E Premte, 03.29.2024, 09:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AUSTRO – HUNGARIA DHE 'MOSMIRNJOHJA' SHQIPTARE!
KLERIKËT E LARTË KATOLIKË TË SHKOLLUAR NË AUSTRI DHE TË SHFAROSUR NGA GJENOCIDI KOMUNIST
Nga FRITZ RADOVANI

E Premte, 05.03.2013, 02:08pm (GMT+1)



Vienë...

Vetem fakte e data: (Do t' i referohem pjesërisht studjuesit Gjush Sheldija).

Në vitin 1856 vijnë në Shkoder pesë austriakë, per me bisedue me sundimtarin turk dhe ikin pa u marrë vesh prej askujt bisedimet. Edhe nga Stambolli po atë vit, vjen një i derguem me bisedue me konsullin austriak në Shkoder. Ai u takue me Ipeshkvin e Shkodres dhe Pashen. Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres. Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza. Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres. Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe. Në shkurt 1867, Shkodra bahet Seli Argjipeshkvnore.

Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar. Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit. Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare "Bashkimi". Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe. Në vitin 1903 Shoqnia "Agimi" në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet. Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Fishta. Po në Shkoder, formohet klubi "Gjuha Shqipe". Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat "Koha" dhe "Bashkimi", me karakter letrar e Atdhetar. Në korrik 1910, vjen në Shkoder Xhavit Pasha me 20 taborre me shtrue Shkodren. Bahet luftë në Kaçanik, dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe. Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo' Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit. Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare. Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut. Në qelen e Gerçës, me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë Memorandumin e Gerçës, të cilin, ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë. Aty shenohet: "Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi..." Në Tetor 1912, plasë Lufta Ballkanike dhe po në fillim të muejt Tetor rrethohet Shkodra nga malazezët...Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t'i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombëtare se: "...egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb." (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.). Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme...

Me 28 Nandor 1912, në Vlonë shpallet Pavarsia Kombtare. Nga Shkodra atje shkon Luigj Gurakuqi. E po mos t' ishte kamngulja e Tij, pjesmarrësit tjerë e lane Shqipninë në duertë e qeverisë turke, e cila kerkonte me "krijue një Shqipni të vetqeverisun, në suazen e Perandorisë Otomane".

Me daten 30 Janar 1913, Esad Pashë Toptani vret Hasan Riza Pashen, i cili donte me ngritë Flamurin Kombtar në kumbonare të Kishës Katedrale të Shkodres, dhe me 23 Prill 1913, Esad Pasha ia shet Shkodren malazezëve per 2 miljon florinta, dhe ata hyjnë në Shkoder nga Taraboshi, Fusha e Shtojit dhe Bardhanjorët. Me 14 Prill malazezët djegin Pazarin e Vjeter dhe mbasi grabisin mallin ia dorzojnë Shkodren Ushtrive Nderkombtare, austriake, italiane, franceze, angleze dhe gjermane. Me daten 13 Qershor ngritet Flamuri Kombtar në Kështjellen Rozafat, dhe fjalen e rastit e mbajti Atdhetari Karlo Suma. At Gjergj Fishta vendosë një Flamur në kumbonaren e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe rinia shkodrane kendon Hymnin e Flamurit të krijuem nga At Gjergj Fishta nder rrugët e Shkodres...Qyteti i Lirë, nën kontrollin e forcave nderkombtare Feston Lirinë!

Esad Pashë Toptani ikë në Durrës dhe shpallet sundues. Princ Wiedi len Shqipninë me 5 Shtator 1914. Në 1915 edhe Esad Pasha ikë nga Durrësi, prej protestave kunder tij.

Me 23 Janar 1916 ushtria austro hungareze pushton Shqipninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi e dalin në Durrës. Në 1916 forcat austriake hyjnë në Shkoder. Në 1917, formohet në Shkoder "Komisija Letrare". Me 30 Tetor 1918 ushtritë austro hungareze dalin nga Shkodra dhe hyjnë Aleatët. Në Mars 1920 formohet i pari Parlament Shqiptar...

Nga viti 1856 e deri në vitin 1918, Austro Hungaria asht i vetmi shtet Europjan që ka krijue të gjitha kushtet per Formimin dhe Shpalljen e Pavarsisë Kombtare të Shtetit Shqiptar.

Po mos t' ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin "Atdhe e Fe", me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat...sot as në hartë të Ballkanit nuk do t' ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!

At Pjeter Mëshkalla ka thanë: "Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë." (F.R. tek libri "At P.Mëshkalla S.J." fq 23, 1993)

***

Dhe vetem faktet do të flasin...

Vetem nga Klerikët Shqiptar të pergatitun në Austri, shikoni se çfarë Gjenocidi ka ngja mbas vitit 1944, nga tradhëtarët dhe diktatorët anadollakë Enver Hoxha dhe Ramiz Alia...të cilët, kanë ardhë në kolltukët e qeverisjes së shtetit shqiptar me ndihmen e fqinjëve, shitën trojet tona, dhe në mënyren ma barbare zbatuen diktaturen ma të mnershme të shek XX mbi Popullin Shqiptar.
Sot pasuesit e tyne hajdutë, deklarohen "vëllezër gjaku me turqit" dhe serbët e kolltukut!

