E Enjte, 04.18.2024, 07:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
MBRESA NGA NJË 'DITË E KULTURËS' NË POGRADEC…
-Për shkollat dhurohen libra, kushtuar Petro N.Luarasit-
Nga MURAT GECAJ

E Shtunë, 05.11.2013, 04:20pm (GMT+1)



Pranë shtatores së Lasgush Poradecit...Majtas: A.Uçi e M.Gecaj (10 maj 2013)

Si për mua, por dhe për prof. Alfred Uçin-Akademik, ftesa për ta vizituar Pogradecin, nuk na pëlqeu e na joshi vetëm sa për të shijuar bukuritë pranëverore të tij. Po, kryesorja ishte, për të marrë pjesë në një veprimtari të bukur e mbresëlënëse. Drejtuesit e arsimit dhe të kulturës në rreth kanë menduar që, çdo muaj, të organizojnë "Ditën e kulturës". Sigurisht, tematika e tyre do të jetë e larmishme, duke tërhequr edhe mendimin e specialistëve përkatës, artdashësve e kulturëdashësve të shumtë dhe njerëzve tjerë të interesuar, në këtë drejtim.

Kësaj here, pra më 10 maj 2013, kjo nismë u fillua, duke iu kushtuar udhës së arsimit tonë kombëtar dhe figurave të ndritura të tij. Pikërisht, u nderua martiri i të shkollës shqipe, Petro Nini Luarasit-"Mësues i Popullit" dhe "Nderi i Kombit". Me këtë rast, të dërguar nga Shoqata "Lisi i Arbërit" dhe Shoqata e Arsimtarëvë të Shqipërisë, morëm pjesë prof. A.Uçi, nip' i Petro N.Luarsit dhe unë. E veçanta ishte se, në vijim të udhëtimeve tona, po me këtë qëllim: në Shkup, Prishtinë e Ulqin, dërguam dhuratë edhe për shkollat e rrethit të Pogradecit, disa libra, kushtuar jetës dhe veprimatrisë së Petro N.Luarasit, me autor Akademikun A.Uçi.

Pjesëmarrës në veprimtari...

Në tubimin masiv, oranizuar në mjediset e Hotelit "Enkelana", ishin mjaft mësues e nxënës dhe prindër, drejtues shkollash etj. Ndodheshin të pranishëm edhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli; zv.prefekti, Luan Lipo; drejtori i drejtorisë arsimore, Sotiraq Ambo; drejtori i Qendrës Kulturore të qytetit, Budjon Xhelo, arsimtari veteran Vaso Samsuri etj.

Veprimtarinë e drejtoi arsimtarja dhe publicistja, Albina Pajo. Në emër të kryesisë së SHASH, tubimin e përshëndeti prof. M.Gecaj, i cili i përgëzoi organizatorët dhe i falënderoi ata për ftesën e bërë. Ndërsa prof. A. Uçi u ndal në traditat e shquara atdhetare, arsimore e kulturore të pogradecarëve dhe përpjekjet e tyre të parreshtura për shkollën dhe gjuhën amtare shqipe. Në shënjë respekti, atij i dhuruan një buqetë me lule të freskëta.

U ndoqën me interes edhe leximet e disa pjesëve të librit, për Petro N.Luarasin, nga nxënësit e Gjimnazit të qytetit, "Gjergj Pekmëzi".
Vëmendjen e të pranishmëve e tërhoqi një dokumetar kushtuar jetës dhe veprimtarisë atdhetare e arsimore të Petro N.Luarasi. Ndërsa ishte "suprizë" e këndshme transmetimi, për herë të parë, i fjalës së prof. A.Uçit, mbajtur më 26 maj 1990, pra 23 vjet të shkuara. Në atë kohë, ishte organizuar një tubim, me rastin e botimit të veprave të plota të poetit të shquar lirik, Lasgush Poradeci.

Ndërmjet piktorëve pogradecarë...

Pastaj të pranishmit morën pjesë në një koktej dhe vizituan punimet në pikturë të artistëve pogradecarë: Anastas Kostandini, Gjergj Lako, Gentjan Zeko e Gëzim Begolli. Tematika e tyre ishte e larmishme, megjithatë, kryesore ishin punimet me pamja nga natyra e bukur e Pogradecit dhe portrete të ndryshme.

Një pjesë e pjesëmarrësve, në veprimtarinë e mësipërme, bëri një shëtitje të shkurtër nëpër bregun e liqenit. Aty, në një park të gjelbëruar e të bukur, janë shtatoret e Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kutelit. Në shenjë nderimi, për jetën dhe veprën e tyre, prof. A.Uçi vendosi buqeta me lule të freskëta.

Pasditën e kaluam së bashku në lokalin e thjeshtë,Taverna "Agai", në Tushemisht. Më tej, me drejtues të mjetit Landin, bashkë me prof. A.Uçin, u kthyem në kryeqytet. Ishim "të ngarkuar" me plot mbresa të këndshme e të paharruara, nga ky udhëtim tjetër i yni dhe pjesëmarrja në "Ditën e kulturës", në qytetin e Pogradecit.

Ne e përshëndesim nga zemra këtë nismë të bukur dhe urojmë që veprimtaritë e ardhëshme mujore t'i shërbejnë, sa më mirë, edukimit dhe çlodhjes së kulturuar të banorëve të atij qyteti. Sigurisht, stina e verës do të kërkojë më shumë cilësi, në këto veprimtari, pasi dhe do të ketë më tepër pjesëmarrës, ndër ta edhe pushues, në brigjet e liqenit piktoresk.

Tiranë, 11 maj 2013


MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHBA - PAS EVAKUIMIT U RIHAPËN ZYRAT E SHTËPISË SË BARDHË (05.11.2013)
10 MAJ 1933 - DJEGIA E LIBRAVE NË GJERMANI (05.11.2013)
LETRA E SIMON JUBANIT - JU TREGOJ TORTURAT DHE PROVOKIMET E VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT!Arkivi i Ministrisë së Brendshme (05.11.2013)
EKLIPS TEPËR I RRALLË I DIELLIT (05.11.2013)
NJË VARËSE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT NË MUZEUN BRITANIK, LONDËR... (I plotësuar)Nga ILIR SECI (05.10.2013)
New York Times - SI TË SHËROHEN PËRGJITHNJË PLAGËT E BALLKANIT? (05.10.2013)
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIPNga KËZE KOZETA ZYLO (05.10.2013)
LUGINA E PRESHEVËS - TË KRIJOHET ASOCIACIONI I KOMUNAVE SHQIPTARE (05.10.2013)
KOSOVA, RRUGA E GJATË EVROPIANE (05.09.2013)
NË TIRANË PËRKUJTOHEN ILIR KONUSHEVCI E HAZIR MALA (05.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]