VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DAJA RAMË NGA LLAJSHEVCI BIE NGA MINARJA PËR NDERIN E SHQIPËRISË (Inspiruar sipas ngjarjes së vërtetë) Nga AGIM GASHI E Shtunë, 06.08.2013, 06:44am (GMT1)
Fajet i kishim ne,sepse nuk ishim vigjilent ashtu si duhet me atdheun që nga lashtësia.Atdheu na mallkoi andaj ne si popull kurr ditë të bardha sdo të shofim. Edhe sot sillemi me atdhun si me bashqen e babait. Pra, fjalën e pata pë kohën kur shkoi Turqia nga viset tona e kur erdhen kralitë. Përsëri, për ardhjen e krajlive fajtor ishim ne. Donim sejcili të ishim bjrakta, agallar e pashallar. Smundeshim të gjithë pra.Mu për këtë tani krajlia serbe bënte miqësi me turqit për ti kryer disa pazare me neve si popull. Vetëm gjatë viteve 1912-1915 nga Kosova u shpërngulen mijëra e mijëra shqiptar për të vazhduar në vitet e mëvonshme por edhe në kohëne kralit komunist Titos, pastaj në kohen e Millosheviqit e tepër fatkeqësisht se shpërngulja apo ikja e shqiptarëve nga atdheun vazhdon edhe në kohen e sotmetë këtij regjimi! Shpërnguljet e athershme ishin të tmerrshme. Gjysma e antarëve të familjes vdisnin rrugëve të Serbisë, Bullgarisëe Turqisë derisa mbërrinin në shkretëtirat e Anadollit. Si fati i shumë shqiptarëve nga mbarë toka e Arbërit në tkurrje, ashtu u ndodhi edhe fshatit Llajshevc të Komunës së Gjilanit.Shumë familje, pasi shitën asht e rrasht, moren rrugët e moskthimit për tu përgjysmuar familja e për tu çmendur shumica. Kësaj radhe dua të flas për Dajen Ramë Ramadani dhe familjen e tij. Pothuaj se gjysma e Llajshevcit moren rrugën e mërgimit. U kishin premtuar se atje do të gjenin tokë me bollëk, hurme, e mjaltë të bletëve të bardha...do ta gjenin edhe parajsen e kësaj bote. Pas shumë peripetive të udhëtimit bizar, përgjysmimit të fmiljeve duke lënë varre të pambuluara, mbërrinë atje ku në vend të hurmeve e mjaltit gjeten urinë, në vend të parajses gjeten ferrin e vërtetë, shkretirat me plot vdekje dhe të papriturat natyrore. Jetonin edhe kështu, të zhgënjyer, të uritur,pa shkollim, pa tradita, pa doke e zakone...jetonin tmerrshëm e gjithmonë me kokrra loti hanin edhe atë kafshatë që memzi e bënin. Jetuan kështu disa vite tmerri e me të gjitha padrejtësitë njerzore që ua bënte shteti turk këtij populli të shkretë që asesi smund të integrohej në jeten e re e plot sakrifica.
Daja Ramë i zhgënjyer me jetën dhe me ata që e kishin mashtrue, çdo ditë ua
thoshte turqëve në surrat:Ju jeni njerz pa Zot e pa nder. Padrejtësitë, krimet
e dhunimet që ju i bëni, janë çnjerzore e jashtë çdo norme. Bile, fjalën që ua
thoshte në çdo bisedë e në çdo tubim ishte:
Daja Ramë bante shumë konsekuenca për padëgjueshmërinë e tij ndaj shtetit turk
dhe "mikëpritës". Rrahej, burgosej, nënqmohej...por nuk dorzohej. Një ditë vendosi të protestoj në mënyrën më të vacant në mbarë rruzullin toksor. Një të premte ishte ditë pazari në qytetin ku jetonte. Hyri në xhaminë më të madhe, zuri rob hoxhen dhe e lidhi, hapi autoparlantët me zërimin më të fuqishëm, mori mikrofonin dhe hypi në minaren e xhamisë. Pasi lëshoi shenjën se ka lajm me rëndësi nisi të flas. -Hej ju o turq të zi e të larmë. Na mbajtët 525 vjet nën robërim dhe ne nuk u mbushëm mend: Përsëri na mashtruat!