Klerikë Katolik Shqiptarë të zhdukun nga Gjenocidi komunist mbas vitit 1944:

Don Lazer Shantoja, pushkatue me 5 Mars 1945.
Don Ndre Zadeja, pushkatue me 25 Mars 1945.
At Anton Harapi O.F.M., pushkatue.
At Mati Prennushi O.F.M., pushkatue.
At Çiprian Nikaj O.F.M., pushkatue.
At Bernardin Llupi O.F.M., pushkatue.
Don Dedë Plani, vdekë në tortura.
Imzot Nikollë Deda, pushkatue.
Don Aleksander Sirdani, mbytë në hetuesi.
Imzot Jul Bonatti, mbytë në çmendi...
Don Shtjefen Kurti, pushkatue.
At Leonard Targaj O.F.M., pushkatue.
Don Nikollë Gazulli, vra tradhëtisht.
Imzot Vinçenc Prennushi O.F.M., vdekë në burgun e Durrësit.
Don Anton Zogaj, pushkatue.
At Bernardin Palaj O.F.M., mbytë në hetuesi.
Don Nikollë Laskaj...vdekë në kampin e shfarosjes Beden...
Don Nikollë Shelqeti...vdekë në kampin e shfarosjes Beden...
At Klement Miraj O.F.M., vdekë në burgun Burrel.
Don Rrok Frisku, vdekë në burgun Burrel.
At Rrok Gurashi O.F.M., vdekë në kamp shfarosje.
At Gasper Suma O.F.M., vdekë në burg...
Don Kolec Prennushi, vdekë mbas hetuesisë.
Imzot Frano Gjuraj, vdekë mbas hetuesisë.


Klerikë të burgosun që vuejten shumë vite nder burgje e kampe shfarosje...

At Pjeter Meshkalla S.J. burgosë dy herë.
At Leonard Shajaku O.F.M., burgosë e interrnue.
At Marjan Prela O.F.M., burgosë e interrnue.
Don Nikollë Dragusha, burgosë.
Don Lekë Dredhaj, burgosë.
At Mark Harapi S.J. burgosë.
At Frano Kiri O.F.M., burgosë e interrnue.
At Marin Sirdani O.F.M., burgosë e interrnue.
At Alfons Çuni O.F.M., burgosë.
Don Ndre Lufi, burgosë.
Don Ndue Suma, burgosë.
Don Jakë Zekaj, burgosë.
Imz. Bernardin Shllaku O.F.M., burgosë.


Klerikë që vdiqën shpejtë pa u perfshi nga Gjenocidi...

Imz. Gasper Thaçi, vdes në 1946, i izoluem në Argjipeshkvi të Shkodres.
Imzot Gasper Guirakuqi.
AT Simon Mikeli O.F.M., vdes në 1945...
At Anton Kiri O.F.M., vdes në 1945
At David Pepa O.F.M..
Don Ast Koka.
Don Nikollë Dajçi.
Don Mati Fishta.
Don Nikollë Lazri.
Don Pashko Zojzi.
At Justin Rrota O.F.M..
At Pashko Prela O.F.M..


Shenim i Autorit:

Në listat emnore të Klerikëve katolik, nuk perfshihen asnjë nga ata që u pergatiten në
universitetet tjera Europjane, perveç Austrisë, para vitit 1944.

Melbourne, Prill 2013.


FRITZ RADOVANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEKLARATË E GRUPIT TË TRANSMETUESVE KRYESORË NDËRKOMBËTARË - MEDIAT NDODHEN PËRBALLË SFIDAVE MË TË MËDHA QË NGA LUFTA E FTOHTË (05.03.2013)
KEN BIBERAJ NË DASMË ME BILL CLINTONIN (05.03.2013)
LAMA - ZËVENDËSMINISTRI I FSK ËSHTË SPIUN I BEOGRADIT (05.03.2013)
ZBULOHET KARIKATURA KUNDËR COPËTIMIT TË SHQIPËRISË MË 1913 (05.02.2013)
ÇFARË PËRMBAN ALBUMI 'TERRORI KOMUNIST NË SHQIPËRI' (05.02.2013)
TOPI: PD I PËRZURI DHJETORISTËT PËR HIR TË ISH ZYRTARËVE KOMUNISTË - BERISHA DUHEJ RRËZUAR PAS GËRDECIT (05.02.2013)
FOTOT SEKRETE TË SIGURIMIT PËR VRASJET NË KUFI - PAS DEKRETIT TË RAMIZ ALISË TË VITIT 1990Nga AIDA TUCI (05.02.2013)
LINDJA E TELEVIZIONEVE PRIVATE NË SHQIPËRIStudim nga Msc. ELVIN LUKU, gazetar në tv Vizion Plus, PHD Candidate on Communications (05.01.2013)
ALEANCA KUQEZI PROTESTON, SPAHIU - SLOGANI YNË 'KOHA PËR PASTRIM, E DUAM SHQIPËRINË PA BERISHËN E RAMËN' (05.01.2013)
KOSOVË - DITA E PUNËS E GJEN GJYSMËN E POPULLSISË TË PAPUNË (05.01.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]