E Premte, 03.29.2024, 03:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
10 MAJ 1933 - DJEGIA E LIBRAVE NË GJERMANI

E Shtunë, 05.11.2013, 09:26am (GMT+1)




Me 10 maj 1933 u dogjën me dhjetëra mijëra libra në Gjermani. Ishin studentët dhe një pjesë e profesorëve ata të cilët po përpiqeshin të "spastronin shpirtin gjerman".

Me 10 maj 1933 u mblodhën në Berlin rreth 70.000 njerëz, në vendin ku studentët me karroca dhe gjëra të tjera kishin sjellë më shumë se 20.000 libra dhe vepra artistike të autorëve të njohur gjerman si Heinrich Mann, Erich Maria Remarque apo Joachim Ringelnatz. Udhëheqësi i studentëve nacionalsocialist Herbert Gutjahr mbajti një fjalim: "Vepra jonë drejtohet kundër shpirtit jogjerman. Çdo gjë jogjermane unë ia dhuroj zjarrit". Masa brohoriste. Para saj digjeshin në flakë librat. 23 vjeçari Gutjahr hodhi edhe një krah me libra të tjerë në zjarr.

"Kundër shpirtit jogjerman!"

Skena si kjo në sheshin e Berlinit para 80 vitesh u zhvilluan në tërë Gjermaninë. Në të gjitha universitetet u dogjën prej studentëve vepra të autorëve që nuk përputheshin me ideologjinë nacionalsocialiste. Këta autorë shikoheshin si armiq të regjimit. U dogjën librat dhe veprat e socialistëve, pacifistëve dhe hebrejve. Studentët nuk kishin nevojë për frikë nga ndonjë rezistencë eventuale, sepse me idetë e tyre ishin darkod edhe shumë profesorë.

Joseph Goebbels, ministri i Propogandë së asaj kohe

Pas marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri në janar të vitit 1933, ata ishin të plotfuqishëm. Tani filloi lufta edhe për pastrimin e mendimit të gjermanëve. Shoqata gjermane e studentëve kumtoi në prill të vitit 1933: "Shteti është pushtuar, por ende jo edhe shkollat e larta! Pastrimi shpirtëror po afron, ngrini flamurin!". Menjëherë filluan të organizohen edhe aksione kundër shpirtit jogjerman, të cilat e arritën kulmin me 10 maj. Studentët ishin ata të cilët planifikuan dhe organizuan këto aksione.


Kästner sheh librat e tij se si digjeshin

Djegia e librave në Sheshin e Teatrit në Berlin ishte manifestimi qendror i këtij aksioni.
Shumë studentë ishin veshur me uniformën e njësive famëkeqe SS. Librat digjeshin duke brohoritur parulla "kundër dekadencës dhe uljes morale. Për një familje dhe shtet më të shëndoshë". Me këso fjalësh hIdheshin në zjarr veprat e autorëve si Heinrich Mann, Ernst Glaeser, Erich Kästner apo dhe Albert Einsteinit.
Titull gazete për djegien e librave në Gjermani

Autori shumë i njohur i librave për fëmijë Erich Kästner (ndër të tjera ka shkruar edhe librin "Emil und die Detektive", "Emili dhe detektivët") ishte edhe vetë prezent në sheshin ku digjeshin librat e tij: "Kam qenë para universitetit i rrethuar me studentët e veshur me uniformën SS dhe shikoja djegien e librave. Ishte e tmerrshme", shkruante ai më vonë. Edhe shumë profesorë kanë marrë pjesë në aksionin e djegieve.

Mllefi i mediave të huaja

Rreth mesnatës erdhi edhe Joseph Goebbels, ministri i Progapandës dhe doktor i gjermanistikës. "Burra dhe gra gjermane! Kohës së intelektualizmit të tepruar hebre i ka ardhur fundi dhe tani i është hapur rruga revolucionit gjerman", tha ai para dhjetëra mijëra njerëzve. Por Goebbels nuk kishte besim të plotë as ndaj studentëve, sepse ai dhe Hitleri kishin frikë mos po u del nga dora lëvizja nacionalsocialiste.

Bota e jashtme ishte e mllefosur dhe e tmerruar me këtë akt. Revista amerikane Newsweek e quajti djegien e librave si "Holocaust of books", "Holocausti i librave". Shkrimtari Heinrich Heine ka shkruar që në vitin 1821: "Atje ku digjen librat, në fund do të digjen edhe njerëzit." Fjalët e Heines u dëshmuan më vonë në formën më të tmerrshme.

Në vitin 1933 filloi një eksod i paparë i intelektualëve dhe shkrimtarëve nga Gjermania. Vendi i "shkrimtarëve dhe mendimtarëve" po spastrohej nga talentët dhe nga autorët e mëdhenj. Nobelisti Thomas Mann, Erich Maria Remarque apo Lion Feuchtwanger të gjithë këta u detyruan të ikin jashtë vendit. Thomas Mann, veprat e të cilit po ashtu u dogjën atë natë, ka mbajtur më pas një fjalim në BBC ku paralajmëroi gjermanët nga nënshtrimi nën regjimin e Hitlerit.

Ata që nuk ikën në vendet e tjera u cenzuruan në formën më të vrazhdtë, si për shembull Erich Kästner. Në vitin 1934 u ndaluan rreth 3.000 libra dhe komplete. Mesazhi më i keq është që në këto aksione kanë marrë pjesë pikërisht studentët dhe një pjesë e profesorëve. (dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRA E SIMON JUBANIT - JU TREGOJ TORTURAT DHE PROVOKIMET E VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT!Arkivi i Ministrisë së Brendshme (05.11.2013)
EKLIPS TEPËR I RRALLË I DIELLIT (05.11.2013)
NJË VARËSE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT NË MUZEUN BRITANIK, LONDËR... (I plotësuar)Nga ILIR SECI (05.10.2013)
New York Times - SI TË SHËROHEN PËRGJITHNJË PLAGËT E BALLKANIT? (05.10.2013)
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIPNga KËZE KOZETA ZYLO (05.10.2013)
LUGINA E PRESHEVËS - TË KRIJOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE (05.10.2013)
KOSOVA, RRUGA E GJATË EVROPIANE (05.09.2013)
NË TIRANË PËRKUJTOHEN ILIR KONUSHEVCI E HAZIR MALA (05.09.2013)
A KA DORËZUAR NJAZI KOSOVRASTI NJË LISTË TË BARDHË NË KQZ? (05.09.2013)
”DY HEROINA SHQIPTARE” (NGA ARKIV I DIELLIT)Nga DALIP GRECA (05.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart�]