E Shtunë, 04.20.2024, 04:15am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
DIVANI QË ZBULOI TË PANJOHURËN - MUZEU I SIEGMUND FREUDIT NË LONDËR

E Djelë, 05.12.2013, 01:42pm (GMT+1)



Është një prej mobiljeve më të famshme në botë, por divani që qëndronte në zyrën e konsultimit të Siegmund Freudit tani është në një gjendie të keqe. Muzeu i Frojdit në Londër ka nevojë për ndihmë.

Në një rrugë rezidenciale të qetë në Londrën e Veriut gjendet shtëpia në të cilën Siegumnd Freudi dhe familja e tij u detyruan të strehoen pas pushtimit të Austrisë nga Nazistët. Frojdi, i cili në atë kohë ishte mbi 80 vjeç dhe vuante nga kanceri, ka punuar dhe jetuar në pjesën më të madhe të jetës së tij në Vjenë.

Ai vdiq në Londër vetëm pak vite pasi arriti atje. Të gjithë librat dhe sendet e tij u zhvendosën në shtëpinë e re të familjes dhe ato ruheshin me kujdes nga vajza e tij e vogël Anna. Në vitin 1980 u kthye në muze.

Sipas drejtorit të muzeut, Dawn Kemp, një nga vlerat më të rëndëishme që ky muze ka, janë studimet e Freudit: "Këtu kemi tavolinën e punës së tij dhe një karrike mjaft të veçantë që duket sikur githmonë rri ulur dikush. Në fakt është një karrike dentare e vjetër që Freud e siguroi në Vjenë", shpjegon Kemp para se të drejtohet për tek një nga sendet e tij të preferuara: "Në tavolinën e tij, ku gjenden edhe disa nga shkrimet origjinale, janë syzet e tij të vogla."

Nga azilet tek divani

Dhe më pas vjen divani i famshëm. Ai është mjaft i ulët dhe mbulohet nga një tapet oriental me ngjyrë të kuqe, blu të errët dhe ngjyrë kremi. Gjithçka duket mjaft e rehatshme.

Duke qenë se është një nga sendet më të rëndësishëm të muzeut, Kemp është mjaft i shqetësuar për mirëmbjajten. "Siç mund ta shihini janë formuar disa gunga të vogal. Kjo është arsyeja se pse ne duam ta riparojmë." Divani ishte mjaft i rëndësishëm për gjetjet e Freudit. Ai nuk bisedonte me pacientët e tij në mënyrë klinike ballë për ballë, por ata shtriheshin në divan dhe nuk e shihinin atë në mënyrë që të mund të shprehnin edhe mendimet më të thella. Mënyra se si ai i dëgjonte pacientët e kthyen atë në një pioner të trajtimit të pacientëve me probleme mendore, që deri në atë kohë trajtoheshin në azile.

Tavolina e punës së Siegmund Freudit në zyrën e tij në Vjenë

Elementët që formonin një histori

Një nga pacientët më të famshëm të Freudit ishte Njeriu Ujk, i qujatur kështu sepse gjatë fëmijërisë së tij në ëndërr i shfaqeshin ujqër që rrinin tek pema përballë dritares së tij. Freudi e interpretoi këtë ëndërr se si një fëmijë që përjeton skenën primare.

Sipas ekspertit të Freudit, Stefan Marianski, metoda e psikoanalizës në këtë rast ishte tipike e punës së tij: ai ngrinte pyetje të tilla që do ta bënin pacientin të krijonte lidhje me ëndrrën. "Përshëmbull në rastin e Njeriut Ujk, ëndrra e tij u interpretua përmes disa pyetjeve që ai i drejtonte pacientit. Secila prej këtyre pyetjeve e bënin pacientin të kujtonte histori të ndryshme ose kujtesën e bardhësisë së deleve pranë shtëpisë së tij."

Në fund, shpjegon Marianski, përmes këtij procesi të lidhjes mes elementëve të ndryshëm të ëndrrës së Njeriut Ujk (Sergei Pankyev), Freudi bëri një gjetje interesante.

Sfidë për pacientët e tjerë

Freudi e zhvilloi këtë proces të "shoqërisë së lirë", ku mjekët më parë bazoheshin tek hipnoza e pacientëve për të hyrë në mendiet e njerëzve. Ai e ka pranuar që nuk ka një qenë një hipnotizator i mirë, prandaj i lejoi pacientët e tij të thonin gjithçka që kishin në mendje, pas asnjë lloj censure. Kjo metodë kishte edhe sifda. "Kjo metodë shpesh herë ishte e vështirë për pacientët, përshembull në rastin e Njeriut Mi, një tjetër pacient i famshëm i tij. Ai iu lut Freudit që gjatë trajtimit të mos i kthente në kujtesë minjtë sepse ishte një gjë e tmerrshme për të, por Freudi i tha: 'Më fal, por unë nuk mund të shkel rregullat'."

Freudi diskutohet mjaft edhe sot. Fusha kryesore e tij e studimit, e panjohura, është ende e vështirë të pranohet nga disa njerëz. Në fund të fundit ajo përfaqëson nocionin se ne nuk jemi në kontroll të vetes dhe motivohemi nga forca të panjohura.

Në muzeun e Freudit shpresojnë që të nisin sa më parë punimet restauruese tek divani i tij dhe sendet e tjera, në mëyrë që përveç ideve të psikoanalistit të ruhen edhe disa nga copëzat ku kanë ndodhur disa nga momentet më të famshme të historisë së psikoanalizës. (dw)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SELIM KOCA VEPRIMTAR DHE MËRGIMTAR SHUMËVJEÇAR - U PËRBALL ME TROTURAT, POR ASNJËHERË NUK U DORËZUA NDAJ UDBASHËVENga XHAFER LECI (05.12.2013)
PROTESTA TË SHQIPTARËVE NË LUGINËN E PRESHEVËS (05.11.2013)
MBRESA NGA NJË 'DITË E KULTURËS' NË POGRADEC…-Për shkollat dhurohen libra, kushtuar Petro N.Luarasit-Nga MURAT GECAJ (05.11.2013)
SHBA - PAS EVAKUIMIT U RIHAPËN ZYRAT E SHTËPISË SË BARDHË (05.11.2013)
10 MAJ 1933 - DJEGIA E LIBRAVE NË GJERMANI (05.11.2013)
LETRA E SIMON JUBANIT - JU TREGOJ TORTURAT DHE PROVOKIMET E VDEKJES NË BURGUN E BURRELIT!Arkivi i Ministrisë së Brendshme (05.11.2013)
EKLIPS TEPËR I RRALLË I DIELLIT (05.11.2013)
NJË VARËSE ME PORTRETIN E SKËNDERBEUT NË MUZEUN BRITANIK, LONDËR... (I plotësuar)Nga ILIR SECI (05.10.2013)
New York Times - SI TË SHËROHEN PËRGJITHNJË PLAGËT E BALLKANIT? (05.10.2013)
ZËRI I AMERIKËS 70 VJET NË SHËRBIMIN SHQIPNga KËZE KOZETA ZYLO (05.10.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]