VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

RTK: 10 mijë 500 qytetarë serbë janë pajisur me letërnjoftime të Kosovës
E Enjte, 09.24.2009, 05:09pm (GMT1)

 

 

 

 

 

Falë angazhimit të vazhdueshëm të MPB-së për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, kjo ministri ka ofruar edhe shërbimin me orar të zgjatur që përfshin edhe punën gjatë ditëve të shtunë.

Ministria e Punëve të Brendshme posaçërisht ka ndërmarrë veprime specifike për të inkurajuar edhe pjesëtaret e të gjitha komuniteteve që të pajisen me dokumente identifikimi. Vlen të theksohet se ka një regjistrim shumë të madh të të gjitha komuniteteve dhe pajisje të tyre me letërnjoftime.
Posaçërisht është vërejtur një rritje në numrin e regjistrimit nga komuniteti serb dhe si rezultat deri më tash janë pajisur më shumë se 10,500 (dhjetëmijë e pesëqind) shtetas me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu është e një rëndësie të veçantë se MPB-ja në mënyre që të ofrojë shërbime sa më të mira dhe profesionale për qytetarët ka hapur Qendrat e Regjistrimit Civil në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës dhe është duke bërë përgatitje edhe për hapjen e Qendrave të reja në përputhje me procesin e decentralizimit.

Ministria e Punëve të Brendshme dëshiron të shfrytëzojë prapë rastin dhe fton qytetaret e Republikës së Kosovës të aplikojnë dhe të pajisen me dokumente identifikimi dhe të votojnë me këto dokumente në zgjedhjet lokale qe po afrohen.

Gjithashtu ju informojmë se Qendrat e Regjistrimit Civil ende punojnë me orar të zgjatur prej orës 08:00-19:00 prej të hënës deri të premten dhe të shtunave prej orës 08:00 16:00. Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu zotohet se do të vazhdojë të përmirësoje punën në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetareve, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra për komunikim publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme. (http://www.rtklive.com)

 

 

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.