E Enjte, 04.25.2024, 04:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
INTERVISTË-PRESS
 
AT NIKOLLA MARKU LETËR TË HAPUR AMBASADORIT ARVIZU - JANULLATOS PËRHAP NDJENJË ANTIAMERIKANE TEK BESIMTARËT

E Djelë, 06.09.2013, 05:42pm (GMT+1)




Zoti ambasador.

Ju shpreh respektin dhe mirnjohjen per kontributin dhe vlersimin pozitiv ndaj vendit tim por dhe ndaj besimtareve ortodoks Shqiptar.

Kerkojme bekimin e Zotit qe si Ju dhe kombi Shqiptar, te realizojme aspirata e perbashketa per nje rajon ballkani ne zhvillim dhe paqe te perhereshme.
Ne jemi te bindur se Ju me diplomacine Tuaj, do te jeni ne mbeshtetje te kombit Shqiptar i cili ka probleme jo pak, qe nga klasa politike e deri tek sovraniteti ekonomik dhe panvaresia reale perballe korenteve politike Europiane.

Po gjithashtu, ne shpresojme ne mirkuptimin Tuaj dhe per problemet fetare dhe kryesisht ato te Autoqefalise se vertete Ortodokse Shqiptare. Probleme qe vazhdojne te jene ne dem te identitetit dhe historise ortodokse Shqiptare.

Ne shenje respekti dhe mirnjohje per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe per ambasadoret e saje qe ne kohe te hershme,Ambasadore te cilet vazhdimisht kane deshiruar perparimin dhe zhvillimin e kombit Shqiptar. Ne e ndiejme si obligim T'ju paraqisim nje informacion te shkurter rreth konfliktit parimor te lindur qe me ardhjen ne krye te kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ne menyre te paligjshme te shtetasit grek Anastas Janullatos, si Kryepeshkop i kesaj kishe.

Jemi te detyruar te bejme nje spjegim te ketij konflikti, si ne aspektin teologjik, ashtu dhe ne ate ligjor, per te mos i lene hapsire interpretimeve te pa verteta dhe trillimeve, qe dalin vazhdimisht nga struktura anti shqiptare apo vorio-epirote ne Greqi kunder identitetit dhe historise Ortodokse Shqiptare.

Ortodoksia Shqiptare, ne historine e saje, ndryshon shume persa i perket Ortodoksise Lindore.

Ortodoksia Shqiptare nuk eshte perzier ne lojra politike nderkombetare ashtu si kisha te tjera ortodokse qe me veprimet e tyre i kane dhene zhvillime negative njerezimit.

Ne statutin e vitit 1936 te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, satut i miratuar nga Mbreti i Shqiptareve Zogu-I dhe punuar me mjeshteri nga Ate Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kici te cilet kane qene drejtues te saje si Kryepeshkope, ne nenin 16 percaktohet qarte se: Kryepeshkopi duhet te jete prej gjaku dhe gjuhe Shqiptar. Statut i njohur dhe nga Patriarkana e Stambollit. Ky statut eshte i pandryshueshem edhe sot sepse eshte i shenjte dhe i perjetshem.

Influenca e politikes Greke pjeserisht ne klasen politike Shqiptare, ka bere qe ky person te jete ne krye si Kryepeshkop. Ne jemi te shqetesuar per kete njeri sepse nuk kryen ne te vertete misionin e tije fetar por perpiqet qe disa pakica te kombesive te tjera ti quaje Greke.

Ne kemi te dhene se ky person bashkpunon dhe me financime me grupe qe kerkojne territore te Shqiperise ne Jug duke perdorur misionin fetar.

Cdo tentative, per ta larguar kete person ka deshtuar per shkak te nderhyrjes se shtetit Grek ne Keshillin e Europes, duke akuzuar Shqiperine e brishte per cenim standartesh nderkombetare. Ne disa raste, shteti Grek ka persekutuar emigrantet Shqiptare.

Anastas Janullatos, kerkon me cdo kusht qe Ortodokesve Shqiptare tu implementohet nje dokem fetare me shenjtore Greke,Ruse,Serb etj. Qellimi i tije eshte qe Ortodokset Shqiptar ta ndiejne veten ndryshe nga shqiptaret e besimeve te tjera dhe te vihen ne sherbim te mendesive Ortodokse Greke.

Ne Ortodokset Shqiptare nuk jemi pjese e boshtit politiko-fetar Athine-Mosk-Beograd. Bosht i cili vazhdimisht eshte kunder interesave te drejta dhe zhvilluese te perendimit.

Anastas Janullatos kerkon te ndryshoje strukturen kishtare ose administrative, gje qe e ka bere ne disa kisha.

Arkitektura e ndertimit te kishave eshte e stilit helen me fonde qe asnjehere nuk behen transparente.

Gradualisht po largohet nga liturgjia Shqiptare dhe po perdor ate Greke.

Krijimi i Sinodit te Shenjte me pjesmarrje dhe te personave me nenshtetesi Greke, eshte nje shkelje tjeter e statutit te shenjte dhe te perjetshem.

Autoqefalia Shqiptare, ndarjen nga kisha greke e ka paguar me gjak martiresh, te cilet e shihnin te verteten dhe zhvillimin ne perendim.

Fatkeqesisht, dobesite e tranzicionit Shqiptar, si dhe nevojat e Shqiptareve per nje punesim apo qendrim jashte shtetit, i shfrytezon Anastas Janullatos, duke u kerkuar te ndryshojne emrin dhe besimin. Kjo arrihet me ndihmen e shtetit Grek dhe papergjegjesine e disa qeveritareve Shqiptare. Ky eshte nje realitet i hidhur per ne por me mire e verteta se zhgenjimi ne fund.

Ne kete konflikt, ne jemi udhehequr nga edukata dhe shpirti Kristian me menyren paqesore dhe dashurine. Kundershtim yne ndaj Janullatosit buron nga e drejta dhe vertetsija nen driten e Zotit, per te drejten teologjike dhe ligjore ne ate qe kerkojme per Ortodokset Shqiptare dhe per kombin Shqiptar ne Ballkan.

Tashme eshte e qarte vepra e tyre ne dem te Shqiperise.

-Veprimet politike brenda kishes te Janullatos dhe sherbetoreve te tije.
-Veprimet me eshtrat e ushtareve pushtues Grek duke shtuar numrin ne menyre artificial per tu quajtur deshmore te vorio-epirit.
-Ndrimin e emrave Shqiptar ne Greke.
-Financimet me bekim te Janullatosit per te pushtuar jeten ekonomike politike e fetare te Shqiperise.
-Fjalimet e Janullatosit ne organizma nderkombetare per gjoja mungese te drejtash te ndryshme ne Shqiperi.
-Qendrimet e shtetasit greko-amerikan Nikola Geixh ne dem te territorit dhe identitetit Shqiptar.
-Thirrjet e konsullit Grek ne Korce per deklarim te rreme te kombesise dhe fese.
- Fushata e Vangjel Dules dhe organizates Omonia pro regjistrimit fallsifikues te popullsise.
-Faqet ne internet te Vasil Bollanos per autonomi te Himares si dhe marrja pjese ne mbledhje te pseudo qeveria e Vorio Epirit etj.

Ju bejme me dije se plani grek eshte te tjetersoje identitetitn Shqiptar ne tre drejtime si, feja, gjuha, kombesia. Mbas ketij tjetersimi ata do kerkojne referendum per shkeputje nga trualli i atdheut.

Denancojme si nderhyrje ne punet e brendeshme, por dhe ne kushtetuten e K.O.A.K.SH. veprimet e nenshtetasit grek Anastas Janullatos i cili perpiqet te ndryshoje disa ligje te statutit apo kushtetutes kishtare, me qellim qe ti pershtasi sipas interesit te tije personal e helenizimit perfundimtar te kesaj kishe. Statuti i kishes eshte i perjetshem dhe i fundit i miratuar dhe nga Patriarkana e Stambollit, statut qe nuk lejon asnje Kryepeshkop pa gjak shqiptari,gjuhen shqipe,si dhe nenshtetsine shqiptare. Ne i jemi drejtuar dhe ambasades Greke ne Shqiperi duke i bere te ditur se, nenshtetasi i saj eshte i padeshirueshem dhe merret me pune qe i perkasin shovinizmit fantazist grek.

Anastas Janullatos, ky gjeneral dhe drejtues shpirteror i partise rraciste dhe anti amerikane "Agimi i arte" ne Greqi duhet te largohet nga Shqiperia. Shpesh here shteti shqiptar eshte perkulur perpara nacionalizmit dhe shovinizmit grek.

