VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
AUSTRO – HUNGARIA DHE 'MOSMIRNJOHJA' SHQIPTARE! KLERIKËT E LARTË KATOLIKË TË SHKOLLUAR NË AUSTRI DHE TË SHFAROSUR NGA GJENOCIDI KOMUNIST Nga FRITZ RADOVANI E Premte, 05.03.2013, 02:08pm (GMT1)
Me 1 Shtator 1871 zhvillohet Konçili i II Shqiptar. Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë, ku mësohet gjuha shqipe dhe aritmetikë. Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit. Në 1899, Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare "Bashkimi". Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe. Në vitin 1903 Shoqnia "Agimi" në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet. Në vitin 1908, Shkodra dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem nga At Fishta. Po në Shkoder, formohet klubi "Gjuha Shqipe". Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat "Koha" dhe "Bashkimi", me karakter letrar e Atdhetar. Në korrik 1910, vjen në Shkoder Xhavit Pasha me 20 taborre me shtrue Shkodren. Bahet luftë në Kaçanik, dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe. Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo' Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit. Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare. Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut. Në qelen e Gerçës, me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë Memorandumin e Gerçës, të cilin, ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë. Aty shenohet: "Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi..." Në Tetor 1912, plasë Lufta Ballkanike dhe po në fillim të muejt Tetor rrethohet Shkodra nga malazezët...Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t'i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombëtare se: "...egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb." (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.). Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme...
Me 28 Nandor 1912, në Vlonë shpallet Pavarsia Kombtare. Nga Shkodra atje shkon
Luigj Gurakuqi. E po mos t' ishte kamngulja e Tij, pjesmarrësit tjerë e lane
Shqipninë në duertë e qeverisë turke, e cila kerkonte me "krijue një Shqipni të
vetqeverisun, në suazen e Perandorisë Otomane".
Me daten 30 Janar 1913, Esad Pashë Toptani vret Hasan Riza Pashen, i cili donte
me ngritë Flamurin Kombtar në kumbonare të Kishës Katedrale të Shkodres, dhe me
23 Prill 1913, Esad Pasha ia shet Shkodren malazezëve per 2 miljon florinta,
dhe ata hyjnë në Shkoder nga Taraboshi, Fusha e Shtojit dhe Bardhanjorët. Me 14
Prill malazezët djegin Pazarin e Vjeter dhe mbasi grabisin mallin ia dorzojnë
Shkodren Ushtrive Nderkombtare, austriake, italiane, franceze, angleze dhe
gjermane. Me daten 13 Qershor ngritet Flamuri Kombtar në Kështjellen Rozafat,
dhe fjalen e rastit e mbajti Atdhetari Karlo Suma. At Gjergj Fishta vendosë një
Flamur në kumbonaren e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe rinia shkodrane kendon
Hymnin e Flamurit të krijuem nga At Gjergj Fishta nder rrugët e
Shkodres...Qyteti i Lirë, nën kontrollin e forcave nderkombtare Feston Lirinë!
Esad Pashë Toptani ikë në Durrës dhe shpallet sundues. Princ Wiedi len
Shqipninë me 5 Shtator 1914. Në 1915 edhe Esad Pasha ikë nga Durrësi, prej
protestave kunder tij. Me 23 Janar 1916 ushtria austro hungareze pushton Shqipninë e Veriut, Serbinë, Malin e Zi e dalin në Durrës. Në 1916 forcat austriake hyjnë në Shkoder. Në 1917, formohet në Shkoder "Komisija Letrare". Me 30 Tetor 1918 ushtritë austro hungareze dalin nga Shkodra dhe hyjnë Aleatët. Në Mars 1920 formohet i pari Parlament Shqiptar...
Nga viti 1856 e deri në vitin 1918, Austro Hungaria asht i vetmi shtet
Europjan që ka krijue të gjitha kushtet per Formimin dhe Shpalljen e Pavarsisë
Kombtare të Shtetit Shqiptar.
Po mos t' ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën
Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin
"Atdhe e Fe", me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra,
me shpenzue edhe fonde monetare të sajat...sot as në hartë të Ballkanit nuk do
t' ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik
Shqiptar dhe as Flamuri i Tij me Shqipen dykrenare, mbi shtrojen e pergjakun
nder Shekuj! At Pjeter Mëshkalla ka thanë: "Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë." (F.R. tek libri "At P.Mëshkalla S.J." fq 23, 1993) *** Dhe vetem faktet do të flasin...
Vetem nga Klerikët Shqiptar të pergatitun në Austri, shikoni se çfarë Gjenocidi
ka ngja mbas vitit 1944, nga tradhëtarët dhe diktatorët anadollakë Enver Hoxha
dhe Ramiz Alia...të cilët, kanë ardhë në kolltukët e qeverisjes së shtetit
shqiptar me ndihmen e fqinjëve, shitën trojet tona, dhe në mënyren ma barbare
zbatuen diktaturen ma të mnershme të shek XX mbi Popullin Shqiptar.
Klerikë Katolik Shqiptarë të zhdukun nga Gjenocidi komunist mbas vitit 1944:
Don Lazer Shantoja, pushkatue me 5 Mars 1945.
At Pjeter Meshkalla S.J. burgosë dy herë. Klerikë që vdiqën shpejtë pa u perfshi nga Gjenocidi...
Imz. Gasper Thaçi, vdes në 1946, i izoluem në Argjipeshkvi të Shkodres.
Në listat emnore të Klerikëve katolik, nuk perfshihen asnjë nga ata që u
pergatiten në Melbourne, Prill 2013. FRITZ RADOVANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |