VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
TË PERSEKUTUEMIT POLITIK A KANË PASQYRË?... Nga FRITZ RADOVANI E Mërkurë, 05.08.2013, 11:39am (GMT1) SPAÇI BURRELI QAFË BARI...
Unë isha fëmijë kur Ahmet Suji erdhi dhe arrestoi vllaun...pikrisht me 10 maji
1950, apo kur, Nana ime më merrte me vete tek burgu i Kishës së Fretenëve në
Gjuhadol në Shkoder, dhe tek dera dilte me sofratasa në dorë katili Dulaç
Lekiqi apo Elez Mesi me zagarë dhe na i hudhte si kafshëve, "na merri...ik
tashti, tjetri...", dhe vazhdonte vargu i pafund i nanave, motrave e grave t'
atyne të mjerëve që ishin aty dhe kishin ditët e numrueme nga diktatura ma e
mnershme që ka provue Shqipnia! As kjo nuk i kujtohet shumkujt që humben t'
afermit e tyne të dashtun!
Bashkë me edukaten familjare të dashnisë per Atdheun dhe Gjergj Kastriotin,
foto e të cilit qendronte gjithmonë në krye të vendit në dhomen e pritjes,
ishte edhe edukata fetare që nuk ndahej per asnjë çast nga mësimet që na jepnin
të moshuemit tanë. Këta virtyte nguleshin prej Tyne në Shpirtin tonë me një
durim të pashoq. Në shkolla, rruga, apo sa njeriu vinte kambën jashta derës së
oborrit fillonte propaganda per urrejtjen dhe krimin. Askund nuk shihej e
drejta. Mashtrimi dhe rrena apo gënjeshtra u mësonin nder shkolla. Provat
flasin edhe sot me librat dhe të gjitha botimet mbas vitit 1944, të shperndame
në të gjithë boten edhe até Perëndimore. Po né që ishim mbrenda telave me
gjemba, ku do ta mësonim të Verteten!? Vetem nga prindët tanë! Ata edhe pse
ndodheshin mes dy zjarreve: Çka me na dhanë me hangër në drekë apo çka me na
ushqye shpirtnisht, per me na ruejtë nga ndjenja e frikës apo e terrorit që
mbizotnonin kudo dhe që ishte burim i të gjitha të zezave per gjithë jeten, tue
fillue nga agjentura në sigurimin e shtetit, e deri tek humbja e fisnikërisë së
krishtenë dhe e ndjenjave qytetare të trashigueme në familje. Ishte mundue gjyshi im Pjeter Prennushi, me u dhanë shkollë fëmijëve! As nuk i shkonte kurrë mendja se djelmët e vet universitarë mbas vitit 1944, do të provonin ferrin komunist në hetuesi, burgje, kampe shfarosje, interrnimi, e besa, dhe vdekjen e djalit të madh Don Kolecit, nga vuejtjet e torturat në sigurimin e Shkodres, të cilin, e masakroi me duertë e veta terroristi që nuk besoj se e harron kurrë qyteti i Shkodres, kasapi kriminel Zoi Themeli. Mija e mija Shqiptarë kaluen nder ata podrume e labirinte tmerri, prej të cilëve shumë prej Tyne nuk u kthyen kurrëma!
Fatkeqsisht, edhe Ata, që mujtën me u kthye tek votra e vet e rrenueme e jo pak
e dhunueme shpesh edhe moralisht, një pjesë u kthyen të tjetersuem. Ndoshta,
një "deklaratë" e marrun me dhunë në tortura vazhdoi me i mbajtë "rob" edhe kur
duhej të mos u topiste me kenë Burrë, me tregue: "Nenshkrimi i asaj deklaratë"
më ndjekë mbrapa! I mungonte forca e karakterit dhe guximi me u "Rrëfye"
botnisht!! "Harrojnë" se pranë saj asht Falja!
"Harrojnë" se, pasoja e kësaj mungese me u "Rrëfye", mbulon nen guaskën e vet
shumë emna me të gjitha poshtersitë e tyne si hetues, gjykatës, agjentë dhe të
gjithë ata bisha e torturues që i kanë sherbye barbarisht me dhunë e terror
diktaturës Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, po dhe emnat pasuesëve që sot në vend të
flamurit marksizem leninizmit kanë shpalosë paturpësisht një tjeter flamur të
robnuesit, ate të "vëllezërëve të gjakut të vet", të anadollakëve turqë.
