VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RICCARDO COCCIANTE DHE ELHAIDA DANI SOT NË TIRANË

E Premte, 06.07.2013, 09:47am (GMT1)



TIRANË - Elhaida Dani dhe kantautori italian Riccardo Cocciante, trajneri që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares fituese në "Voice of Italy", mbërrijnë sot në Tiranë.

Me ftesë të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z. Visar Zhiti dhe nën kujdesin e lartë të Kryeministrit Z.Sali Berisha, është ftuar për një vizitë zyrtare kantautori i mirënjohur Italian Z.Ricardo Cocciante, emblemë e muzikës së sotme italiane, mentori që i dha një mbështetje të fuqishme këngëtares sonë Elhaida Dani, fituese e "Voice of Italy'.

Kjo vizitë organizohet në vlerësim dhe falenderim të kantautorit, i cili e udhëhoqi dhe e ndoqi me përkushtim dhe ndjeshmëri të pazakontë, performancën e saj në rritje.

Riccardo Cocciante dhe Elhaida Dani do të mbërrijnë në Tiranë nesër më datë 7 qershor, ku do të priten nga autoritetet e Ministrisë së Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Në ambjentet e institucionit ai do të takohet me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Z.Visar Zhiti, ku do të organizohet dhe një konferencë për shtyp.

Ditën e shtunë date 8 qershor në mjediset e Presidencës Kantautori do të dekorohet nga Presidenti i Republikës së Shqiperisë.

Këngëtarja e talentuar shkodrane Elhaida Dani ka arritur të dalë e para në spektaklin "The Voice of Italy'. Elhaida arriti të marrë plot 71.7 për qind të votave të publikut pas performacave të shkëlqyera që ajo paraqiti gjatë mbrëmjes finale.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.