VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PROTESTA TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS

E Shtunë, 05.11.2013, 08:25pm (GMT1)




Qytetarë shqiptarë të Luginës së Preshevës protestuan sot me kërkesat për ndryshimin dhe përmirësimin e situatës në komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.


Gjatë protestës së sotme në qendër të Preshevës, që përfundoi e qetë, u bë thirrje për lirimin e një grupi shqiptarësh të dënuar nën akuzat për krime lufte nga autoritetet serbe dhe bënë thirrje kundër siç është thënë, anashkalimi i shqiptarëve të zonës në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Oratorët vunë theksin edhe tek padrejtësitë në fushën e arsimit, kulturës, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare etj.


Situata në Luginë vazhdon të vlerësohet e paqëndrueshme që nga viti 2001 kur mori fund konflikti ndërmjet forcave qeveritare serbe dhe kryengritësve të UÇPMB-së që luftonin për më shumë të drejta të shqiptarëve në zonë.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.