Rreth xhamisë tuboheshin njerzia me të madhe. Pothuajse për pak minuta turma e
njerzëve numronte mijëra e mijëra njerz.Asnjëherë nuk kishte ndodhë që dikush
të hypte në minaren e xhamisë e të protestonte në mënyrë të tillë. Më
interesante ishte se si ka guxue një arrnanut të hypte atje ku ishte më afër
Allahu e ta shante Turqinë. Dhe daja Ramë vazhdonte:
Por dajes Ramë as syri vërr si bënte. Ai e kishte vendos tua thoshte turqëve se
shqiptarët ju njofin dhe se asgjë nuk i lidhte me faren aziatike.
Kur Daja Ramë e pa se do të zihej nga forcat e mëdha të policisë e ushtrisë
turke, zbrazi fjalët e fundit që i kishte pregaditur si dhuratë turqëve barbar,
dhe fjalët e fundit të jetës së tij: Posa i tha këto fjalë, Daja Ramë Ramadani nga Llajshevci i Gjilanit të Kosovës, u nis drejt parajsës, drejt amshimit, drejt ruajtjes së nderit e moralit shqiptar. Hypi mbi murin e rrethojes së minaresdhe u gjue nga atje lart. Kah binte poshtë i dukej se po e shifte tokën e bukur shqiptare, po e shifte Llajshevcin e tij të lindjes, po e shifte në valvitje flamurin me shqiponjen dykrenare.
Ramja ishte e tmershme. Shumë njerz pyetnin se kush ishte ky arrnaut që me aq
trimëri u bë fli për të drejtat shqiptare. Në vendin e ramjes së Dajes Ramë, në
pellgun e gjakut u formua shqipnja dykrenare.Syt i kishin mbetë hapur ndërsa
rapsodi kosovar i këndoi: Shpërnguljae shqiptarëve në Turqi Shpërngulja e shqiptarëve prej Kosovës në Turqi 1912-1915 Sipas dokumenteve qëgjenden në Arkivin e Sekretariatit Federativ të Punëve të Jashtme në Beograd,në Fondin PO (Politçko Odelenje) nga Konsulatigjeneral jepen këto të dhëna për shpërnguljen e shqiptarëve nëpër Selanik nëTurqi. Sipas dokumentit numër 1246 të përpiluar më 12 prill 1914 jepen këto shifra:
Nëntor 1912 në Turqishpërngulen 8866 shqiptarë, Gjithashtu, theksohet në këto dokumente, se nëpër Kavallëkanë kaluar edhe 4 mijë familje myslimane, por edhe po aq përmes rrugëstokësore. Të gjithë këta persona thuhet se i kanë çuar në Turqi me 395 anijeevropiane. Sipas të dhënave të "Komitetit të Kosovës", gjatë Prillittë vitit 1914 për në Turqi janë shpërngulur: 6520 shqiptarë.
Gjatë majit për në Turqi janë shpërnguljur 15414 shqiptarë, Të gjitha këto të dhëna i ka botuar Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, seksioni i Shkencave Historike ("Dokumenta ospolnjoj politici kraljevine serbije", K.VII Sv.1 Beograd 1980.f.617-618). Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të brendshme të mbretërisë serbe (1912-1915) në Kosovë ishte planifikuar të kolonizohen 20 mijëserbë në zonnë e okupuar nga serbët dhe 5 mijë malazezë në zonën e Kosovës tëokupuar nga malazezët. Programiserb për shpërnguljen e shqiptarëve
HISTORIA
Shpërngulja e shqiptarëve ka filluar edhe më herët nga viset veriore të
Shqipërisë. Dëbimet epara të njohura datojnë që në vitet 1877. Në këtë kohë
janë dëbuar shqiptarëtqë kanë jetuar në viset më veriore që janë prej Pazari të
ri, Kurshumlisë sidhe gjithashtu edhe prej vilajetit të Nishit. Në këtë kohë të
gjitha ata qës'kanë mundur të ikin janë vrarë, masakruar nga forcat e
ndryshmeserbo-malazeze. Kështu që, është bërë ndryshim i thellë i hartës
demografike të regjionit.
