VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
NJË VARËSE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT NË MUZEUN BRITANIK, LONDËR... (I plotësuar) Nga ILIR SECI E Premte, 05.10.2013, 06:43pm (GMT1)
"Nga vjen kjo varese dhe si ka perfunduar aty?!"-shtrohet me te drejte pyetja...Muzeut Britanik kjo varese me portretin e gdhendur te Skenderbeut i eshte dhuruar ne vitin 1753 nga Sir Hans Sloane (mjek, akademik,intelektual dhe koleksionist i famshem britanik,(1660 - 1753),i cili ne prag te vdekjes I dhuroi Muzeut Britanik gjithe koleksionin e vet familjar qe vleresohet nga me te pasurit ne bote!Ketu ky hulumtues I madh meriton te evidentohet se kush ka qene!...Sir Hans Sloane eshte ne kuptimin e plote fjales babai I Muzeut Britanik sepse koleksioni I tij ishte embrioni nga nsisi plotesimin e vet Muzeu ndoshta me I pasur I botes sa I takon arkeologjise dhe historise!Nje shesh qendror ne Londer mban emrin "Sloane Square" ne nderim te tij!Ne kohen e vet ky mjek e studiues ka marre titullin "Sir" eshte nderuar me gjithe titujt dhe dekoratat e kohes per kontributin e madh qe ka dhene ne kerkime ne fushen e arkeologjise dhe historise!Mbas Sir Isak Njutonit behet kryetar I Akademise Britanike te Shkencave!Pra nje autoritet I padiskutueshem shekncor...Shenimin e pare lidhjur me kete varese me portretin e skenderbeut e gjejme ne nje publikim te hershem te vitit 1913 ne "Revisten Burlington viti 1913,faqja 31",("Burlington Magazine, xxiv, 1913, p. 31") si dhe ne nje tjeter botim edhe me te plote te vitit 1915 nga Ormonde Maddock.Dalton titulluar "Katalog i gureve te gdhendur te periudhes post-klasike ne departamentin britanik te mesjetes,antikitetit dhe etnografise ne Muzeun Britanik.BMP, 1915"... ,( Catalogue of the Engraved Gems of the Post-Classical Periods in the Department of British and Mediaeval Antiquities and Ethnography in the British Museum., London, BMP, 1915), botim ku flitet me hollesi per secilin objekt muzeal prej guresh te gdhendur...Varesja me portretin e Skenderbeut eshte e gdhendur ne Itali thuhet ne keto dy publikime sepse ka tekniken dhe stilin Italian te shekullit 15-te!Kush e ka pase mbajte kete varese!?E kujt ka qene,kush e kishte te veten?!Ne Muze shenohet se varesja eshte e shekullit te 15-te pra e kohes se Skenderbeut dhe eshte mbajte qe ne kohe te tij sepse e permend edhe Marin Barleti!Shenohet se Sir Hans Sloane e ka blere diku ne Itali por nuk sqarohet me shume!A ka mundesi te kete qene e Donika Kastriotit!?Pra e familjes se Gjergj Kastriotit-Skenderbeut?!... Ishte befasi per mua kur e pashe ne ate Muzeun Britanik ne Londer sepse ishte hera e pare qe mesoja rreth saj!Asnjehere nuk na eshte permndur ky objekt qe ne fakt eshte me mjaft vlere sepse ka te gdhenur profiling e Heroit tone Kombetar ne nje gur te gdhendur qe daton nga koha e tij!Autenticiteti I kesaj varesje po ashtuy ka rendesi shume sepse nuk mund te diskutohet ngaqe eshte sjelle aty nga nje prej personaliteteve me te rendesishme te krejt historise boterore sic ishte Sir Hans Sloane nje ekspert qe nuk mund te mashtrohej lehte!...Habia tjeter imja eshte se ku kane qene historianet tane qe jo rralle kane vizituar Londren,kane qene ne kete Muze?!Si ka mundesi qe nuk e kane pikasur?!Athua nuk perben kurrfare rendesi studimore,nuk ngjall kurrfare kersherie kjo varese me portretin e Heroit tone Kombetar qe ekspozohet ne Muzeun Britanik te Londres qe nga vitit 1753?! ILIR SECI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |