiptarët, mbasi Bill Clinton është pa dyshim një hero ose shpëtimtari i shqiptarëve.

Prandaj, nuk është e çuditshme që vazhdimisht, shqiptarët kan shumë dëshirë të bëjnë një fotografi me ish - Presidentin e SHBA, Bill Clinton, dhe ta shafqin atë në rrjetet sociale të internetit, ose të vendosin korniza në vendet më të dukshme në shtëpinë e tyre, zyrat dhe mejdiset e punës së tyre, fotografin me Bill Clintonin, që të ndajnë kënaqësinë e tyre me të gjithë shqiptarët anëmbanë.
Ken Biberaj - i lindur në Amerikë, nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, i cili zyrtarisht ka vendosë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ka vendosur në profilin e tij Facebook, fotografitë që janë bërë në një dasmë private në Los Angeles - California më 22 Prill.

Në të njëjtin gëzim dhe kënaqësi që kan përjetuar me dhjetra shqiptarë të tjerë, më parë, në fotografitë e bëra në evenimente të ndryshme, me ish Presidentin Bill Clinton, edhe Ken Biberaj, duket se është i përfshirë në të njëjtat ndjenja dashurie dhe respekti, në takimin me ish -Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton në dasmën e Los Angeles - California, ku të dy duket se kan qenë në "krye" të dasmorëve. /Beqir SINA/




BEQIR SINA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.