ANEKSIMI SERB I KOSOVËS
Shpërngulja edetyruar e shqiptarëve nga Kosova, Dukagjini, Sanxhaku dhe nga
Maqedonia, kafilluar në luftën e parë ballkanike në tetor të 1912.
SHPËRNGULJA NË KOHËN E MBRETËRISË JUGOSLLAVE
Me kthimin e ushtrisëserbe në vitin 1918, Shpërngulja me dhunë e shqiptarëve,
pa të drejtë kthimi,ka vazhduar deri në luftën e dytë botërore.Në periudhën e
MbretërisëJugosllave, "njësi fluturuese" të ushtrisë, policisë dhe
çetnikëve ikanë torturuar dhe vrarë popullsinë shqiptare. Nga 1918 deri në
1938, ushtria ika djegur dhe shkatërruar 320 fshatra shqiptare. Vetëm në
periudhën 1918-1912,janë vrarë 12.346 persona, janë burgosur 22.150 persona,
janë vjedhur 50.515shtëpi dhe janë djegur 6.125 shtëpi. Sipas të dhënave nga
Instituti i historisënë Prishtinë, në periudhën e viteve 1919-1940 në
përgjithësi janë dëbuar255.878 myslimanët nga Mbretëria Jugosllave në Turqi,
nga të cilat Krahas shpërnguljesnë Turqi ka ekzistuar edhe një shpërngulja më të madhe në Shqipëri. Sipas disa të dhënave, vetëm në vitin 1921 nga hapësirat jugosllave në Shqipëri janë shpërngulur rreth 40.000 persona.[8] Përveç Turqisë dhe Shqipërisë, shqiptarët kanë ikur edhe në Evropë dhe në Amerikën Veriore, dhe në këtë mënyrë janë krijuar diaspora shqiptare të shumta në ato vende.
Kontaktet e parashtetërore ndërmjet Mbretërisë SKS dhe Turqisë shpërnguljes së
shqiptarëve janëzhvilluar në vitin 1926 janë themeluar platforma të reja të
ministrisë Jugosllave të agrokulturës, qëllim i së cilës ishte eskpatrimin e
shqiptarëvemund të arrihet vetëm si një proces afatgjatë, pasi që as
Jugosllavia nuk kamjete të mjaftueshme as rrethanat ndërkombëtare nuk lejojnë
lejuar të vendoset për një afat të shkurtë.[ Pas vendosjes së diktaturës,
Mbretëria e Jugosllavisëka intensifikuar pastrimin etnik të shqiptarëve, ku rol
udhëheqës kishte Klubikulturor Serb, i përkrahur nga administrata shtetërore
Duke kritikuarpolitikën afatgjate të dëbimit të shqiptarëve, akademiku dhe
politikani serbVasa Çubrilloviç sugjeroi mënyra për zgjedhjen e
"problemitshqiptarë" me pastrime etnike në masë të madhe të Kosovës
nga Shqiptarët. Çublirlloviçi më 1937 e bëri projektin eDëbimi i Shqiptarëve
për qeverinë e Stojadinoviçit, që duhej ta ndiqte qeveritështetërore.
