MAQEDONI - DËMTOHET SHTËPIA E ALFABETIT NË MANASTIR Drejtori i Shtëpisë-Muze, Gazmend Hoxha thotë se dokumentet e ekspozuara kanë qenë kopje; Nuk dihen ende autorët e këtij akti vandal
E Premte, 05.24.2013, 06:22pm (GMT+1)
Persona të panjohur kanë dëmtuar Shtëpinë e Alfabetit në qytetin e Manastirit,
duke thyer xhamat dhe vitrinat brenda muzeut.
Drejtori i Shtëpisë-Muze Gazmend Hoxha thotë se dokumentet e ekspozuara kanë
qenë kopje.
Nuk dihen ende autorët e këtij akti vandal.
Incidenti ndodh në ditën e Shën Cirilit dhe Metodit festë shtetërore në
Maqedoni e arsimit të popujve sllavë.
Akti i sotëm i dhunës ndodh pas një ndeshjeje futbolli të mërkuren midis një
ekipi shqiptar dhe një maqedonas nga Tetova për kupën shtetërore, që u ndërpre
për shkak fyerjeve me ngjyrime etnike.
www.voal-online.ch
|