VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

New York Times: Liria e shtypit (Editorial)
E Djelë, 09.20.2009, 12:49pm (GMT1)

 

 

 

Kongresi dhe Presidenti Obama u vunë të enjten në provë ndaj përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe për ta mbajtur qeverinë të verifikueshme. Komiteti Juridik i Senatit pritet të marrin në shqyrtim një projektligj federal që do të mbrojë të drejtën e publikut për të pasur informim vital rreth punës së qeverisë së tij. Por disa senatorë janë duke provuar ta dobësojnë projektligjin, dhe Shtëpia e Bardhë ka dërguar sinjale të përziera.

 

Është tejet e rëndësishme që komiteti ta miratojë një version të fortë të ligjit dhe të sigurojë se mediat informative janë të lira të raportojnë lajme që i kanë marrë prej burimeve konfidenciale (në mirëbesim- shënimi ynë).

 

Nëse reporterët dhe organizatat e lajmeve nuk janë në gjendje t'i mbrojnë burimet konfidenciale, shumë raporte të rëndësishme rreth sjelljeve joligjore, inkompetente dhe penguese të cilat qeveria është e vendosur t'i fshehë, nuk do të shihnin kurrë dritën e diellit.

 

Vitet e fundit keqtrajtimi i të burgosurve të Abu Graibit, burgjet sekrete të CIA-s në Evropën Lindore për terroriste dhe regjistrimet e paautorizuara dolën në dritë të gjitha nëpërmjet publikimit të informacioneve të klasifikuara si të paautorizuara.

 

Nëse reporterët do të dërgohen nëpër gjyqe dhe do të detyrohen t'i tregojnë burimet, kjo do t'ua bëjë atyre të vështirë të fitojnë besimin e njerëzve për t'u dhënë informacione të cilat publiku ka nevojë t'i dijë, dhe kjo e bën të vështirë për organizatat e tyre të lajmeve që t'i botojnë apo t'i transmetojnë ato raporte.

 

Projektligji dypartiak është mbështetur nga Senatorët Arlen Specter, demokrat i Pensilvanias; Charles Schumer, demokrat i Nju Jorkut; Lindsey Graham, republikan  i Karolinës së Jugut; dhe të tjerë. Ai do të krijonte një të drejtë të kalibruar të reporterëve për të mos i treguar burimet konfidenciale. Ai përmban tashmë shumë kushte dhe cilësime të cilat ta mbrojnë sigurinë kombëtare. Për shembull, ai qartësisht nuk përfshin informacionin e marrë prej terroristëve dhe prej agjentëve të fuqive të huaja.

 

Një çështje për senatorët në kommitet është nëse do të mbajnë një test baraspeshues në sigurinë kombëtare. Një version paraprak i projektligjit siguron që në raste rrjedhjeje të informacionit lidhur me sigurinë kombëtare, një gjyqtar duhet të vendosë interesat e sigurisë përkundrejt interesave të publikut për të marrë informacion. Mediat informative nuk do t'ia arrijnë kësaj gjithmonë, por atyre do t'iu jepet shansi të ngrenë çështjen përpara një gjyqtari që burimet e tyre të jenë të mbrojtura.

 

Si senator, Z. Obama ishte përkrahës i vendosur i një ligji mbrojtës federal, dhe ai bashkësponsorizoi një projektligj të fortë. Gjatë fushatës zgjedhore ai tha se ky ligj do të ishte i rëndësishëm për të siguruar një mbikqyrje të duhur të qeverisë. Gjyqtarët, tha ai, janë në përgjithësi të prirur t'i mbrojnë interesat konkuruese.

 

Si president, pozicioni i Z. Obama ka qenë e vështirë të merret vesh. Ai është treguar tejet mbrojtës ndaj të drejtave të sektorëve qeveritarë në çështje si politikat ndaj të hetuarve dhe ndaj doktrinës së sekretit të shtetit. Administrata ka dërguar sinjale të përziera për ligjin mbrojtës, por ka pasur tregues të kohëve të fundit se ende mund të kemi nga senatorët një projektligj të mirë.

 

Ne shpresojmë të jetë kështu. Shumëkush beson se Neni Një dhe e drejta për lirinë e shprehjes janë të dy të domosdoshëm për të siguruar një shtyp të fuqishëm dhe shkëmbimin e lirë të ideve. Por e drejra për të mbledhur informacione të rëndësishme dhe për ta mbrojtur burimin që na e jep atë, është gjithashtu vital./Elida BUÇPAPAJ

 

 

 

---

Freedom of the Press

 

Congress and President Obama face a test Thursday of their commitment to freedom of the press and to holding government accountable. The Senate Judiciary Committee is expected to consider a proposed federal shield law that would protect the public's right to learn vital information about the workings of its government. But some senators are trying to weaken the bill, and the White House has sent mixed signals.

It is critical that the committee approves a strong version of the law to ensure that the news media are free to report news obtained from confidential sources.

Without the ability of reporters and news organizations to protect confidential sources, many important reports about illegal, incompetent or embarrassing behavior that the government is determined to conceal would never see the light of day. In recent years, the abuse of prisoners at Abu Ghraib, the secret C.I.A. prisons in Eastern Europe for terrorists and warrantless wiretapping all came to light through the unauthorized disclosure of classified information.

If reporters can be hauled into court and forced to reveal their sources, it makes it hard for them to gain the trust of people who have information that the public needs to know, and it makes it hard for their news organizations to publish or broadcast those reports.

The bipartisan bill is backed by Senators Arlen Specter, Democrat of Pennsylvania; Charles Schumer, Democrat of New York; Lindsey Graham, Republican of South Carolina; and others. It would establish a calibrated right of reporters not to reveal the name of confidential sources. It already contains many conditions and qualifications to protect national security. For example, it expressly does not cover information gained from terrorists and agents of foreign powers.

A question for the senators in committee is whether to retain a balancing test on national security. A draft version of the bill provides that in leaks of information related to national security, a judge must weigh the security interest against the public's interest in learning the information. The news media would not always prevail, but it would give them a chance to make the case before a judge that their sources should be protected.

As a senator, Mr. Obama was an outspoken supporter of a federal shield law, and he co-sponsored a strong bill. On the campaign trail, he said a shield law was important to ensure that there is appropriate oversight over the government. Judges, he said, are generally pretty good at weighing the competing interests.

As president, Mr. Obama's position has been harder to discern. He has been disappointingly protective of executive branch prerogatives on issues like detainee policies and the state secrets doctrine. The administration has been sending mixed signals on the shield law, but there have been recent indications that it may yet weigh in with senators in favor of a good bill.

We hope it does. Many believe that the First Amendment and the right to free speech are all that are necessary to ensure a robust press and the free exchange of ideas. But the right to collect important information, and to protect the sources who provide it, is also vital. (http://www.nytimes.com)

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.