VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

A KA DORËZUAR NJAZI KOSOVRASTI NJË LISTË TË BARDHË NË KQZ?

E Enjte, 05.09.2013, 09:02am (GMT1)




Ndërsa mediat ishin të gjitha në ankthin e listave të kandidatëve për deputet, përfaqësuesit ligjorë të partive kryesore nxituan drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar listat përpara orës 24:00 të ditës së hënë, kur mbyllej edhe afati ligjor.

Pasi nga KQZ doli Njazi Kosovrasti, që supozohej se kishte dorëzuar listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, nisën spekulimet se ai mund të ketë dorëzuar një listë të bardhë, pa asnjë kandidat.

Dyshohej se lista nuk ishte përpiluar dhe se kryeministri Sali Berisha do përdorte edhe këto ditë deri më 14 maj, për të plotësuar listën. Për çudi, Berisha që flet për transparencë, akuzoi mediat se kanë gabuar katërcipërisht me listat që kanë publikuar paraprakisht.

Këto dyshime janë ngritur në KQZ edhe nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste.

"Besoj se është një çështje që shkon më së miri me parimin e transparencës së punës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe besoj se ndihmon procesin lidhur me identifikimin e kandidatëve nga të gjithë aktorët që do të marrin pjesë në zgjedhje," tha përfaqësuesi ligjor i PS, Genc Gjonçaj.

Por kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, tha se listat do të publikohen brenda 14 maj, kur dhe është afati i shqyrtimit dhe i miratimit nga KQZ.

"Bazuar në nenin 73 të Kodit Zgjedhor, KQZ-ja në fakt është duke përpunuar dhe verifikuar të gjithë dokumentacionin e listave, të cilat kanë ardhur nga të gjitha partitë," tha Lleshi.

"Nuk do të guxoja të kërkoja asgjë të paligjshme në propozimet e mia, por ne na intereson transparenca në këtë proces," tha Gjonçaj.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.