Zoti ambassador. Anastas Janullatos bashkëpunon me kishen serbe dhe ate ruse ne dem te shqiptareve qe jetojne ne atdheun e tyre si sterniper te pellazgeve. Jo rrallë here Janullatos perhap ndjenje anti amerikane ne mes te besimtareve. Panvarësisht nga puna e tij ne dem te shqiptareve ne nuk do te lejojme qe lidhja shpirtërore midis kombit shqiptar dhe popullit amerikan te cenohen nga mosmirnjohes dhe shoviniste greke.

Ne shpresojme se, ashtu sic kane bere Ambasadoret e meparshem te Shteteve Bashkuara te Amerikes, duke vizituar Kishen tone, jeni dhe Ju i ftuar dhe i mirepritur per nje vizite.

Vizita Juaj do ti gezonte pa masa besimtaret Ortodokse te lagjes Kala por dhe ato te mbare kombit Shqiptar per ti dhene nje shprese, se e ardhmja e Ortodoksise Shqiptare do te jete me e sigurte.

Me kenaqesi ne jemi ne pritje te vizites Tuaj kurdo qe ju ta vleresoni te arsyeshme.
Ne jemi ne pritje te pergjigjes tuaj pozitive.

Sinqerisht
AT NIKOLLA MARKU (BW)


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MARTIRI EMBLEMATIK BAJRAM HYSI I MEKULËVE DHE MASAKRA E JASHTËZAKONSHME E PREVISËNga RAMIZ LUSHAJ (06.09.2013)
FYHET DEPUTETJA ALMA LAMA, REAGON QEVERIA DHE VETËVENDOSJA (06.08.2013)
DAJA RAMË NGA LLAJSHEVCI BIE NGA MINARJA PËR NDERIN E SHQIPËRISË(Inspiruar sipas ngjarjes së vërtetë)Nga AGIM GASHI (06.08.2013)
ZËRI I AMERIKËS: AKTORJA MASIELA LUSHA TREGON HISTORINË E SAJ - Humanizmi, krijimtaria letrare dhe filmi të pandara në jetën e saj (06.07.2013)
TOKA E KONTRASTEVE - TURIZMI NË SHQIPËRI, NJË KANTIER ME POTENCIAL- Në reportazh theksohen kontradiktat e turizmit shqiptar (06.07.2013)
RICCARDO COCCIANTE DHE ELHAIDA DANI SOT NË TIRANË (06.07.2013)
SHQIPNIA E TUNELEVE DHE BUNKEREVE…Nga FRITZ RADOVANI (06.07.2013)
GUVERNATORI DAVID PATERSON MBËSHTET KEN BIBERAJN PËR NË KËSHILLIN BASHKIAK - QARKU 6të NË NEW YORKNga BEQIR SINA, New York (06.07.2013)
DY FJALË ZEMRE PËR ANGELENPoezi nga AGIM GASHI (06.07.2013)
BABAI I ELHAIDËS - IME BIJË NUK DONTE TË FITONTE, IU DRUHEJ PARAGJYKIMEVE (06.06.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
SA MBRAPA KA MBETUR UEFA... MJAFT U PËRKËDHEL SERBIANga OWEN GIBSON, The Guardian
KADARE - NUK IU JAP RËNDËSI XHUXHËVE DHE SPIUNËVE
Intervistë ekskluzive e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në New YorkISMAIL KADARE - DOKTRINA ANTISHQIPTARE E SERBËVE DO PËRMENDUR, SEPSE DOKTRINA KA MBETUR GJER MË SOT E PADËNUAR
DOLI NË QARKULLIM LIBRI I RI POETIK I ELIDA BUÇPAPAJT "RAPSODI E GOLGOTËS SË TRANZICIONIT"
PËRSHËNDETJA E PRESIDENTIT OBAMA NË RASTIN E 70 VJETORIT TË ZËRIT TË AMERIKËS
TRUPAT AMERIKANE NË KOSOVË NUK E ZVOGËLOJNË NUMRIN DERI NË MESIN E VITIT TË ARDHSHËM
Intervistë dhënë gazetës IllyriaISMAIL KADARE: Krimet serbe nuk mund të lihen në harresë në emër të paqësimit të gadishullitIntervistoi: Vehbi BAJRAMI

 
VOAL
[Shko lart]