VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MARK MARKU ZHDUKET NGA LISTA E PD - IA KAM TËRHEQUR VESHIN QEVERISË

E Mërkurë, 05.08.2013, 07:51am (GMT1)



Ish deputeti Mark Marku, pas shpalljes së listave për kandidatë për deputetë nuk është shprehur aspak i çuditur me mos përfshirjen e tij, duke e justifikuar me faktin se ka qenë një ndër zërat kritike ndaj Qeverisë. Pas zyrtarizimit të listave, Mark Marku, i cili në vitin 2009 garoi në qarkun e Lezhës nën siglën e PD-së, me plot bindje ka deklaruar se ishte në pritje të një vendimi të tillë, por ai shpreh habi që kryeministri ka ndëshkuar edhe ata deputetë që e kanë mbështetur verbërisht.

"Lista ka paradokse. Në lista nuk jemi si ne që në njëfarë mënyre i kemi tërhequr veshin Qeverisë për disa mos funksionime dhe disa probleme që ka pasur në funksionimin e Qeverisë, po ashtu në listë nuk janë gjithashtu edhe ata anëtarë të komisionit të veshit po themi. Ndëshkohet modeli kritik, por është ndëshkuar edhe modeli i kundërt, modeli që ka qenë shumë konformist dhe shumë i zellshëm brenda PD, madje ka bërë edhe veprime që normalisht ndoshta nuk do duheshin bërë. Në njëfarë mënyre ka një çorientim në çështjen listave", deklaroi Marku.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.