" Arnatutët është e pamundur t'ishtypësh vetëm me kolonizim gradual... Mënyra e
vetme dhe mjet i vetëm ështëdhuna brutale e një qeverie shtetërore e
organizuar... ku ne gjithnjë kemi qenëmbi ta." Qeveria e Beograditka organizuar formacione paramilitare çetnikët që janë udhëhequr nga KostaPeçanac, Miliç Krstiç, Jovan Babunski, Vasilije Trbic dhe të tjerë, që i kanëorganizuar ekspedita dënueses duke kryer dhunë, terror dhe plaçkitje eorganizuar. 7 tetor 1938 : ministria e ushtrisë e Mbretërisë Jugosllavisë kaurdhëruar që të vazhdohet me aksionin e dëbimit të shqiptarëve, ndërsa komandaIII e armatës sugjeroi masa që duhet ta kryejnë në mënyrë të "qëllimshme,sistematike, por edhe energjike" dhe në kohë sa më të shkurtë duhet tëthyhen masa kompakte të mëdha të shqiptarëve. Armata në lidhje me këtë tregonnjë rol të rëndësishme që duhet të udhëhiqet nga ana e Kisha mbrotja populloredhe iniciativa private.
Gjatë kohës shumë tëvështirë për shqiptarët nën administrimin monarkik të
serbëve Partia komunisteJugosllave ka vepruar në Kosovë, duke faleminderuar për
autonominë dhe barazinëvëllazërore të popujve, ishte kundër dëbimit të
shqiptarëve në Turqi, konfiskimine pronave të tyre dhe terrorit kundrejt tyre.
KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE
Aktivitetet shtetërore në dëbimin e myslimanëve kulminoi me nënshkrimin e
konventësJugosllave-turke. Nga 9 deri 11 korrik 1938 në Stamboll u mbaj një
varg i takimevenë përgatitjen e marrëveshjes Jugosllavi-Turqi mbi dëbimin e
shqiptarëve. Anëtkanë rënë dakord që në afat prej gjashtë viteve të zhvendosen
40.000 familjeshqiptare nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi në zona të zbrazta
Anadolli.[10]Konventa jugosllve-turke u nënshkrua më 11 prill 1938, a është
dashur të hyjënë fuqi kur të ratifikohen nga parlamentet e të dy shteteve.
Zhvendosja eshqiptarëve është dashur të lirojë toka të punueshme për serbët nga
rajonetpasive. Artikulli 2 i konventës ka paraparë ekspatririmin në tërësi
tëshqiptarëve nga shumë qytete, nga të cilat janë : Prizren, Ferizaj,
Prishtinë,Kaçanik, Gjilan, Preshevë, Pejë, Istog, Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri,
Drenicëdhe të tjerë. Gjatë pesë viteve të para, nga 1939 deri në 1944, ishte
eparaparë që në Turqi të vendosen 25.000 familje shqiptare, dhe në dinamikën
nëvijim.
Sipas marrëveshjes,një familje mund t'i ketë deri në 250 anëtarë, kështu që
40.000 familje mund tëpërmbajë më shumë miliona njerëz. Ratifikimin dhe
realizimin e kësaj konvente ekanë penguar mosmarrëveshjet financiare, kampanja
shqiptare kundër dëbimit dheshpërthimi i Luftës së dytë botërore. Edhepse kjo
marrëveshje nuk është as eratifikuar e as e kryer sipas planit, ka pasur pasoja
të rënda në pozicionindhe ë ardhmen e popullatës shqiptare.
PASOJAT Si pasoja tëpastrimit etnik afatgjatë dhe kolonizimit të hapësirave shqiptare, ka ardhurderi te ndryshimeve të rëndësishme në strukturën etnike të popullatës.Gjithashtu, për shkak të zbatimit të masave të dhunës në raport të grupeveetnike janë bërë shumë të tensionuara, veçanërisht ndërmjet vendaseve dhekolonialistëve serb, që ka pas pasoja në thellimin e konfliktit shqiptaro-serb AGIM GASHI
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |