E Enjte, 04.25.2024, 05:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
Debati mbi rolin e racës në Amerikë
E Shtunë, 09.19.2009, 07:15am (GMT+1)

 

 

Ish Presidenti amerikan Karter është i njohur për ndezje polemikash, madje komentet e tij më të fundit kanë ngjallur një debat kombëtar mbi arsyet e vërteta që nxisin opozitën ndaj Presidentit Obama.  Zoti Karter foli për kanalin televiziv amerikan NBC.

"Unë mendoj se një pjese e madhe e kundërshtimeve, të demostruara në mënyrë internsive ndaj Presidentit Barak Obama, janë të bazuara në faktin se ai është zezak, se është afrikano-amerikan. Unë mendoj se racizmi eksiston ende, dhe se arsyeja që doli në sipërfaqe kohët e fundit, është fakti se shumë njerëz të bardhë, e jo vetëm ata në jugun e Amerikës por në gjithë vendin,  mendojnë se afrikano-amerikanët nuk janë në gjendje të drejtojnë këtë komb të madh. Kjo është një gje e veneritshme e cila më lëndon e më shqetëson jashtë mase."

Ankesa të ngjashme janë ngritur edhe nga anëtarë afrikano-amerikanë të Kongresit si edhe nga disa aktivistë të të drejtave civile.

Gjatë një marshimi të kohëve të fundit të aktivistëve konservatorë viheshin re disa shenja me mesazhe raciste.

Por republikanët dhe konservatorët e mohojnë se kundërshtimet e tyre ndaj reformës shëndetësore apo politikave të tjera të Presidentit Obama kanë lidhje me racismin.

Kryetari i partisë republikane Majkëll Still, i cili si zoti Obama është afrikano-amerikan,  kritikoi komentet e ish Presidentit Karter.

"Nuk ka qënë thelbi i debatit apo i diskutimeve  deri tani, dhe unë mendova se komentet e Presidentit Karter ishin pa vend, dhe e thashë këtë gjë."

Deri tani, Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të mbështesë mendimin e Presidentit Karter që racismi është faktor kryesor që nxit kundërshtarët e Presidentit.

"Presidenti nuk beson se kritikat vijnë të bazuara mbi ngjyrën e lëkurës së tij, edhe pse ato i shtohen diskutimit. Unë thjesht po them se Presidenti nuk është dakort me këtë mendim," tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

'Edhe pse racismi mund të jetë një faktor, ekspertë të ndryshëm mendojnë se kohët e fundit   lufta gjithnjë dhe më e fortë e konservatorëve mbulon një gamë të gjerë çështjesh. Këtu përfshihen shqetësimet se qeveria po shpenzon shumë më tepër se ççduhet, se po ndërhyn në jetën e njerëzve, dhe kanë frikë se plani i reformës shëndetësore, do të shndërrojë industrinë e kujdesit shëndetsor  në një sistem publik.

Norman Ornstein është analist politik në Insititutin e Entreprise në Washington.

"Eshtë një kombinim i disa gjërave, shqetësimi që njerzit natyrshëm ndjejnë për të ndryshuar një status quo, një skepticisëm nëse qeveria mund të bëjë diçka mirë apo jo, dhe urrejtja për Obamën nga disa minoritete, u ndezën nga fakti se këto akuza janë përsëritur shumë shpesh nga media e re. Tani shohim një president i cili po mundohet të  marrë nën kontroll këtë situatë."

Media e re së cilës i referohet analisti Ornstein përfshin edhe median e njëanshme, që mbështet njërën apo tjetrën parti. (http://www.voanews.com/albanian)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Perspektiva evropiane e Kosovës në teori dhe në praktikë (09.18.2009)
Evropa e Lirë: Agjenda për operacionalizim (09.18.2009)
Zëri i Amerikës: Obama, politikë e re për mbrojtjen antiraketë në Europë (09.18.2009)
Strukturat e reja në komunat serbe (09.17.2009)
Zëri i Amerikës: SHBA përshëndesin përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri (09.17.2009)
SHBA: Rusia dhe Kina - sfidat kryesoreNga Andrew F. Tully (09.16.2009)
Huruglica: Pengesa serioze nga Doganat e Serbisë (09.16.2009)
BBC: Dita e fundit për senacën dëgjimore për pavarësinë e Kosovës (09.15.2009)
Marko Prelec: EULEXi ta përfshinte Prishtinën në protokoll (09.15.2009)
Evropa e Lirë: Protestë e qetë kundër protokollit (09.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]