As këte nuk e kuptojnë të persekutuemit politik?! Çdo veper Burrnore duhet t'
ua mbushë mendjen se asht dashje ose padashje "një hapje dosjesh" per vrasësit
e terroristët e kudondodhun deri në sferat e nalta të shtetit, nder gjykatat e
nalta apo postet ma të nalta qeveritare.
Po afrohen votimet tjera...Po per ké mendojnë me votue tashti të persekutuemit
politik?!
Cila parti, cilët deputetë, apo cili president tash 22 vjetë ka mbrojtë
interesat e atyne që u persekutuen nga komunizmi, dhe as nuk i shkon mendja
asnjenit me ua hjekë titujt apo dekoratat e fitueme me krime dhe vrasje nga
Enver Hoxha, Ramiz Alia, Nexhmije Hoxha e vrasës tjerë?! Para se me shkue nder votime, a e shihni veten në "pasqyrë" bré burra...?! 22 vjetë, që ASNJË i persekutuem politik "nuk ka mujtë" me pergatitë djalin apo vajzen të shkolluem në universitetet Perëndimore, per me u kandidue në forumet e nalta të Shtetit!? Kjo ngjet se para se t' aprovohet një parti politike ma perpara mendohet "drejtuesi i saj", shumica e të cilëve, ashtu si mjaft shoqata të persekutuemish, drejtohen nga të "preferuemit".
Po diaspora, çfarë i ka ndihmue të Persekutuemit politik në këte drejtim?!
Asgja!
Diaspora po, u ka hapë dyert Ramiz Alisë e pasuesëve të tij në të gjitha
shtetet e botës, e per fatin e keq kur i percjellë në aeroporte nga
"permallimi" ua futë edhe nga një zarf në xhepa, që shpesh, ai asht "falnderim"
per mos hapje dosjesh të veprimtarisë së tyne si agjenta të vjeter.
A mundët me kenë edhe kjo një arsye që jo vetem nuk hapen "dosjet", por
"dyllosen" që mos të guxojnë kush as me e diskutue hapjen e tyne, e çka asht
edhe ma turp e poshtersi që sot në Europën Lindore, të vetmit janë Enver Hoxha
e Ramiz Alia që ruejnë dekoratat e titujt "Hero i Popullit" etj..! A e pyesin
veten ndonjëherë Shqiptarët kur shtrohen nder biseda të pafund dhe të kota nder
kafe apo bulevarde...të pakten, kur edhe ndonjë gotë raki ua ka torollosë
trunin? Presidentët, Kuvendi Popullor dhe qeveria shqiptare, stimulojnë me paturpësi "hipotekat ma të ngarkueme me agjenturë", perderisa Shqipnia sot, asht i vetmi vend diktatorial në të gjitha shtetet e Europës Lindore jo vetem, që nuk hapë dosjet, por edhe i "zgjedhë" në organe shtetnore njerzit që i kanë sherbye sigurimit të shtetit. Sigurisht, me këte ata sigurojnë skllavërinë! E cili diktator i shekullit XX ka ba mbi popullin e vet ate çka kanë ba këta bashkë me të gjithë pasuesit e tyne barbar e kriminela, pikrisht këta, per të cilët votoni ju sot?! ***
E mendja si padashje më shkon tek Dera e Ferrit e Dante Aligierit:
"KËNDEJ KALOHET NË QYTET T' MJERIMIT,
KRIJUESIN TIM E SHTY' DREJTSIJA E TIJ:
PARA MEJE GJA TJETER S' U KRIJUE Vertetë "keni mbarue"?!.. Të shohim në Qershor! Kjo ngjet me të gjithë ata që turpin vazhdojnë me e pasë per "nder", e "nderin" per turp të vetin dhe të trashigimtarëve të vet. Kjo asht pasojë e asaj që "në Shqipni nuk ka drejtësi!" Koha zbuloi prej veprave tyne të poshtra, ma shumë se na ka shkue mendja ne!
Unë do t'iu kujtoj vetem një gja bashkatdhetarëve të mij të persekutuem: Melbourne, Maji 2013. FRITZ RADOVANI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |