E Premte, 04.19.2024, 07:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
LETRA E SIMON JUBANIT - JU TREGOJ TORTURAT DHE PROVOKIMET E VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT!
Arkivi i Ministrisë së Brendshme

E Shtunë, 05.11.2013, 08:19am (GMT+1)





...Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s'parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s'dyti zhurma që nuk pushon dot as natën...Është një fragment përshkrimi i letrës së Simon Jubanit, dërguar Komitetit Qëndror, i nxjerrë nga arkivat e Ministrisë së Brendshme. Letra botohet për herë të parë dhe konsiderohet një dëshmi nga më të rëndësishmet nga Enver Kushi, një nga antarët e grupit të punës që përgatitën për botim albumin "Terrori komunist në Shqipëri", vepër e Muzeut Historik Kombëtar.

Bashkë me dëshminë e priftit katolik, albumi plotëson vështrimin e shkurtër mbi burgjet komuniste dhe me dëshmi të tjera. Por jemi ndalur në veçanti në letrën e Simon Jubanit duke lexuar antropologjinë komuniste, veprimin ç'njeHrëzor në psikën e shqiptarëve, e sidomos pjesës së intelektualëve dhe elitës fetare që kundërshtuan regjimin e Enver Hoxhës.

Në librin e tij, "Mesha e parë" Jubani përshkruan momentin para arrestimeve dhe sekuestrimit të shtëpisë së tij: "Bana gadi shpejt çka kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji corporal dhe nji kryq. Kur mbërrijta nder vorre, Marku që kishte shtëpinë aty afër solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme..."

Nga ana sociologjike pothuaj është e panjohur pjesa e trajtimit në burgjet komunsite. Para disa viteve (janë intervista dhe dëshmi të botuara në gazetën "standard") janë kryer sondazhe psikologjike në lidhje me pasojat e diktaturës, të kryera nga Qendra e Traumës dhe Rehabilitmi në Shqipëri, ku për herë të parë janë publikuar të dhëna mbi torturat në burgjet komuniste.

Dalja e letrës së Simon Jubanit nga Arkivat e Ministrisë së Brendshme, bashkë me disa rreshta dëshmi të tjera që dëshmojnë emra dhe llojet e torturave në burgjet e regjimit, duken pak të vakta në krahasim me botimet e kësaj natyre. Mjaft dëshmi janë ripërsëritje nga botimet e tjera që janë deri tani rreth krimeve komuniste. Ndonëse në paraqitjen e librit u tha se albumi është i thjeshtë dhe modest sidomos për t'u njohur historia, fjala vjen nga gjimnazistët- kjo duket pak paradoksale me çmin dhe burimin informativ që ka botimi. Megjithatë, duke anashkaluar këto jo si mangësi, por konsideruar botimin si zë historik rikthim në proceset e diktaturës është gjithmonë një mundësi që nuk shterron trajtimin. Sidomos nëse do flasim për ngacmimin që mund t'ju shkaktojë institucioneve apo njerëzve që merren me studime, dhe një rast i duhur për të fshikëlluar edhe politikën, si të vonuar në ligjin e lustracionit po aq dhe për pastrimin e administratës nga njerëzit që i kanë shërbyer edhe regjimit të athershëm.

Duke iu referuar albumit, një kapitull më vete i kushtohet burgjeve komuniste si dhe vendeve të ekzekutimit. Burgu i Burrelit është shndërruar në simbol të terrorit, siç na njofton në letër Simon Jubani dhe përtej kufinjve shqiptarë.

Gjatë periudhës së diktaturës komuniste burgu i Burrelit njihej ndryshe si industria e tmerrit apo kampi i shfarosjes. Tiparet karakteristike të trajtimit ç'njerëzor, torturave fizike dhe psikologjike deri në zhdukjen fizike të burgosurve e kanë bërë atë të njohur jo vetëm në Shqipëri por dhe në historinë e Ballkanit e më gjerë. Kategoria kryesore e të burgosurve ishin intelektualë dhe teologë që kishin studiuar në universitetet më të njohura të botës, tërësisht për bindje politike dhe fetare. Personeli i shërbimit të këtij burgu ishte i zgjedhur dhe duhet të ishin njerëz të bindur të ideologjisë komuniste. Deri në vitin 1965 mungonte shërbimi shëndetësor, vit në të cilin doli dhe një rregullore e re e burgjeve, ku lejonte pak ushqim nga familja, veshmbathje dhe ajrim dy orë në ditë. "por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simboli i terrorit mbrenda e jashtë atdheut", shkruan Jubani kur vë në dijeni Komitetin Qëndror. Nga ana tjetër janë emra ekzekutorësh dhe gjyqtarësh, torturuesish dhe hetues për të cilët ende nuk kanë folur studiuesit e krimeve komuniste, se çfarë përfaqësonin ata në pikëpamje të formimit të tyre si monstra të regjimit, përtej shërbimit të tyre me devotshmëri. Më poshtë japim disa fragmente nga dëshmitë e të burgosurve në burgun e Burrelit si ishte trajtimi i tyre, fakte të nxjerra nga Arkivi i Ministrisë së Brendshme.

 

***

Letra e Simon Jubanit

Burrel 16/XII/1971

 

Komitetit Qëndror

Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s'parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall midis dhomës ku vuajmë dënimin; s'dyti zhurma që nuk pushon dot as natën.

Nuk pretendoj të kemi banjo ashtu sikurse thuhet se kemi; se nuk kërkoj me na çlirue prej shputave, grushtave, fymjeve të përditshme, por u lutem urdhëroni autoritet e Burrelit t'na çlirojnë prej tymit që na verboi sytë dhe na mori frymën; t'na çliroj prej zhurmave që na shkatërruene sistemin nervor, s'paku mos të kemi zhurma kur flejmë.

Për arsyet e nalt përmendura janë ba shumë greva urije, shumë vetë kanë dalë prej dhomave për të shkue mu shlodhë në birucë pa tesha në çimento për ditë dhe netë, shumë protesta dhe ankesa janë drejtue deri në Tiranë, por mjerisht burgu i Burrelit vazhdon të mbetet simboli i terrorit mbrenda e jashtë atdheut.

Kaq për njoftim.

I burgosuri

Simon Jubani d.v


 

Pohimet për torturat dhe mjetet e torturës në gjyqin e Koçi Xoxes

 

Në hetuesi tortura u bë metodë pune dhe u rafinua e u perfeksionuar nga sugjerimet dhe udhëzimet e Koçi Xoxes. Të këndohet procesi hetimor në faqet 50,54,66. Të shifet ç'lloj torture i është të burgosurit Myzafer Pipa:  "Hekur i skuqur, i futur thellë në mish gjer në kockë, gjë që shkakton dhimbje të tmerrshme gjer në çmendje, se cilës nuk ka njeri që mund t'i rezistojë, torutra mesjetare që tëkujtojnë inkuizicionin. Është përodur tortura e provokimit të vdekjes  në pakësimin gradual të ushqimit dhe këtë metodë banditi Koçi Xoxe e ka përdorur ndër të burgosurit e Burrelit. Nga kjo lloj torture ka vdekur i burgosuri Koçi Xoxe.

 
--
 

Nga deklaratat e Naum Bezhanit

 

Unë i nënshkruari Naum Bezhani, deklaroj sa më poshtë:

Po rrjeshtoj më poshtë tortura të ndryshme që u janë bërë të burgosurve sidomos gjatë viteve 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s'kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra tyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe na mësonin kështu, megjithëse në dukje tregoheshin disa herë kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri)

 

Trajtim çnjerëzor ju bë para dhe pas dënimit Mestan Ujanikut.Plagë të qelbëzuara në kofshë nga hekurat e skuqur.

(nga Kujtimet e të dënuarit Hiqmet Cërloj)

 

Dëshmitari Shaban Zereci, vjeç 45, nëpunës banues në Tiranë u betua rregullisht u pyet e tha: Kam qenë partizan qysh prej viit 1942, kryetar çete, komandant batalioni dhe kam pasur gradën kapiten. U arrestova më 14/ VI/1947. Më kanë mbajtur 16 ditë varur prej këmbe. Pastaj më kanë torturuar me sistemin e jelekut, më kanë vënë kripë në gojë, më kanë vënë me nder mut në gojë dhe mbasi unë nuk hapnja gojën më kanë thyer dhëmbet me dru deri sa u detyrova t'a hap. Nuk e mora vesh asnjëherë përse u arrestova.

 

I pandehuri Vango, tha: Në hetuesi qe metodë pune tortura, janë praktikuar lloje të ndryshme torturash si psh qëllesea me pëllemb, lënia pa bukë për ditë të tëra, lidhur duar e këmbë me hekura të rënda, jeleku, ujë të ftohtë, me litar të lagur, kokën në kovë. Këto metoda bisedoheshin dhe janë ngritur edhe në mbledhje dhe torturat kanë ardhur duke u perfeksionuar.

"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”"”

Marrë nga dosja e Gjyqit të Koçi Xoxes (Arkivi i Ministrisë së Brendshme)

 

Janë përdorur këto forma torturash:

 

1.Jeleku (tortura më e tmerrshme)

2.Kamxhiku dhe druri

3.Të lënët pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe më këmbë me ditë të tëra

4.Korrenti elektrik sa i binte tjetrit të fikët

5. Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë

6.Lidhja me duar nga pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t'i preknin majat e gishtërinjve

7.Thyerja e kockave dhe ndukja e mishit me darë (kjo u përdor sidomos pas dënimit të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)

8.Kripë në gojë

9.Shpiheshin gjoja sikur do të ekzekutoheshin, ose do të vareshin, dhe shtihej në ajër ose shpiheshin afër litarit

10.Tortura morale në lidhje me familjen

11.Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë

12.Djegie e mishit me cigare................

 

Vendekzekutimet:

 

Tiranë: Ura e Beshirit, Ura e Farkës, Qesarakë, Kodra e Priftit, Dajt.

 

Shkodër: Zalli i Kirit (Nga Bardhaj deir te ura e lumit Kir), Antenat e radio Shkodrës, Fabrika e Çimentos, Buzë lumit Buna.

 

Vlorë: Pusi i Mezinit, Pylli i Sodës, Fabrika e Tullave, Qafa e Koçiut.

 

Gjirokastër: Sheshi  i Zinxhirëve, Buduk, Buze lumit Drino.

 

Berat: Uznovë, Moravë, Buzë lumit Osum.

 

Durrës: Porto Romano, Bisht Pallë, Golem, Mali i Robit.

 

Elbasan: Krastë.

 

Korçë: Drenovë, Qafa e Qarrit

 

Peshkopi: Buzë lumit Drini i Zi.

 

 

 

 

    Kush ishte Simon Jubani

    "Ndërroj jetë duke u kthyer në shtëpinë e të Atit meshtari Dom Simon Jubani", me keto fjalë  të shkruara në njoftimin për vdekjen e priftit i cili 20 vite më parë me 4 nëntor fillimisht e më pas me 11 nëntor të vitit 1991 kremtoj meshët e para publike tek Varrezat e Rrmajit në Shkodër.  Për këto ditë në librin e tij " Mesha e parë" Dom Simoni do shkruante.

    "Bana gadi shpejt çka kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji corporal dhe nji kryq. Kur mbërrijta nder vorre, Marku që kishte shtëpinë aty afër solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme...

    Fjalën e mora para Meshe tue falenderue Markun dhe praninë e nja 300 vetve të ndodhun nder varreza për nji Meshë të pasigurtë, ma tepër për lutje e divocjon personal tue pasture barnat e tue perkdhelë banesen prej dheut nga ku do të ngjallemi një ditë me të dashtunit dhe të parët tonë..."

    Lindi me 8 mars te vitit 1927 në Shkodër prej një familje të devotshme katolike e cila i fali Kishes e Atdheut dy meshtar: martirin e intelektualin Dom Lazër Jubani, i cili u helmua me arsenik nga policia sekrete komuniste në vitin 1982, dhe të guximshmin Dom Simon Jubani. Me 4 majt të vitit 1958 shugurohet meshtar nga Imzot Ernest Çoba, dhe dërgohet të shërbej në Abacinë e Mirditës.

    Arrestohet në vitit 1963 dhe vuan plotë 26 vite të burgut. Gjithnji militant aktiv, ballë për ballë dhe I pa përkulur përballë torturave të komunistëve dhe gjithmonë nën vëzhgimin e spiuneve lirohet me 13 prill të 1989 së bashku me klerik të tjerë. Për kontributin e çmueshëm mbarëkombëtar që Zoti I besoi, Universiteti I San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991 I akordoi diplomën " Doctor Honoris Causa" në shkënca humane me motivacion: " Protagonist I një epoke të re në Shqipëri". Pas komunizmit shërben për disa vite persëri në Malet e Mirditës dhe dekaden e fundit me përkushtim të madh dhe besnikëri shërbeu në përvujtërinë e rrëfyestores së Katedrales së Shkodres. Pas një hemorragjie cerebrale, Dom Simon Jubani mbylli sytë në orët e para të mëngjesit në Spitalin Rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve, gjithnji duke besuar se vetëm tek Zoti ka me pasë drejtësi dhe shpërblim. Varrimi I tij do bëhët diten  enjte në ora 10 në Varrezat e Rrmajit. (Standard)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EKLIPS TEPËR I RRALLË I DIELLIT (05.11.2013)
NJË VARËSE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT NË MUZEUN BRITANIK, LONDËR... (I plotësuar)Nga ILIR SECI (05.10.2013)
New York Times - SI TË SHËROHEN PËRGJITHNJË PLAGËT E BALLKANIT? (05.10.2013)
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIPNga KËZE KOZETA ZYLO (05.10.2013)
LUGINA E PRESHEVËS - TË KRIJOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE (05.10.2013)
KOSOVA, RRUGA E GJATË EVROPIANE (05.09.2013)
NË TIRANË PËRKUJTOHEN ILIR KONUSHEVCI E HAZIR MALA (05.09.2013)
A KA DORËZUAR NJAZI KOSOVRASTI NJË LISTË TË BARDHË NË KQZ? (05.09.2013)
”DY HEROINA SHQIPTARE” (NGA ARKIV I DIELLIT)Nga DALIP GRECA (05.09.2013)
JEMI SHTET LAIK A ISLAMIK?Nga GANI MEHMETAJ (05.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]