SHBA - PAS EVAKUIMIT U RIHAPËN ZYRAT E SHTËPISË SË BARDHË
E Shtunë, 05.11.2013, 04:14pm (GMT+1)
Zyrat në Krahun Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë ishin evakuuar sot për një
kohë të shkurtër, pasi ishte hetuar tymi në ndërtesë, por stafi ishte lejuar të
kthehet dhe nuk ka indikacion për ndonjë situatë të rrezikshme për presidentin
Barack Obama.
Rrjetet televizive amerikane thanë se Shërbimi i Fshehtë kishte zhvilluar
hetime për burimin e tymit.
Zyra e presidentit dhe ato të stafit të lartë janë të vendosura në shtesën
Krahu Perëndomor në Shtëpinë e Bardhë.
Pamjet nga Shtëpia e Bardhë tregonin se atje gjendeshin kamionë të
zjarrfikësve.
Burimi i tymit, megjithatë, mbetet i paqartë.
www.voal-online.ch
|